LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmendet ish-sulmuesi i Kukësit, realizon 2 tripleta radhazi në kampionat

23 Shtator 2020, 15:39, Sport CNA
Çmendet ish-sulmuesi i Kukësit, realizon 2 tripleta radhazi në

Gjashtë gola në 2 ndeshje, ish-sulmuesi i Kukësit, Marlind Daku, është shndërruar në një përbindësh të vërtetë. 22-vjeçari, realizoi tripletë në sfidën e parë të kampionatit ndaj Besës së Pejës, ndërkohë që rrëmbe sërish skenën në përballjen e sotme ndaj Feronikelit, duke realizuar një tjetër tripletë.

Në minutat 6, 24-t dhe 63, bomberi i Ballkanit të Suharekës, tundi 3 herë rrjetën e portierit Avdyli, duke i dhënë avantazhin e trefishtë ekipit portokalli në këtë përballje delikate. Me 6 golat në 2 sfidat e parë, Daku ka hedhur kështu kandidaturën për të qenë kryegolashënuesi i sezonit të ri.

Lajmet e fundit nga