Connect with Us

“Goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare”/ Topalli tregon lojën hileqare të Ramës dhe Bashës

Politikë

“Goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare”/ Topalli tregon lojën hileqare të Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

Rama nxjerr hartën e devijimit të trafikut nga Dogana/ E bllokuan ata që lanë rrugët rrugëve

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli tregon dy arsyet pse heshtin të gjithë për pragun elektoral.

Sipas saj, pragu elektoral i dyfishtë është përpjekje e shëmtuar kundër vullnetit të qyetatëve që duan ndryshimin
Më tej ajo sqaron se heshtja e opozitës ndaj propozimit të Ramës për prag shtesë, konfirmon marrëveshjet e fshehta me qellim ruajtjen e karrigeve ta kryetarave.

“Ndryshimi i sistemit elektiral nuk është gje e keqe në vetvete.- ai mund të përmirësohet- por është e dëmshme kur ndryshon vetëm pak muaj para zgjedhjeve dhe kur në përmbajtje redukton mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Në çdo sistem elektoral pragu është kyq. Është një ndër tre elementet që konsiderohet faktor vendimtar në kushtet elektorale, ndaj të cilit duhet treguar vemendje në mënyrë që të evitojë manipulimin në favor të partive që kanë bërë monopol jetën politike”, shkruan Topalli në një postim në rrjetet sociale.

Më tej ajo thekson se sistemi me prag të dyfishtë është i mirë për tre kryetarët e partive, por është i keq për parlamentin dhe demokracinë.

Sipas Topallit, pragu i ri i propozuar nga PS në dakordësi me Kryetarin e opozitës përmes heshtjes se turpshme është goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare me ligj.

“Llogaritë politike të kryetarëve e bënë pragun axhendë personale të tyre duke bërë një prapaktheu të rëndë. Pragu elektoral është një ndër mekanizmat bazë për përjashtimin e përfaqësimit në parlament të votuesve që janë kundra skenës së vjetër politike. Ne kemi një sistem elektoral rajonal i cili ka një prag informal rajonal. Vendosja me ligj e një pragu të dyte elektoral kombëtar është mbyllje hermetike e sistemit të vjeter të kryetareve; Pragu i ri i propozuar nga PS ne dakordësi me Kryetarin e opozitës përmes heshtjes së turpshme është goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare me ligj. Ky rast bie në kundërshtim me praktikat e mira të Komisionit të Venecias sikurse edhe me vendimet e Gjykatës së Strasburgut, që për një çështje të tillë ka vendosur ..” që pragu elektoral nuk mund të ndryshohet në një vend pa Institucione të konsoliduara.. dmth pa Gjykate Kushtetuese”. Të kesh sistem proporcional rajonal me pragun përkatës si Spanja e t’ i shtosh një prag tjetër nacional , dmth ta bësh me dy pragje të çon drejt modeleve të Lukashenkos, që mbretëron prej 30 vitesh.
Pragu dyfish i propozuar është paradhoma e cimentimit të një sistemi autokratik, kundra interesit të qytetareve dhe kundra ndryshimit të mundshem”, shkruan më tej Topalli.

LEXO EDHE:  Debatet për Gjykatën Kushtetuese/ Basha i përgjigjet ftesës së Metës për takim

Ish kryeparlamentajtja nënvizon se heshtja e Lulzim Bashës për propozimin e vendosjes së pragut të dyfishte nga Rama është konfirmim tjetër i lojës hileqare të tyre , sikurse është konfirmim i marrëveshjeve të fshehta në kalkulim të politikave personale e karrigave të tyre dhe kundra interesit të qytetarëve!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari “godet” Bashën/ E ka kthyer partinë në sh.p.k. që drejtohet nga familjarë

Publikuar

-

Nga

“Mos më jep mend mua”/ Rudina Hajdari përplaset me Baton Haxhiun

Deputetja Rudina Hajdari është pyetur mbrëmjen e sotme nga analisti Agron Gjekmarkaj se përse nuk lidh aleancë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Hajdari tha se nuk lidh aleancë me partitë e kthyera në sh.p.k. që drejtohen nga familjarë dhe që duan vetëm të vjedhin.

Këto janë kthyer në sh.p.k. Drejtohen nga familjarë. Ka parti në formë sh.p.k-je që vetëm duan të vjedhin”, u shpreh ajo në emisionin “Open”.

Hajdari theksoi më tej se nuk do të bashkëpunojë as me të majtën dhe as me të djathtën.

LEXO EDHE:  Debatet për Gjykatën Kushtetuese/ Basha i përgjigjet ftesës së Metës për takim

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i gazetarit: Përplasja Rama-Tahiri, çështje kohe

As e majta as e djathta nuk ekziston më. I kanë ndryshuar metodologjitë sa herë kanë dashur, janë kthyer në dy banda që luftojnë me njëra tjetrën që nuk bëjnë kompromis me qytetarët, partitë kërkojnë një lloj rrotacioni. ata janë forca më e madhe në Shqipëri. Në momentin që iu bashkova PD kam parë sjellje të pahijshme në momentin  që dogji mandatet, unë kam vendosur për të përfaqësuar demokratët pasi ne po mundohemi të krijojmë diçka ndryshe”, nënvizoi deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jozefina Topalli me parti të re/ Bushati: PD po të donte le ta mbante, akuzat ndaj saj të tepërta

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme akuzat e drejtuara nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila po krijon një parti të re.

Bushati tha se Topalli ka qenë gjithmonë kundër kryeministrit Edi Rama dhe i cilësoi absurd akuzat se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Përsa i përket deklaratave se ish-kryeparlamentarja po i merr votat Lulzim Bashës, analisti deklaroi në emisionin “Open” se vetë Basha e ka lejuar këtë gjë.

Të vish e të thuash që Jozefina Topalli po bashkëpunon me Ramën kjo më duket shumë.

Këta që thonë Jozefina Topalli po i merr votat PD-së, PD po të donte le ta mbante brenda”, theksoi Andi Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Nanon më ndante plumbi

Publikuar

-

Nga

Murrizi habit me deklaratën/ Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin, me Fatos Nanon më ndante plumbi

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa foli për vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.

Murrizi tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa me ish-kryeministrin Fatos Nano e ndante vetëm plumbi.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se disa eksponentë të PD-së e kishin gënjyer duke i thënë se Fatos Nano, Fatos Klosi dhe Rexhep Mejdani kishin gisht në vrasjen e Azem Hajdarit.

Deklarata:

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Mejdanin. Hë ç’a më shikoni kështu. Po re po kam dashur ta vras me tër mend. Se të gjithë e shihnin si vrasësin e Azem Hajdarit. Me Fatos Nanon na ndante lumbi. Hipokritët e politikës kanë akuzuar me pa të drejtë personat e pafajshëm për vrasjen e Azem Hajdarit.

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Ja si mashtroi për negociatat

LEXO EDHE:  Ndryshim rrjedhe në Kongresin e PS?/ Deputeti: Do flas për Bashkinë që nuk dua

Vasili: Kemi temë tjetër.

Murrizi: Lëre çfarë teme ke ti, shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Këta birbo kanë vite që mashtrojnë. Më kanë thënë që Fatos Nano, Fatos Klosi, Rexhep Mejdani kanë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Këta yzmeqarë nuk i marr as për të pastruar halet unë.

LEXO TE PLOTE