LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili publikon dokumentin/ Listat e hapura i kërkoi LSI në 2017-ën, hipokritët bëjnë sikur iu dogj shpirti

22 Shtator 2020, 17:20, Politikë CNA
Vasili publikon dokumentin/ Listat e hapura i kërkoi LSI në

Nënkrytari i LSI-së Petrit Vasili, ka publikuar një dokument, me të cilin pretendon se vërteton se LSI I ka kërkuar listat e hapura që në zgjedhjet e vitit 2017.

Vasili deklaron se në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore, propozimi kryesor i LSI që në vitin 2017 ishin listat e hapura.

Ai thumbon mazhorancën, teksa thotë se dokumenti është kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura.

?Kujtesë për demagogët. Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!

Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në vjeshtën e vitit 2017, i drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet e saj. Propozim kryesor i LSI, që në vitin 2017 ishin Listat e Hapura.

Dokumenti flet vetë dhe është një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa guxuar që të hapnin gojën?, nënvizon Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga