LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi paralajmëron Ramën/ Do bëjmë “luftë” për të mbrojtur koalicionin

23 Shtator 2020, 19:14, Politikë CNA
Dashamir Shehi paralajmëron Ramën/ Do bëjmë

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, u tregua i vendosur për të mos prishur koalicionin me Lulzim Bashën.

Shehi tha se për të mbajtur koalicionet parazgjedhore, opozita e Bashës do të bëjë edhe ?luftë?.

?Siç kemi folur edhe dje me zotin Basha, do bëjmë ?luftë? për të mbrojtur koalicionin, por edhe listat e hapura, sa të jetë e mundur. Këtë do ta bëjmë para dhe pas 1 tetorit. Drafti të shkoj në Parlament, Rama le ta aprovoje me njerëzit e vet. Rama do të hedhë çdo jave nga një gurë, por unë kam bindjen se nuk duhet të merremi me lojërat e tij. Pra të mbrojmë koalicionin dhe listat por po nuk u bënë nuk është fundi i botës. Ne do të shkojmë gjithsesi në votë me çfarëdolloj ligji sepse nuk ka asgjë që e shpëton Edi Ramën?, u shpreh ai në A2.

Më tej, kreu i LZHK-së ngriti akuza se premtimet e Edi Ramës janë gënjeshtra elektorale dhe kryeministri është i rrethuar nga një ?botë e pisët?.

?Ka ende personazhe që i vërtiten tavolinës opozitare që kanë të gjithë ngarkesën negative. Ky është një proces, që do vazhdojë, dhe besojmë që shumicën e kemi pastruar. Ky nuk është thjesht proces moral, por edhe ligjor. Por ne kemi intentin t?i japin një shkelm kësaj bote të pisët, dhe këtë rrugëtim e kemi filluar. Ditën që do të iki Rama do të çlirohen shumë energji pozitive në vend?, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga