Connect with Us

Gjobitet në Maqedoni Zoran Zaev/ Ndëshkohen edhe zv.kryeministri me ministrin e Shëndetësisë

Kosova & Rajoni

Gjobitet në Maqedoni Zoran Zaev/ Ndëshkohen edhe zv.kryeministri me ministrin e Shëndetësisë

Publikuar

-

Gjobitet në Maqedoni Zoran Zaev/ Ndëshkohen edhe zv.kryeministri me ministrin e Shëndetësisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është gjobitur në shtetin fqinj nga patrulla e policisë.

Mësohet se Zaev është gjobitur për shkak se ka udhëtuarv me motor pa kaskë, ndërsa drejtësisë së Maqedonisë së Veriut nuk i ka shpëtuar as zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski dhe mininistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndaj Nikollovskit dhe Filipçes rëndon akuza e korrupsionit dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit në trafik. Ata janë gjobitur nga policia e Maqedonisë së Veriut me nga 50 euro secili në vlerë denari.

Zaev dhe dy vartësit e tij u gjobitën tre ditë më parë, ndërsa lajmi është bërë i ditur vetëm ditën e sotme nga mediat e shteit fqinj, të cilat kanë publikuar fotot e gjobave.

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë në rrjetet sociale u publikua një video e Zaev, i cili nuk kishte kaskë teksa drejtonte motorrin, duke shkaktuar një mori reagimesh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Maqedonia ashpërson masat/ Maska e detyrueshme edhe në ambjente të hapura, kufizohen grumbullimet

Publikuar

-

Nga

Maqedonia ashpërson masat/ Maska e detyrueshme edhe në ambjente të hapura, kufizohen grumbullimet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ashtu si në Shqipëri, edhe qeveria e shtetit fqinj ka vendosur që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura, në transport publik dhe institucione publike.

Gjithashtu është është vendosur të kufizohen grumbullimet pas orës 22, ndërsa ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave në vende publike dhe parqe.



Edhe në festa familjare, respektivisht nuk lejohet grumbullimi me më shumë se 4 personave të tjerë përveç anëtarëve të një familjeje.

Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë së Veriut rekomandon respektimin rigoroz të masave mbrojtëse, dezinfektimin e hapësirave, distancën sociale dhe mbajtjen e maskave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një viktimë në 24 orë/ Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Një viktimë në 24 orë/ Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë si pasojë e Covid.

Bazuar në 685 mostra të testuara, janë konfirmuar edhe 98 persona të infektuar me koronavirus. IKSHPK thotë se nga sëmundja janë shëruar edhe 37 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.291.



Që nga muaji mars kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, deri më tani, janë infektuar gjithsej 16.345 persona, prej të cilëve 14.405 janë shëruar ndërsa 649 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 5 pacientë, konfirmohen dhe 177 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 5 pacientë, konfirmohen dhe 177 raste të reja

Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.

Sipas autoriteteve vendase, gjatë 24 orëve të fundit nga 778 testime të kryera, janë konfirmuar pozitiv me Covid 177 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,130, i viktimave në 797 dhe i të shëruarve në 16,301.

Në Klinikën Infektive në Shkup, gjatë 24 orëve, janë pranuar tre persona, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë ka arritur në 93.



Ministria e Shëndetësisë është në pritje të miratimit nga qeveria të rekomandimeve nga Komisioni i Sëmundjeve Infketive për ndalimin e tubimeve dhe festimeve familjare.

Masat gjithashtu parashohin kufizimin e vizitave nëpër familje deri në katër persona, si dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00.

Ministri Filipçe tha se do të jetë e detyrueshme edhe mbajta e maskës në hapësirat publike, si jashtë, ashtu edhe brenda. Përjashtim do të ketë për aktivitetet sportive në natyrë, si dhe kur në automjet janë persona të së njëjtës familje./CNA.al

LEXO TE PLOTE