Connect with Us

Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin/ Sulmon Kinën

Bota

Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin/ Sulmon Kinën

Publikuar

-

Trump flet në asamblenë e OKB-së për virusin, sulmon Kinën

Në një fjalim për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botëtore dhe themelimit të OKB-së, bota është përsëri e përfshirë në një luftë të madhe globale, atë kundër “një virusi të padukshëm”.

Presidenti Trump, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë mobilizimin më agresiv që pas Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur prodhimin e një numri rekord të respiratorëve, trajtimet që po zhvillohen, uljen e përqindjes në 5 për qind që nga prilli, dhe përpjekjen për zhvillimin e vaksinave që ai tha se janë në fazat përfundimtare të provave klinike.

“Ne do ta mundim virusin dhe do t’i japim fund pandemisë”, tha Presidenti Trump.

Fjalimi i pararegjistruar, pjesë e një Asambleje virtuale të Kombeve të Bashkuara, jepej ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara arriti në 200 mijë dhe vendi ka numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve në botë, 6.9 milionë.

Presidenti Trump është kritikuar ashpër nga rivali i tij demokrat, Joe Biden për mënyrën si e ka trajtuar pandeminë.

“Ai po i nxit njerëzit që të mos ndjekin këshillat shkencore të ekspertëve të shëndetësisë. Presidenti duhet të japë dorëheqjen”, tha zoti Biden, duke shtuar se “nëse ai do të kishte vepruar më herët, do të kishte shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga koronavirusi”.

Në fjalimin e tij, zoti Trump, që e quajti COVID-19-ën një virus kinez, tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë” dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme për virusin. Ai tha se ajo kontrollohet nga Kina.

Presidenti Trump tha se nëse OKB-ja do që të jetë efektive, duhet të përqendrohet tek problemet e vërteta të botës, përfshirë terrorizmin, shtypjen e grave, punën e detyruar, trafikun e drogës dhe atë të njerëzve, persekutimin fetar dhe spastrimin etnik të pakicave fetare.

LEXO EDHE:  Ambasada amerikane në Seul heq banderolat

“Amerika do të jetë gjithnjë një udhëheqëse për të drejtat e njeriut. Administrata ime po çon përpara lirinë fetare dhe mundësitë për grate”, tha ai duke shtuar se “ne e dime që mirëqenia e Amerikës është guri i themelit i lirisë dhe sigurisë së botës”.

Presidenti Trump përmendi rritjen e ekonomisë para virusit dhe tha se Shtetet e Bashkuara po e bëjnë përsëri me shpejtësi një gjë të tillë. Ai përnendi gjithashtu edhe shpenzimet për ushtrinë dhe tha se SHBA rigjallëroi NATO-n ku vendet e tjera po paguajnë tani shumë të tepër në kuotat për aleancën.

Në politikën e tij të jashtme, zoti Trump ka vënë në pikëpyetje publikisht vlerën e aleancave dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Mes atyre që i quajti suksese ndërkombëtare të administratës, Presidenti Trump përmendi marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Këtë muaj ne arritëm një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ne arritëm dy suksekse të mëdha me dy marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme”, tha ai duke iu referuar atyre të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Afganistan, ku forcat amerikane janë dislokuar që nga viti 2001. Sipas planeve të administratës, niveli i trupave amerikane në atë vend, do të ulet në 4,500 deri në nëntor.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës në Afganistan, duke i sjellë trupat në shtëpi. Amerika po kryen rolin e saj historik për vendosjen e paqes”, tha ai.

“Ne jemi më të fuqishëm se kurrë më parë”, tha Presidenti Trump duke shtuar se vetëm duke u kujdesur për qytetarët e tu, mund të arrish bashkëpunim të vërtetë.

“Unë me krenari vë Amerikën të parën, ashtu si edhe ju duhet të vini vendet tuaja të parat”, tha ai.

Presidenti shprehu bindjen se vitin e ardhshëm Asambleja do të mblidhet si gjithmonë me praninë e udhëheqësve dhe se do të jetë një nga vitet më madhështore në histori./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U shpall organizatë terroriste/ Jepet dënimi për drejtuesit e Agimit të Artë

Publikuar

-

Nga

Gjykata në Athinë ka dënuar me 13 vite burg ekipin drejtues të Agimit të Artë, që pak ditë më parë u shpall organizatë terroriste.
Sipas mediave greke, gjykata vendosi një dënim më të butë nga ai që kërkoi prokuroria.

Shtatë prej tyre (Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Panagiotis Iliopulos dhe Nikos Papas) u shpallën fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale, ndërsa të 18 të pandehurit u dënuan për bashkimin me një organizatë kriminale. Shtatë vjet pas vrasjes së Pavlos Fyssas dhe pesë vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit të Agimit të Artë në 20 Prill 2015, gjykata shpalli mëngjesin e të mërkurës verdiktin e saj për 68 të akuzuarit.

Nga njëra anë, akuzat ndaj anëtarëve të një partie parlamentare kanë të bëjnë me krijimin dhe administrimin e një organizate kriminale, përndjekjen e fenomenit nazist në Greqi, ndërsa nga ana tjetër, prokurori Adamantia Oikonomou ka vendosur që nuk ka asnjë organizatë kriminale dhe se të gjitha veprimet janë incidente të izoluara, të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra heqja e drejtimit politik në veprimet kriminale të Agimit të Artë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rekord i ri/ Gjermania regjistron mbi 5 mijë raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Rekord i ri. Gjermania regjistron mbi 5,000 raste me koronavirus

Gjermania ka regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill.
Shifrat e publikuara nga Insitituti Robert Koch, kanë treguar se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122 të një dite më parë.

Një javë më parë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 2,828 raste me koronavirus në Institutin Robert Koch. Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë.

Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, prandaj edhe janë duke u regjistruar më shumë të infektuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Opozita bjelloruese i jep afat Lukashenkos të japë dorëheqjen deri me 25 tetor

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka caktuar të martën me 25 tetor si afat që Presidenti Alexander Lukashenko të largohet, ose të përballet me demonstrata mbarë kombëtare që do të paralizonin vendin.

Ultimatumi erdhi pasi autoritetet intesifikuan shtypjen ndaj protestuesve anti-qeveritarë këtë javë, duke përdorur pompa uji, gaz lotsjellës dhe armë ndriçuese.

Në qoftë se Lukashenko nuk njofton dorëheqjen, ndalon dhunën dhe liron të burgosurit politikë, “me 26 tetor, të gjitha ndërmarrjet do të fillojnë grevën, të gjitha rrugët do të bllokohen, dyqanet shtetërore nuk do të kenë asnjë lloj shitje”, tha zonja Tsikhanouskaya përmes një deklerate.

Opozitarja Tsikhanouskaya, mbështetësit e së cilës thonë se ajo është fituesja e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, u largua në shtetin fqinj të Lituanisë pas votimeve, në të cilat Lukashenko u shpall fitues.

Një ndihmëse e zonjës Tsikhanouskaya tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ultimatumi i ri u njoftua në përgjigje të kërcënimit për përdorimin e armëve vdekjeprurëse dhe shtimit të dhunës policore në rrugë. Zonja Tsikhanouskaya pret që Perëndimi të mbështesë kërkesat e saj, tha ndihmësja.

Dhjetëra mijëra bjellorusë kanë demostruar për nëntë fund-javë rrjesht me kërkesën për largimin e Lukashenkos. Presidenti mohon të ketë pasur mashtrime zgjedhore dhe thotë se protestat mbështeten nga jashtë.

LEXO EDHE:  Pritshmëritë nga dialogu në SHBA/ Edith Harxhi: Do jetë nisja e përmbylljes së çështjes së Kosovës

LEXO EDHE:  Rriten tensionet mes Uashingtonit dhe Phenianit

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën që të shtojnë Lukashenkon në listën e zyrtarëve bjellorusë që janë vënë nën sanksione për udhëtime dhe duke u ngrirë pasuritë për shkak të krizës.

Udhëheqësi Lukashenko shkoi në një burg të KGB në Minsk të shtunën ku u takua me disa të figura opozitare të ndaluara, përfshi Victor Babariko-n, një politikan që u arrestua në muajin korrik dhe u ndalua të kandidojë në zgjedhje.

Agjencia shtetërore e lajmeve Belta tha se Lukashenko kishte folur rreth ndryshimeve të propozuara në kushteturë, reformat e paraqitura si një mënyrë për t’i dhënë fund krizës politike, gjë të cilën kritikët e shohin si një taktikë bllokuese./voa

LEXO TE PLOTE