Connect with Us

A rrezikohet vendi nga një valë e dytë?/ Manastirliu: Epidemia është në zhvillim

Shëndeti

A rrezikohet vendi nga një valë e dytë?/ Manastirliu: Epidemia është në zhvillim

Publikuar

-

Manastirliu këshillon sërish qytetarët/ “Maska duhet të bëhet pjesë e veshjes sonë”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pyet mbrëmjen e sotme nëse vendi rrezikohet nga një valë e dytë koronavirusi.

Manastirliu tha në emisionin “Real Story” se fatmirësisht kurba epidemiologjike nuk ka rritje eksponenciale dhe nuk parashikoi një valë të dytë.

Ajo deklaroi se qeveria i ka marrë masat për të gjurmuar e testuar rastet dhe për të këputur zinxhirin e infeksionit.

“Nëse sheh kurbën epidemiologjike, është e qartë se kemi një ecuri të epidemisë, e cila për fat të mirë nuk ka një rritje eksponenciale, ka një plato që vijon të jetë e tillë, pra kemi një epidemi në zhvillim. Qeveria do të gjurmojë dhe testojë rastet për të këputur zinxhirin e infeksionet.

LEXO EDHE:  Në 60 vjetorin e tij të lindjes jep lajmin e papritur/ Aktori i famshëm preket nga Coronavirus

Prandaj kemi marrë masa për të bërë testime më të shpejta dhe izolime po ashtu të shpejta. Kemi marrë masa për të përmirësuar trajtimin ambulator dhe gjithashtu qytetarët të marrin në cilësinë më të lartë pajisjet shëndetësore të nevojshme. Do të mbrojmë mjekët dhe infermierët, duke iu garantuar kushtet. Do të dyfishojmë edhe shtratet”, theksoi ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Skënder Brataj këshillon qytetarët/ Kur duhen përdorur medikamentet

Publikuar

-

Nga

Skënder Brataj këshillon qytetarët/ Kur duhen përdorur medikamentet

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për pandeminë e Covid-19, ku në Shqipëri gjatë javës së fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve. Gjatë një interviste me gazetaren, Ilva Tare, në Euronews Albania, z. Brataj tha se janë shtuar telefonatat e qytetarëve, të cilët vijojnë të kërkojnë ndihmë për shkak të infektimeve me coronavirus.

“Gjendja është e ngarkuar. Por, për fatin e mirë kemi rritje të numrit të thirrjeve, por jo në ato shifra si dikur. Në ditën e sotme kemi pasur 2000 thirrje. Kjo tregon atë se çfarë ndodhi para katër javësh me hapjen e shkollave dhe këto janë faktorë, që çojnë në shtim të infeksioneve. Në këtë moment akoma virozat e stinës nuk janë shfaqur, janë këto ftohjet e fytit, por dominon gjendja e Covid-19”, u shpreh doktori.

I pyetur se a rrezikon Shqipëria të shkojë drejt një rimbyllje për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, doktor Brataj tha se për këtë ndikojnë shumë faktorë, por paraprakisht e përjashtoi një skenar të tillë.

“Në këtë moment jo, por nëse rritjet e rasteve vijonë do të këtë shtrëngim masash. Ne duhet të insistojmë në respektimin e masave që janë vënë. Plani i ezurimit të burimeve njerëzore dhe shtretërve, janë indikatorë që çojnë drejt kësaj mase”, tha ai.

LEXO EDHE:  U lirua sot nga detyra/ Anila Denaj tregon arsyen e largimit të zëvendësministres së Financave

LEXO EDHE:  U lirua sot nga detyra/ Anila Denaj tregon arsyen e largimit të zëvendësministres së Financave

Kreu i Urgjencës Kombëtare u shpreh se qytetarët nuk duhet të përdorin medikamente mjekësore që në javën e parë të infektimit.

“Të gjithë anti-viralet nuk kanë luajtur rol të rëndësishëm. Nuk ka protokoll të mirëfilltë në të gjithë botën, ka klasë medikamentesh të klasifikuar sipas stadit dhe fazës së sëmundjes. Në javën e parë, pacienti ka temperaturë, ka dhimbje kockash, humbje shijesh, por në këtë periudhë nuk ka pse t’i marrë medikamentet. Ajo që duhet bërë është kontrolli në javën e dytë. Analizat duhen bërë në javën e dytë. Mjekët sigurisht që ua kërkojnë. Në Shqipëri nuk po bëhet asnjë terapi ndryshe nga ajo që po bëjnë vendet e tjera”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjekët infektohen me Covid/ Mbyllen tre reparte në Spitalin e Matit

Publikuar

-

Nga

Mjekët infektohen me Covid/ Mbyllen tre reparte në Spitalin e Matit

Covid-19 vijon të prekë bluzat e bardha.

Kështu mësohet se tre reaporte në Spitalin e Matit janë mbyllur për shkak se tre mjekë kanë rezultuar të infektuara me Covid-19.

Kjo ka bërë që të paralizohen të paktën tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor në këtë spital, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

LEXO EDHE:  Nuk beson ekzistencën e koronavirusit/ Habit Alfred Cako: Termometri në ballë është i rrezikshëm

Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”!/ Infektohet me Covid Areti Beruka

Publikuar

-

Nga

“Mezi po pres të vijë koronavirusi në Shqipëri”!/ Infektohet me Covid Areti Beruka

Kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë, Areti Beruka, është infektuar me koronavirus.

Mësohet se ajo ka rezultuar pozitive nga tamponi që ka bërë duke u karantinuar në shtëpi.

Ajo u përfol shumë nga mediat për deklaratat e saj, ku në fillim të pandemisë do të shprehej: “Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE