Connect with Us

Berisha është në “top” formë, përfshihet në formacionin e javës në Rusi

Sport

Berisha është në “top” formë, përfshihet në formacionin e javës në Rusi

Publikuar

-

Bernard Berisha duket se po përjeton një nga sezonet e tij më të mirë. Sulmuesi po shfaqet çdo ditë e më i rëndësishëm për Akhmat Groznin në Rusi. Në tetë ndeshje që skuadra e tij ka luajtur sulmuesi i majtë ka nisur shtatë prej tyre si titullar, duke konfirmuar besimin që trajneri ka te anësori nga Peja.

Së fundmi ai është përfshirë në formacionin më të mirë në Rusi. Ai ishte titullar në ndeshjen e fundit të Akhmat Groznit ndaj Dinamo Moskës dhe në çdo moment ishte një rrezik i madh për gjigantët nga kryeqyteti, me këta të fundit që arritën të fitonin me shifrat minimale në shtëpi.

Përtej humbjes, paraqitja e Berishës ka rënë në sy të kritikëve dhe është vendosur në formacionin më të mirë të javës së tetë të kampionatit rus. Berisha deri tani është autor i një goli dhe një asisti, ndërkohë që gjeti rrjetën edhe me Kosovën në mënyrë spektakolare ndaj Greqisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Milan-Udinese, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Në orën 20:45 do të startojë sfida Milan-Udineze, e vlefshme për javën e 25 të Serisë A italiane.

Në këtë sfidë skuadra e Stefano Piolit vjen pas fitores së rëndësishme ndaj Romës në transfertë, ku kuqezinjtë dëshirojnë një tjetër sukses për të vijuar me rezultatet pozitive dhe për të krijuar vazhdimësinë që kishte në javët e kaluara.

Milani vjen me mungesa të rëndësishme në këtë takim ku mungon Ibrahimoviç për arsye dëmtimi dhe për arsye të pjesëmarrjes së tij në Sanremo, Mario Manxukiç, Benaser dhe Çalhanollu të cilët janë të dëmtuar.

FORMACIONET ZYRTARE 

MILAN – (4-2-3-1): Donaruma; Kalulu, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Tonali, Kesi; Kastijeho, Brahim Diaz, Rebiç; Leao. Trajner: Stefano Pioli.

UDINEZE – (3-5-1-1): Muso; Bekao, Bonifazi, Nojtik; Molina, De Pol, Makengo, Arslan, Zigelar; Perejra; Nestorovski. Trajner: Luka Goti.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Tërbohet” Safet Gjici: Turp i madh, Laçi nuk fitonte kurrë ndaj nesh

Publikuar

-

Nga

Safet Gjici ka shpërthyer ndaj arbitrit Klajdi Kola, pas humbjes 1-2 ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Në një deklaratë ekskluzive për “Panorama Sport”, presidenti i nderit të skuadrës verilindore, ndër të tjera u shpreh:

“A e patë ju çfarë arbitrimi që bëri ai? Çfarë penalltie të turpshme dha? Shumë turp! Po tendencioze është se nuk ka rrugë tjetër. S’ka kuptim tjetër. Nuk është hera e parë.

Pa diskutim që do të fitonim. Ju e patë se çfarë loje kishte Laçi dhe çfarë loje bëmë ne. Arbitri, çdo lloj faulli e jepte atje ku rrezikohej që ne të bënim gol. Turpi më i madh është për penalltinë. Është një turp”, deklaroi Gjici.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet axhenda/ Spikasin 2 supersfida, ja kur do të luhet java e 23-të e Kategorisë Superiore

Publikuar

-

Nga

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e diel, ku janë planifikuar të zhvillohen 3 sfidat e vlefshme për javën e 23-të. Spikat dueli mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet në orën 16:00, teksa në orë 13:00 do të luhen 2 sfidat e tjera, ato mes Kastriotit dhe Tiranës si dhe Bylis-Teuta.

Kjo javë do të mbyllë siparin ditën e hënë me 2 sfidat interesante. Në orë 13:00 luhet takimi mes Laçit dhe Apolonisë, ndërkohë që në orën 16:00, është planifikuar të zhvillohet përballja mes Vllaznisë dhe Kukësit.

Java 23 (7-8 mars)

Të dielën

Bylisi-Teuta 13:00

Kastrioti-Tirana 13:00

Partizani-Skënderbeu 16:00

Të hënën

Laçi-Apolonia 13:00

Vllaznia-Kukësi 16:00

LEXO TE PLOTE