LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ullukët nuk derdhen aty, unë jam bojaxhi”/ Rama kritikon ndërtuesin e banesës në Shijak

22 Shtator 2020, 12:05, Politikë CNA
“Ullukët nuk derdhen aty, unë jam bojaxhi”/ Rama kritikon

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka shkuar në fshatin Maminas ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë një të moshuare e cila jeton e vetme.

Teksa vëzhgonte shtëpinë, diçka nuk i pëlqeyr kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat për ndërtuesit për ulluqet dhe ngjyrën e banesës.

?Ndërtuesi kush është? E para ato ullukët nuk derdhen aty. Ato duhen përfunduar me rrjedhje siç është projekti. E dyta se unë jam bojaxhi, ju mungon një element i projektit. Ka një thyerje me ngjyrë. Bukur shumë është por ullukët të shkojnë sipas projektit edhe ngjyra?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga