LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të bësh, nuk e ndalon dot rotacionin politik

23 Shtator 2020, 15:48, Sociale CNA
Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka folur lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe përplasjet në Këshillin Politik.

Duma tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndryshimet kushtetuese dhe goditja e Kushtetutës të ndodhë në një mungesë të madhe konsensusi nga palët.

Demokratja deklaroi se PD ka bërë sakrificën për t?u ulur në tryezë, ndonëse Këshilli Politik nuk prezantohet nga pjesa e mirë e PS, por nga pjesa më keqe.

Teksa u pyet në News 24 për draftin e dorëzuar në Kuvend nga PS për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, ish-deputetja theksoi se ky është një hap i rrezikshëm për vendin.

Ajo paralajmëroi mazhorancën se çfarëdo sistemi të instalojnë, nuk e ndalojnë dot rotacionin politik.

?Pa diskutim që me çdo sistem nuk e ndalojnë dot rotacionin politik. Çfarëdolloj gjëje që të bëjnë. Domethënë PD, koalicioni opozitar do t?i drejtohet zgjedhjeve dhe do të hedhë poshtë të gjitha mundësitë për të pasur presion, kërcënimet etj. Ne sot jemi duke ndezur dhe po ndezim gjithmonë dhe më tepër motorët elektoralë që do të thotë shkuarja dhe bërja realitet e një rotacioni që në mendjet e shqiptarëve ka ndodhur. Pra, cilido qoftë sistemi i tyre të mos kemi asnjë iluzion që do të na tërheqin ne nga beteja që është beteja përfundimtare apo do na intimidojnë me elementë që do iu shkojnë atyre si kosto. Nuk ka ndodhur është ligjësi, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të fitosh zgjedhjet, qoftë kjo dhe një gjysmë demokraci nëpërmjet frikës?, nënvizoi Duma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga