Connect with Us

Ditë speciale, 2 futbollistët e Kombëtares bëhen baballarë

Kombëtare

Ditë speciale, 2 futbollistët e Kombëtares bëhen baballarë

Publikuar

-

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti e kanë nisur këtë javë me festë në familjet e tyre. Të dy futbollistët shqiptarë janë bërë baballarë me pak orë diferencë nga njëri-tjetri.

Fillimisht ishte Ledian Memushaj ai që u gëzua me lindjen e fëmijës së tij të parë, të cilit i ka vendosur emrin Damiano. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Peskarës, i cili i ka uruar sa më shumë shëndet e lumturi të sapolindurit, duke uruar gjithashtu edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe partneren e tij, Françeska, për këtë këtë gëzim në jetën e tyre.

Pak orë më vonë, një njoftim i ngjashëm ka ardhur nga klubi i Atalantës, bergamaskët kanë përgëzuar Berat Gjimshitin dhe partneren e tij, Aliza, për lindjen e djalit të parë, të cilit çifti i ka vendosur emrin Lion Aron.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Alarm te kombëtarja, grumbullimi i nëntorit mund të shtyhet për shkak të COVID-19

Publikuar

-

Nga

Çekia është shteti i parë europian që ndërpreu futbollin për shkak të rasteve të shtuara me Koronavirus, ndërkohë që në shumë shtete, kampionatet po përballen me pamundësi të zhvillimit të ndeshjeve rregullisht. Mes tyre, edhe në ato skuadra ku gjenden sot futbollistët shqiptarë. Kjo bën që edhe për trajnerin Reja situata të jetë alarmante. Qoftë për rastet e dyshuara, por edhe për faktin se numri i lartë i të kontaminuarve rrit mundësinë që shumë prej skuadrave të refuzojnë ftesën e Kombëtares për kuqezinjtë.

EKIPET E SHQIPTARËVE ME RASTE POZITIVE
Këtë fundjavë, shumë prej kuqezinjve nuk do të zbresin në fushë për shkak se në skuadrat e tyre ka raste të shtuara me Koronavirus. Bazel, Osijek, Specia, SPAL, Rexhana, Aris, Nk Gorica, Lokomotiva Zagreb, Shturm Grac janë ekipet në të cilat janë shfaqur disa raste pozitive gjatë ditëve të fundit. Bazeli, ku luan Taulant Xhaka, nuk zhvilloi në fundjavë ndeshjen kundër Zyrihut. Osijek i Eros Grezdës, gjithashtu u paralizua këtë fundjavë, por lojtari prej kohësh është jashtë ekipit për shkak të përsëritjes së një operacioni në kavilje. Në Itali, ekipet e Specias (Ardian Ismajli), Rexhanës (Arlind Ajeti), SPAL-it (Etrit Berisha) kanë raste të shfaqura së fundmi. Vetëm Berisha është i konfirmuar negativ, ndërsa për dy mbrojtësit nuk ka ende saktësime nga klubet apo mediat pranë tyre. Tek Aris, ku Ergys Kaçe, është transferuar këtë sezon, janë shfaqur 19 raste pozitive, mes tyre lojtarë, pjesëtarë të stafit të ekipit apo edhe drejtues, ndaj në fundjavë kjo skuadër nuk do të zbresë në fushë. Te Lokomotiva e Zagrebit (“banda e shqiptarëve”) gjithashtu janë shfaqur raste dhe te Shturm Grac (Bekim Balaj), është konfirmuar një i tillë.

TRAJNERI NË ALARM

Në ndeshjet e muajit tetor, disa prej kuqezinjve nuk iu përgjigjën ftesës së bërë nga Kombëtarja. Kësisoj, ndërsa një valë e dytë me raste në të gjithë Europën po shtrëngon masat e shteteve, rrezikohet që për dy finalet e muajit nëntor të ketë shtrëngim nga ekipet për kuqezinjtë. Trajneri Edi Reja, ndonëse do të duhet të luajë për dy fitore në sfidat përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Tiranë, që tani rrezikon të marrë disa përgjigje negative për futbollistët që ka në plan të ketë në listë. Ankthi është shtuar tanimë për të gjithë Europën dhe kombëtaret se kjo valë e dytë mund të pezullojë edhe një herë jetën normale futbollistike. Pikërisht në momentin kur në disa vende ka nisur edhe rikthimi i tifozëve në përqindje të caktuara, me 20 apo 30% të kapacitetit të stadiumeve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Ndikojnë ndeshjet e tetorit, Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

Dy barazimet në Ligën e Kombeve, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, kanë bërë që Shqipëria të zbresë në 3 vende në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja ka zbritur në vendin e 69-të më 1351 pikë, nga vendi i 66 ku ishte më parë. Rënie në klasifikim ka pësuar edhe Kosova, e cila ka kaluar vendi i 116-të në vendin e 117-të. Kjo vjen si shkak i dy humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut e Sllovenisë dhe barazimit ndaj Greqisë.

Për sa i përket pozicioneve të para në renditje, Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë dhe Brazili në vendin e tretë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tramexani: Më mungon Shqipëria: Dua të kthehem

Publikuar

-

Nga

Paolo Tramexani e ndjek ende Kombëtaren shqiptare dhe e lë të hapur derën për të bashkëpunuar sërish me FSHF-në. Ish-ndihmëstrajneri i Xhani de Biazit komenton ecurinë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve dhe shprehet se ka parë në fushë djem me dëshirë për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të luajtur për Kombëtaren si dhe një ekip të vendosur mirë dhe me prapavijë shumë të fortë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Tramexani “driblon” kur pyetet nëse Vata ka të drejtë kur thotë ndër të tjera se “Shqipërisë i mungon një ‘tru’ si Tramexani, që lëvizte fijet në paskuinta”… Ndër të tjera, Tramexani nuk harron të thurë elozhe edhe për trajnerin Edi Reja dhe bën thirrje që t’i jepet kohë për rezultatet. “Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat”, deklaron veç të tjerash Tramexani.

Mister, a ju mungon Shqipëria?

Po, sigurisht që po.

Çfarë ju mungon ekzaktësisht?

Shqipëria! Më mungon Shqipëria, më mungojnë shqiptarët. Më mungon populli, njerëzit dhe lidhja me ta. Raporti që kemi pasur në ato pesë vite është diçka e paharrueshme. Diçka që nuk do të ndryshojë kurrë. Është diçka për të cilën mund ta mendosh çdo ditë dhe do të mbesë përgjithmonë. Pastaj, më mungojnë djemtë. Ata lojtarë të rinj që i kemi parë edhe të rriten, që i kemi ndjekur nëpër të gjithë Europën. Djemtë me të cilët kemi përshkuar një rrugëtim shumë të bukur që na ka dërguar deri te rezultatet shumë të mira. Të dy këto aspekte më mungojnë shumë.

A e keni ndjekur Shqipërinë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit?

Sigurisht që e kam ndjekur Kombëtaren edhe në ndeshjet e fundit. E ndjek gjithmonë. Shoh çdo ndeshje që ata zhvillojnë.

Çfarë këshille miqësore mund të jepni për të përmirësuar sadopak ndonjë aspekt, si një prej ideatorëve të atij suksesi që u arrit me ju dhe De Biazin?

Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat. Nuk e ndiej të nevojshme për të dhënë këshilla për askënd. Edhe sepse e njoh shumë mirë Rejën që është një trajner shumë i përgatitur, shumë i zoti në fushë. Edhe gjithashtu një
njeri shumë i mirë. Por, Reja është edhe një person shumë i zoti për të menaxhuar grupin. Unë jam i bindur që me të në krye, nëse do të vazhdojë që të punojë me këtë skuadër dhe me këta lojtarë, e them me siguri që do të vijnë edhe rezultatet.

Tramexani, nëse do të kishit në të ardhmen një mundësi për të drejtuar Shqipërinë, si do të ishte përgjigjja juaj?

Duke marrë parasysh se si kam kaluar në Shqipëri, do ta marr në konsideratë, sepse kam pasur mundësinë që të punoj mirë atje. Kam pasur pranë njerëzit e duhur, edhe federatën, e cila më ka dhënë gjithmonë besim. Ky aspekt për mua ka qenë shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, edhe raportet kanë qenë shumë të mira me federatën. Ka pasur gjithmonë respekt, si nga njëra anë edhe në tjetrën. Për mua, këto vlera janë shumë të rëndësishme. Ky është motivi që unë jam shumë i lidhur me vendin, Kombëtaren dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo ësh- të një lidhje shumë e fortë.

LEXO TE PLOTE