Connect with Us

“Jemi pjesë e një absurdi”/ Fuga: Është e vështirë që kryetarët e partive të lëshojnë pe

Politikë

“Jemi pjesë e një absurdi”/ Fuga: Është e vështirë që kryetarët e partive të lëshojnë pe

Publikuar

-

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion” në “News 24” ku është diskutuar për listat e hapura.

Fuga deklaroi se në sytë e publikut, nuk kemi lista të hapura, por lëvizje të brendshme të partive.

“Politikanët mund të thonë se kemi lista të hapura, por parë në sytë e publikut, këta nuk janë lista të hapura. Do të kishim lista të hapura, kur në lista do të ishin emra që duhen nga ana e elektoratit. Këta janë lëvizje të brendshme të partive, jo lista të hapura.  E dyta, opozita e bashkuar kërkon të drejtën e koalicioneve. Opozita e bashkuar ka një pozicion pra. Nëse palët nuk bien dakord, çështja të shkojë në parlament. Për mua edhe Kuvendi nuk është legjitim”, tha Fuga.

Duke folur më tej, ai u shpreh se opozita e bashkuar nuk e ka luksin të mos hyjë në zgjedhje, pavarësisht formulave me koalicionet.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri/ Ish-ministri i Jashtëm: Opozita ka shumë raste të reja, duhet t'i publikojë

“Opozita nuk e ka luksin të mos hyjë në zgjedhje. në këtë kuptim, është e detyruar ta pranojë, duke e kritikuar gjithsesi. Nuk mund të thotë opozita që nuk hyjmë në zgjedhje, pasi do të ishte një katastrofë. Është e vështirë që kryetarët e partive të lëshojnë pe. Nuk mund të lëshojë vendin kryetari dhe vendin e tij ta zërë dikush tjetër më poshtë në listë për shembull. Secila parti duhet që të vendosë kandidatë që do sipas një kodi zgjedhor. Jem i pjesë e një absurdi. Secila palë gjykon vetë si bën listat. Ne kemi mentalitet për ligje të ngushta”, u shpreh ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Zbulohet sms-ja/ Si po tenton mazhoranca të vjedhë ID-të e qytetarëve

LEXO EDHE:  Klosi komenton pjesëmarrjen në zgjedhje/ PD të presë zgjedhjet e vitit 2021

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Zgjedhje pa opozitën?/ Berisha: Provokim ndaj qytetarëve, Rama ti bëjë hesapet mirë

LEXO EDHE:  Klosi komenton pjesëmarrjen në zgjedhje/ PD të presë zgjedhjet e vitit 2021

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE