Connect with Us

Voltana Ademi preket nga Covid-19

Aktualitet

Voltana Ademi preket nga Covid-19

Publikuar

-

Voltana Ademi publikon fotot/ Kryeministër klloun, asnjë mashtrim nuk të shpëton nga ndëshkimi i popullit

Kryebashkiakia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi është prekur nga Covid-19.

Mësohet se Ademi pas disa simptomave ka bërë tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv. Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se kryebashkiakja Ademi është izoluar në banesë.

Mësohet se Ademi ka qenë me temperaturë 37.5 gradë prej ditës së djeshme, ndërsa nuk është paraqitur në zyrë prej një jave.

Ajo nuk ka komplikacione të tjera prej virusit dhe tashmë gjendet e izoluar në shtëpinë e saj. Nuk dihet saktësisht se ku është infektuar, por dyshohet se të ketë rënë në kontakt me virusin gjatë takimeve me qytetarët.

LEXO EDHE:  Beteja me COVID-19/ Manastirliu: Shtohen 300 punonjës në sistemin shëndetësor, dyfishohet numri i epidemiologëve në terren

Pas konfirmimit të Ademit pritet testimi i personave të tjerë, me të cilët ka patur kontakt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dita kundër dhunës ndaj grave/ Manastirliu jep mesazhin e fortë: Ta ndalim një orë e më parë

Publikuar

-

Nga

Dita kundër dhunësn ndaj grave/ Manastirliu jep mesazhin e fortë: Ta ndalim një orë e më parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë një mesazh të fortë duke marrë shkas dita kundër dhunës ndaj grave.

Manastirliu e cilëson dhunën ndaj grave si një pandemi hije, që duhet ndalur një orë e më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar fotot e ministrisë së Shëndetësisë, e cila është veshur me portokalli dhe thotë se çdo grua e shpëtuar nga kthetrat e dhunës është një histori suksesi.

T’i japim fund dhunës ndaj grave, kësaj pandemie hije që duhet ndalur një orë e më parë! Çdo grua që shpëtojmë nga kthetrat e dhunës është një histori suksesi, për të cilën mund të themi: Ja dolëm!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndriçoi portokalli mbëmjen e sotme, në çeljen e fushatës kundër dhunës ndaj grave. Me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe ambasadoren e Suedisë në Shqipëri znj. Elsa Hastad, u bëmë bashkë për të rritur ndërgjegjësimin, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave“, shkruan ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli Manjani shpjegon ku ka ngecur Gjykata e Lartë

Publikuar

-

Nga

Ylli Manjani shpjegon ku ka ngecur Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë e Republikës kryen 2 detyra kushtetuese dhe 1 detyrë ligjore.

Sipas kushtetutës, Gjykata e Lartë:

1. Unifikon dhe drejton praktikën gjyqësore. Pra merr vendime që shërbejnë si udhëzues për gjykatat e faktit dhe të apelit, kur zgjidhin çështje të ngjashme me atë që ka shqyrtuar Gjykata e Lartë.

2.  Zgjedh 3 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.  Kjo e fundit përbëhet nga 9 anëtarë, por 3 gjykatësit e përzgjedhur nga gjykata e lartë pre supozohet të bëjnë dallimin si në shumicën vendimmarrëse ashtu dhe në cilësitë profesionale të gjykatësve.

Sipas kodeve të Procedurave Gjykata e lartë kryen edhe shqyrtimin e rekurseve për vendimet e shkallëve të ulëta. Rekurset bëhen vetëm për shkelje të procedurave të gjykimit ose për shkelje të vendimeve unifikuese. Ndërkohë, vendimi mund  jetë ekzekutuar, gjatë kohës që shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë.

Pyetje Kushtetuese!

A mundet që ligji ti japë më shumë detyra nga sa ka dhënë Kushtetuta një organi kushtetues?!

Nga pikëpamja Organizative Gjykata e Lartë , që të ushtrojë funksionet e saj kushtetuese duhet të ketë:

1. Tre kolegje (penal, civil dhe administrativ) me të paktën nga 5 gjyqtarë secili kolegj.

2. KLGJ të miratojë një numër maksimal të gjyqtarëve që duhet të shërbejnë aty. Aktualisht është pranuar numri 19 sipas ligjit të vjetër për Gjykatën e Lartë.

Aktualisht në detyrë janë vetëm 3 gjyqtarë të cilët sigurisht nuk plotësojnë dot vakumet nëpër kolegje. Ata thjesht gjykojnë në dhomë këshillimi.

Për të gjykuar në seancë të rregull gjyqësore duhet trupë gjykuese me 5 gjyqtarë të kolegjit përkatës, në vartësi të objektit të çështjes. Vetëm në kolegjin civil mund të ketë çështje që gjykohen me trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh.

LEXO EDHE:  Masat për parandalimin e Covid-19 nga 1 qershori/ Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon vendimin

LEXO EDHE:  Video- Shkodra e tmerruar/ Ademi ia thotë copë ndihmësit të Xhafajt: Reagoni

Duhet theksuar një konfuzion  në ligjin procedural civil. Një nen kërkon gjykimin me 3 ose 5 gjyqtarë, pastaj përgjatë procedurës së gjykimit përmendet vetëm numri 3.  Në fakt në praktikë kolegji civil që ishte gjykoi me 3 gjyqtarë.

Kolegjet e bashkuara mblidhen vetëm kur prezent janë të paktën 15 gjyqtarë.

Ndërsa mbledhja e gjyqtarëve që zgjedh gjyqtarët e gjykatës kushtetuese zhvillohet vetëm kur prezent janë të paktën 13 gjyqtarë të gjykatës së lartë.

Konkluzion:

Pra për të pasur Gjykatë të Lartë të ngritur dhe të aftë të kryejë detyrat kushtetuese dhe detyrën ligjore, duhet që së paku të jenë zgjedhur 15 gjyqtarë që të ndahen në 3 kolegjet e saj.

Si zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë?

1. Shpallen vendet vakente nga KLGJ.

2. Mblidhen kandidaturat për secilin vend vakant.

3. Kandidaturat i shqyrton KLGJ dhe i liston sipas pikëve

4. KLGJ emëron gjyqtarin sipas vendit vakant dhe renditjes së pikëve dhe ja dërgon emërimin Presidentit të Republikës.

5. Presidenti dekreton emërimin. Nëse presidenti e refuzon emërimKLGJ e voton dekretin e rrëzimit. Nëse rrëzon dekretin, miraton gjyqtarin e emëruar.

6. Gjyqtari i emëruar/dekretuar betohet tek Presidenti dhe fillon detyrën.

Gjyqtarët e gjykatës së Lartë përzgjidhen nga radhët e gjykatësve të gjykatave të faktit dhe të apeleve me përvojë pune mbi 13 vite

Vetëm 1/5 e numrit të gjyqtarëve mund të zgjidhen nga radhët e juristëve jo gjyqtarë./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fotoja e qytetarit që tërheq zvarrë qenin me makinë/ Policia shoqëron 67-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Dy sirianë tentojnë të arratisen/ Bien nga tarraca e Drejtorisë së policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sërish ditën e sotme në Durrës, ku një person ka tërhequr zvarrë me makinë një qen, të cilin e kishte lidhur mbrapa makinës.

Duke marrë shkas nga një fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Blutë bëjnë me dije se menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

LEXO EDHE:  “Afrohemi në grupe dhe i kollitemi në fytyrë tjetrit!/ Flet përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri

LEXO EDHE:  “Afrohemi në grupe dhe i kollitemi në fytyrë tjetrit!/ Flet përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE