LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrësi nën ujë pas 10 minutash shi/ Xhaferraj nxjerr videon: Më keq se vendet në gjendje lufte

23 Shtator 2020, 10:03, Politikë CNA
Durrësi nën ujë pas 10 minutash shi/ Xhaferraj nxjerr videon:

Shirat që kanë përfshirë vendin ditën e sotme kanë shkaktuar një situatë kaotike në rrugët e Durrësit mëngjesin e sotëm.

Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka ndarë një video nga rrugët e përmbytura të Durrësit, teksa shkruan se Bashkia ka pastruar kanalet kullues vetëm para 5 ditësh, por 10 minuta shi kanë sjellë përmbytje në rrugë.

Sipas Xhaferrajt këto pamje janë rezultat i keqqeverisjes 13-vjeçare të Bashkisë së Durrësit.

?Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi…
Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit. Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte. Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames?, shkruan Xhaferraj./CNA.al

Lajmet e fundit nga