Connect with Us

E bujshme/ Mamaja e futbollistit të Juventusit bëhet presidente e klubit të futbollit

Seria A

E bujshme/ Mamaja e futbollistit të Juventusit bëhet presidente e klubit të futbollit

Publikuar

-

Mamaja dhe njëkohësisht menaxherja e Adrien Rabiot, Veronika është zgjedhur presidente e klubit Alfortville Lions. Ky ekip është një ekip i vogël në Francë ku Rabiot luajti kur ishte fëmijë.

“E lumtur dhe e nderuar me titullin”, shkruan Veronika në rrjetet sociale. Ndërsa futbollisti i Juventusit bëri këtë postim në rrjetet sociale: “Unë nuk doja ta bëja këtë video të vogël e cila i drejtohet Alfortville, një klub ku kam luajtur gjatë rinisë sime, thjesht për t’ju dhënë mbështetjen time në këtë periudhë të vështirë duke pasur parasysh situatën aktuale të klubit.

Doja të ju thoja që unë jam pas jush dhe se ju mund të mbështeteni tek unë. ”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dermaku: Dua të bëhem si Bruno Alvesh, Ja pse ika nga Parma

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Kastriot Dermaku u prezantua sot si lojtari më i ri i Leçes në Serinë B. Pasi debutoi të mërkurën me gol kundër Kremonezes, qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur që do të përfaqësojë ekipin verdhekuq në Serinë B.

Përpara mediave, ai u shpreh se është frymëzuar nga mbrojtësi veteran portugez Bruno Alvesh me të cilin ishte shok skuadre te Parma. Ai zbuloi dhe arsyet se përse u largua nga ekipi i rajonit Emilia-Romanja duke theksuar se nuk llogaritej për skemën taktike të trajnerit.

“Gol në debutim – Mendoj se të mërkurën na mungoi vetëm fitorja. Nuk është detyra ime të shënoj, por jam i gëzuar sepse më ndihmon të përshtatem më shpejt me skuadrën.

Modeli – Njëri prej lojtarëve që e marr gjithmonë për model është Bruno Alvesh te Parma, i cili më ka mësuar shuëm gjëra dhe jashtë fushe. Elementë të tillë kanë peshë në dhomat e zhveshjes.

Arsyet e zgjedhjes së Leçes – Kur nuk bën në një projekt teknik si ai te Parma, është normale që të kërkosh një ekip të ri. Jam i kënaqur që jam në një ambjent të ngrohtë. Kjo skuadër nuk e meriton të jetë në Serinë B. E kujtoj dashurinë e tifozëve të Leçes kur luaja si kundërshtr.

Ndeshja e radhës me Kozencën – Dita e diel do të jetë e vështirë për ne, është diçka e bukur që kthehem si ‘ish’ në Kalabri.

Roli – Jam qendërmbrojtës. Fiziku më ndihmon shumë të shprehem mirë në këtë pozicion.

Karriera – Nuk kam asgjë për t’u ankuar për karrierën time. Besoj se secili prej bën një rrugë të gjatë për të arritur një nivel të caktuar. Kur debutova në Serinë A me Empolin, nuk isha gati atë kohë, por përvesha mëngët duke nisur nga niveli më i ulët për të arritur sot këtu”, deklaroi Kastriot Dermaku.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kaloi COVID-19 / Pozitiv, negativ, pozitiv. Muaji i çuditshëm i Ardian Ismajlit

Publikuar

-

Nga

Muaji i fundit ka qenë me të vërtetë i çuditshëm për Ardian Ismajlin, me të papritura dhe ndryshime të mëdha në jetën dhe karrierën e tij. Futbollisti ndërroi shtet e skuadër, duke shkuar në elitën e futbollit italian, ndërsa kalonte në heshtje infeksionin që ka pushtuar gjithë botën, COVID-19.

Ismajli në fillimin e shtatorit ishte grumbulluar me përfaqësuesen shqiptare, por asokohe u hap lajmi se ai ishte infektuar me COVID-19. FSHF vonoi, por në fund publikoi dokumentin që nxirrte lojtarin negativ në testet e kryera. Por gjithsesi, ai nuk mori pjesë në ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi dhe u largua mes misterit nga grumbullimi.

Futbollisti ka udhëtuar menjëherë drejt Kosovës dhe sipas mediave italiane testimet e tij kishin qenë negative. Prej Prishtinës, ai udhëtoi për në Itali, ku firmosi në javën e dytë të shtatorit me Specian. Sipas rregullave, para se të niste stërvitjen me klubin, ai duhej të rezultonte dy herë negativ në tampon. Për çudinë e të gjithëve, tamponi i tij doli pozitiv dhe Ismajlit iu desh që të futej menjëherë në karantinë, pa pasur mundësinë që të stërvitej me pjesën tjetër të ekipit. Dy javë duke pritur me ankth derisa erdhi momenti që ai të dilte nga karantina e detyrueshme dhe të fillonte përsëri stërvitjen normalisht.

Megjithatë, më parë i duhej të udhëtonte drejt Kroacisë për të mbyllur dokumentacionin atje dhe për të bërë zhvendosjen edhe të banesës në Itali. Kjo i kushtoi atij edhe një tjetër karantinë të shkurtër dyditore pas kthimit, derisa mori përgjigjen e dyfishtë të tamponëve, ndonëse kishte kalur COVID-19 që herën e parë.

Të martën, futbollisti shqiptar mund të buzëqeshte më në fund në stërvitjen e Specias, e para për që pas firmës që hedhur që me 14 shtator! Ai iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës dhe tashmë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në Seinë A me këtë klub, ku ai vlerësohet si investimi më i rëndësishëm ndaj edhe e kanë bërë futbollistin më të paguar në këtë edicion.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vlerësimet e mediave italiane: Kumbulla më i miri në fushë

Publikuar

-

Nga

Ja disa nga vlerësimet e bëra nga media italiane, për paraqitjet e “diamantit” të mbrojtjes shqiptare të Romës, Marash Kumbulla.

(Sportmediaset) Kumbulla 7.5: “I vetmi në radhët e Romës që luan në mënyrë fantastike, përpara zëvendësimeve ‘big’, që ndërruan rrjedhën e ndeshjes. Goli i fitores ishte qershia mbi tortë për paraqitjen e bërë nga shqiptari”.

(Tuttomercatoweb) Kumbulla 6.5: “Gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, pas pasimit gjenial të Henrik Mikhitarjanit. Shqiptari kalon me kokë Von Ballmos dhe feston golin e parë në Ligën e Europës, në debutimin e tij në turnetë kontinental. Për më tepër, këto tri pikë të para të Romës në këtë turne janë plotësisht meritë e Marashit”.

(Vocegiallorossa) Kumbulla 6.5: “E gjen veten të udhëheqë repartin e mbrojtjes, ku me përjashtim të disa shpërqendrimeve të vogla, luan një ndeshje fantastike, e cila vlerësohet edhe më shumë nga goli i përmbysjes dhe i marrjes së tri pikëve të para nga Roma”.

LEXO TE PLOTE