Connect with Us

Gara presidenciale në shtetet e pavëndosura dhe fushëbetejë

Bota

Gara presidenciale në shtetet e pavëndosura dhe fushëbetejë

Publikuar

-

Gara presidenciale në shtetet e pavëndosura dhe fushëbetejë

Ndërsa kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e kandidatëve është përqëndruar në shtete si Pensilvania, Florida, Uiskonsini, Miçigani apo Karolina e Veriut, që pritet të luajnë rol përcaktuese për fituesin.

Kandidati demokrat Joe Biden dhe presidenti Donald Trump gëzojnë pothuajse të njëjtën mbështetje në Pensilavani dhe Karolinën e Veriut, ndërsa ish-nënpresidenti kryeson në Miçigan dhe Uiskonsin, sipas një akete nga agjencia e lajmeve Reuters në bashkëpunim me firmën hulumtuese Ipsos.

Ndërsa afron data e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dy kandidatët janë përqendruar tek shtetet e pavendosura.

Ata po zhvillojnë tubime këtë muaj në shtetet që Presidenti Trump i fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2016, Uiskonsin, Miçigan, Florida dhe Pensilvani. Të martën zoti Trump shkoi në Pensilvani për një tubim elektoral në Pitsburg.

Një anketë nga Reuters/Ipsos e publikuar të hënën tregon se dy konkurentët kanë pothuajse të njëjtën mbështetje në këtë shtet fushëbeteje, të fituar nga zoti Trump në vitin 2016 me më pak se një për qind.

Por zoti Biden shpreson të fitojë në Pensilvani. Në vendlindjen e tij, në qytetin Scranton, votues si Anes Omeragic i shohin gjërat të përziera.

“Në këtë pjesë të qytetit Scranton, të gjithë janë për zotin Biden. Por 10 apo 15 minuta më tutje, drejt fermave, atje ka shumë mbështetës të zotit Trump. Por ky është qyteti i zotit Joe Biden dhe besoj se do të votojë për të.”

Farmacistja Karen Gilchrist thotë se masat e mbylljes së vendit në fillim të vitit luajtën rol në favor të zotit Trump.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

“Mendoj se shumë njerëz e pëlqejnë vërtetë zotin Trump. Ata nuk e shprehin këtë shumë, por mendoj se prirjet janë drejt tij. Mendoj se mbyllja e vendit e shtoi mbështetjen për të, e ndihmoi atë këtu. Jemi të pakënaqur nga mbyllja.”

Në shtetin e Floridës, që ka shumë rëndësi dhe që zoti Trump e fitoi me më pak se dy për qind katër vite më parë, studentja e Universitetit të Majamit Nicole Osgood thjeshtë e sheh zotin Biden si mjet për të frenuar zotin Trump.

“Biden nuk do të ishte kandidati im ideal, ndoshta. Por ai nuk është Donald Trump. Trump nuk është njeri i mirë për sa u përket çështjeve sociale dhe të tjera. Mendoj se ka bërë disa gjëra të mira, por gjërat e këqija që ka bërë dhe thënë, thjeshtë nga ana njerëzore, më kanë shtyrë larg tij.”

Jose Cadenas në Doral të Floridës mendon ndryshe.

“Kimoterapia është e nevojshme për të trajtuar kancerin. Zoti Trump është kimoterapia. Këta njerëz janë socialistë, komunistë, janë fundërina. Ne e pranojmë zotin Trump ashtu si është. Më mirë hileqar se komunist.”

Një anketë nga Reuters/Ipsos e publikuar të martën tregon se zoti Biden kryeson me rreth 5 për qind midis votuesve të mundshëm në Miçigan. Dy kandidatët duket se gëzojnë të njëjtën mbështetje në Karolinën e Veriut. Anekta e së hënës tregonte epërsi të zotit Biden mes votuesve të mundshëm në Uiskonsin./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Publikuar

-

Nga

Protestuesit në Poloni bllokojnë rrugët, për shkak të ligjit për abortin

Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën ditë radhazi, për të kundërshtuar ndalimin pothuajse të plotë të abortit.

Në kryeqytetin e Varshavës, protestuesit i bllokuan kryqëzimet kryesore, duke i ndaluar makinat dhe tramvajet për rreth një orë.

Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Unë do të doja ta abortoja qeverinë time”.

Protestat konsiderohen të pazakonta në një vend ku Kisha Katolike Romake ka ndikim të madh.

Ato pasojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë, javën e kaluar, për ta shpallur anti-kushtetues abortin nëse fetusi është i deformuar.

LEXO EDHE:  A duhet të largohet Basha nëse humbet zgjedhjet?/ Nard Ndoka “i tregon rrugën” kreut të PD-së

LEXO EDHE:  Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Me këtë vendim, aborti në Poloni mbetet ligjor vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Të hënën, protestat u zhvilluan në rreth 50 qytete të Polonisë.

Një ditë më herët, protestuesit i ndërprenë shërbimet kishtare dhe shkruan mbishkrime në muret e kishave të Varshavës./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mijëra persona në Këln

Publikuar

-

Nga

Gjermani/ Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mijëra persona në Këln

Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë të hënën gjatë punës eksploruese në zonën e Ehrenfeld në Keln të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për një bombë angleze rreth 500 kg e paplasur e cila duhet të neutralizohet sot deri në mesnatë.

Të gjithë banorët e zonës (13,000 njerëz) janë të detyruar të avakuohen, mes të cilëve edhe pacientët e klinikave shëndetësore, ku deri më tani janë kryer 110 transporte të pacientëve.

Trenat dhe autobusët që kalojnë aty pranë janë ndaluar, ndërsa hapësira ajrore në këtë zonë është bllokuar.

LEXO EDHE:  Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

LEXO EDHE:  Presidenti Trump do të emërojë një grua si anëtare të Gjykatës së Lartë

Gjatë evakuimit autoritete  duhet tu përmbahen edhe masave të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows deklaroi të dielën se vendi “nuk do ta kontrollojë pandeminë”.

Zoti Meadows i tha gjithashtu televizionit CNN, “Ne do të kontrollojmë faktin që do të marrim vaksina, terapi dhe masa lehtësuese në aspekte të tjera”.

Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper, zoti Meadows mbrojti politikën për pandeminë të Presidentit Donald Trump. Komentet vijnë vetëm nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

“Jemi shumë më mirë se sa do të kishim qenë. Presidenti i ka bërë të gjitha,” tha zyrtari, i cili shtoi se kandidati Biden “do t’i fuste të gjithë në izolim”.

Zoti Biden, i cili është më përpara se Presidenti Trump në shumicën e sondazheve në shkallë vendi si dhe në shtetet fushë-betejë, u kundërpërgjigj menjëherë, duke thënë se Presidenti Trump ka provuar që është i paaftë për të kontrolluar shpërthimin e virusit.

“Nuk ishte një lajthitje nga zoti Meadows,” tha kandidati Biden në një deklaratë. “Ishte një pranim i sinqertë i asaj që strategjia e Presidentit Trump ka qenë e qartë që nga fillimi i kësaj krize: të valëvitësh flamurin e bardhë të humbjes dhe të shpresosh që duke e injoruar atë, virusi thjesht do të zhduket. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë.”

Zoti Biden shtoi, “Presidenti Trump dhe administrata e tij duhet t’i kishin dëgjuar me kohë shkencëtarët, të kishin marrë masa dhe ta kishin marrë seriozisht kërcënimin e një virusi që kushton mijëra jetë çdo javë, duke mbyllur shkollat ​ dhe duke detyruar miliona amerikanë të mbeten pa punë.”

LEXO EDHE:  Kriza politike në Kosovë/ Kurti: Zgjidhja janë zgjedhjet

LEXO EDHE:  Kriza politike në Kosovë/ Kurti: Zgjidhja janë zgjedhjet

SHBA kanë regjistruar deri tani një rekord botëror prej 225,000 vdekjesh dhe 8.6 milion infektimesh, sipas Universitetit Johns Hopkins. Më shqetësuese është rritja e shpejtë e numrit të rasteve të reja, me 32% duke arritur në më shumë se 68,000 në ditë javën e fundit dhe në 84,000 të shtunën e kaluar.

Zyrtarë të shumtë të administratës Trump nuk i kanë ndjekur me rreptësi këshillat e ekspertëve qeveritarë të shëndetit për të mbajtur maska dhe për distancim fizik nga njerëzit e tjerë. Të shtunën vonë, zyrtarët njoftuan se Marc Short, shefi i kabinetit të Zëvendës Presidentit Mike Pence, dhe disa ndihmës të tjerë të zoti Pence janë infektuar me koronavirus.

Presidenti Trump mban tubime të përditshme fushate, ku pak nga mbështetësit e tij mbajnë maska, shpesh vetëm ata që ulen në radhët prapa tij dhe që kapen nga kamerat televizive, por jo ata të cilët qëndrojnë grumbull përpara presidentit.

Zoti Meadows tha se fushata e zotit Trump shpërndan maska nëpër tubime por nuk i detyron njerëzit t’i mbajnë ato.

“Është një shoqëri e lirë,” tha zoti Meadows, duke e lënë në dorë të secilit përdorimin e maskës. Presidenti Trump rrallë shihet në publik me maskë, ndërkohë që rivali i tij demokrat e përdor vazhdimisht atë kur bën fushatë para grupeve të vogla të mbështetësve ose virtualisht./ VOA

LEXO TE PLOTE