Connect with Us

75 pika kontrolli në akset kryesore nacionale/ Arrestohen në flagrancë 24 persona

Kronika

75 pika kontrolli në akset kryesore nacionale/ Arrestohen në flagrancë 24 persona

Publikuar

-

Sekuestrohen 17 lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona në Krujë

Gjatë orëve të fundit  polica  ka vënë në pranga persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Janë sekuestruar kanabis, kokainë dhe armë zjarri.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 75 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve të kundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë dhe janë vënë në pranga autorët.

Është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje në Sukth, Durrës, ku një 14-vjeçar qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, janë kapur 5 persona në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.

LEXO EDHE:  Përgjimet e reja/ Policja në hotel me 5 burra, në skemë edhe një gazetare, “Zogu i Tiranës” telefonatë me “Turin e peshkut “ dhe biznesmenin

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 24 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 49 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë bllokuar 12 automjete që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vetëvritet me armë zjarri e reja në Tiranë/ Procedohen 4 persona

Publikuar

-

Nga

Vetëvritet me armë zjarri e reja në Tiranë/ Procedohen 4 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një grua i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ku në banesë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasja M.H., 33 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.

LEXO EDHE:  Skandal-Policia baskëpunon me vrasësin/ Si u fsheh i plagosuri

LEXO EDHE:  Dhërmi/ Policia kufitare shpëton 4 shtetas grek

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Jahti i braktisur në Shëngjin/ Shoqërohet një shtetas francez

Publikuar

-

Nga

I dënuar për abuzim seksua/ Kapet 46-vjeçari teksa po arratisej drejt Greqisë

Një shtetas francez është shoqëruar nga punonjësit e policisë në komisariatin e Lezhës.

Mësohet se shoqërimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve për jahtin që u gjet i braktisur pak ditë më parë në Shëngjin.

Efektivët kanë gjetur indicie brenda jahtit që e dërgojnë te shtetasi francez, ndërsa ky i fundit ka pranuar që jahti është i tij.

LEXO EDHE:  Dhërmi/ Policia kufitare shpëton 4 shtetas grek

LEXO EDHE:  Video- “Kujdes!”/ Policia mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur

Ai ka thënë para bluve se kishte ndaluar për të takuar disa miq, por ka pasur probleme me karburantin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba

Publikuar

-

Nga

Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Dhërmi/ Policia kufitare shpëton 4 shtetas grek

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i grupit kriminal në Itali/ Policia e Shtetit jep detajet

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE