Politikë
Ambasadori gjerman takim me Vitore Tushën/ Zbardhen diskutimet

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf ka zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese.
Tema e diskutimeve ishte reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe ngritja sa më shpejt e institucioneve, si dhe plotësimi i kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE.
Zingraf shprehu angazhimin e shtetit gjerman për këto tre pika. Ndërsa Vitore Tusha foli rreth situatës aktuale të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë që mbart ringritja sa më shpejt e këtij institucioni për procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian.
Ajo ceku edhe situatën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, i cili drejtohet prej saj që prej muajit qershor 2020, duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...