Connect with Us

Ulen temperaturat/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Sociale

Ulen temperaturat/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Publikuar

-

Moti vijon të na “surprizojë”/ Rikthehen reshjet, ja sa do arrijnë temperaturat

Ditën e mërkurë në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se do të ketë reshje shiu, të cilat do të përfshijnë filimisht veriperëndimin dhe bregdetin.

Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të kenë intensitet të ulët. Në veriperëndim e jugperëndim, reshjet do të mbeten në formën e shtrëngatave me intensitet deri mesatar me rrufe gjatë ditës.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos harroni të merrni çadrat me vete

Era, do të fryjë nga kukadrati i jugut e lehtë e mesatare në brigjet e Jonit, duke u pasuar nga bregdet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 25°C

zonat e ulëta 17°C deri në 30°C

zonat bregdetare 19°C deri në 30°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti në vijim

Gadishulli i Ballkanit po vijon të jetë në ndikimin zonës me presion të lartë atmosferik duke influencuar në territorin e Shqipërisë mot të qëndrueshëm.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me mjegull të dendur në Jug në orët e para të  mëngjesit, alternime kthjelliemsh me vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Veriperëndim.

LEXO EDHE:  I nxheti afrikan “pushton” Shqipërinë/ Ja sa do arrijnë temperaturat

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19/ Meta “i tërheq veshin” institucioneve: Tregoni më shumë përgjegjshmëri

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  7/21°C

Zonat e ulëta  9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri fëmija i familjes Dumani/ Mister fati i së motrës

Publikuar

-

Nga

Një prej fëmijëve të shpëtuar ditën e sotme nga kampi Al Hol është djali i vogël i familjes Dumani, Endri Dumani. Ndërkohë ende nuk dihet asgjë për fatin e motrës së tij Eva Dumani.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babanë e tyre Shkëlzen Dumani nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti i ISIS.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua disa kohë më parë edhe edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Publikuar

-

Nga

Platforma VleresoPedagogun.al është platforma e parë Shqiptare për vlerësimin e pedagogëve të universiteteve publike dhe private të vendit tonë.

Platforma e sapo prezantuar, i mundëson studentëve dhe ish studentëve të shtojnë pedagogët e tyre dhe më pas t’I vlerësojnë ata me nota nga 1 (shumë keq) deri te 5 (shkëlqyeshëm). Te gjitha vlerësimet më pas mblidhen në një mesatare përfundimtare dhe kjo mesatare I caktohet pedagogut në fjalë.

Krahas notës që secili pedagog ka, afishohet edhe niveli i vështirësisë së atij pedagogu. Kjo do shërbejë që studentët e rinjë të mund të krijojnë një ide për pedagogët që do të kenë në universitet, si edhe për vështirësinë e lëndëve që këta të fundit japin.

Një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe përshkrimi që secili student i bën pedagogut që vlerëson duke bërë të mundur që të krijohet një rrjet i madh transparence edhe në aspektin akademik në vendin tonë.

Themeluesi i platformës, Gevio Tabaku, shprehet se platforma është frymëzuar nga platforma gjigande amerikane, RateMyProfessors, e cila numëron mbi 1.9 milionë pedagogë në sistem si edhe mbi 19 milionë vlerësime që studentët kanë bërë për këta të fundit.

LEXO EDHE:  Mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë para se të bëni plane

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundjavë

“Mendova se vendit tonë i mungonte një platformë e tillë dhe se do ishte ide shumë e mirë që të gjithë maturantët të kishin një ide për universitetin ku do të nisnin shkollën si edhe për pedagogët që do u jepnin mësim. Së shpejti do të shtojmë në platformë edhe çdo universitet publik dhe privat, në mënyrë të tillë që të gjithë studentët të mund të japin një vlerësim real për universitetin ku bëjnë pjesë, si edhe maturantët të kenë mundësi të shohin se çfarë vlerësimi ka universiteti që dëshirojnë të ndjekin.” – është shprehur Gevio Tabaku.

Nëse jeni student, ju ftojmë të hyni në platformën VleresoPedagogun, duke shtypur sipër këtij linku https://vleresopedagogun.al/ dhe më pas të shtoni pedagogun tuaj ose të vlerësoni pedagogët që gjenden në platformë.

LEXO TE PLOTE