Connect with Us

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura/ Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

Politikë

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura/ Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

Publikuar

-

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura/ Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

“Kapacitetet e terapisë intensive në aparatura jetëshpëtuese janë rritur me 50% për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19”.

Deklarata u bë nga Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

Duke e vlerësuar si një ndihmë në kohën e duhur, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po përgatitemi për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, me disa skenarë.

“Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, Bashkimit Europian dhe partnerëve të tjerë kemi arritur të dyfishojmë flotën e aparaturave në terapinë intensive. Jemi përpara një situate e cila është serioze. Kemi rreth 200 pacientë të shtruar në të dy spitalet Covid. Por falë angazhimit të qeverisë, për të fuqizuar kapacitetet spitalore, vetëm në skenarin e parë ne kemi të dedikuar më shumë se 500 shtretër në dispozicion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. Në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi forcuar akoma më shumë kapacitetet e spitaleve rajonale, duke dyfishuar shtretërit në dispozicion të trajtimit të Covid19”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali “Shefqet Ndroqi” se do të intensifikohen inspektimet në terren, në shkolla, aktivitete biznesi etj, për respektimin e masave antiCOVID.
“Kjo nuk është një luftë që fitohet vetëm me rritjen e kapaciteteve, por ka shumë rëndësi sjellja e qytetarëve. Strukturat tona po vijojnë punën në terren për të monitoruar zbatimin e masave antiCOVID në aktivitete biznesi, në shkolla dhe në aktivitete të tjera, pasi është shumë i rëndësishëm zbatimi i masave, për të patur një ecuri të kontrolluar të epidemisë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Rama-qytetarëve/ “Mblidhni mendjen, pa masat do qanim të vdekurit sot”

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf shprehu mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë nga vendet e Bashkimit Europian. “Jam shumë i kënaqëur për ndihmën e vazhdueshme nga vendet e Bashkimit Europian që treguan edhe një herë se janë aleatë të ngushtë të Shqipërisë. Edhe shtete të veçanta si Gjermania kanë ofruar akoma më shumë ndihmë, siç është kjo e sotmja me aparatura të teknologjisë së lartë për frontin e luftës kundër pandemisë, për të rritur nivelin e punës së stafit mjekësor”, tha ambasadori gjerman gjatë ceremonisë së dorëzimit të respiratorëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Plani vjeshtë-dimër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin e COVID19 parashikon rritjen e kapaciteteve spitalore, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ministrja Manastirliu rikonfirmoi edhe angazhimin financiar të qeverisë shqiptare për vaksinën antiCOVID dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID19. Manastirliu ndau dhe me stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” angazhimin e qeverisë jo vetëm për të vijuar pagesën e bonusit special për mjekët në vijën e parë të përballjes me COVID19 por edhe rritjen e konsiderueshme të pagave për të gjithë mjekët dhe infermierët, duke filluar nga viti që vjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Basha, një listë me humbësa për Korçën

Publikuar

-

Nga

Basha një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.

Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

Edmond Spaho

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

Sorina Koti

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Ervin Salianji

Më tej,  i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

Bledjon Nallbati

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.

LEXO EDHE:  Rama-qytetarëve/ “Mblidhni mendjen, pa masat do qanim të vdekurit sot”

LEXO EDHE:  Nëna 80-vjeçare mposht koronavirusin/ Pas 14 ditësh në Spitalin Infektiv kthehet në shtëpi

Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.

Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.

Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Publikuar

-

Nga

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

LEXO EDHE:  U infektua për herë të dytë/ Andi Përmeti fiton betejën me Covid-19

LEXO EDHE:  Dëshmitë e reja/ Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë 6-8 muaj pas infektimit

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

LEXO EDHE:  Rama-qytetarëve/ “Mblidhni mendjen, pa masat do qanim të vdekurit sot”

LEXO EDHE:  Gjermania dëbon gjithnjë e më shumë të huaj/ Zbardhen shifrat  

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

LEXO TE PLOTE