LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Janë bërë pishman”/ Olli tregon prapaskenat e debateve për Kodin Zgjedhor

23 Shtator 2020, 06:13, Politikë CNA
“Janë bërë pishman”/ Olli tregon prapaskenat e

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar debatet mes PS dhe PD, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli thekson se në fakt ajo që po ndodh tregon se palët politike të përfshira në debat, janë penduar që i hynë rrugës së ndryshimit.

Për këtë arsye, sipas tij, ata po sajojnë çdo artificë, me qëllim që të bëjnë një rrotullim 360 gradë.

?Kur dëgjon palët “ndërluftuese” të flasin për çështjet e Kodit Zgjedhor, e vetmja gjë që kuptohet në gjithë paqartësinë e diskursit të tyre, është fakti se janë bërë shumë pishman që i hynë rrugës së ndryshimit. Duket që ishin shumë komodë me kohën e shkuar dhe për pasojë po sajojnë çdo artificë që në thelb të bëjnë një rrotullim 360°….. Gjithë sikleti është si ta bëjnë këtë duke na bindur që e ndryshuan… Thua të na bindin???!!!!?-shkruan Leonard Olli në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga