Connect with Us

Sulltan Rama, hap listat e përballu me popullin në fushë të mejdanit 

Opinione

Sulltan Rama, hap listat e përballu me popullin në fushë të mejdanit 

Publikuar

-

“Tallen me mua për aeroportin”/ Rama premtim për kuksianët në Londër: Do iu sjell të votoni PD

Nga Azgan Haklaj 

Sulltan Rama, çliroje nga prangat verdiktin e sovranit, hap listat e përballu me popullin në fushë të mejdanit

Vetëm tiranët e pushteti i tyre kanë frikë nga përballjen me popullin

Me listat e hapura sovrani ua delegon ushtrimin e pushtetit të besuarve të tij.

Deputetët në zarfa të mbyllura janë si shejtani në shishe.

Leri akrobacirat se grushti i Atdheut do të bjerë fuqishëm mbi ju dhe kalifatin tuaj z Rama

Opozita e bashkuar duhet ta ushtrojë pushtetin e saj si mazhorancë morale për ta detyruar Sulltanin t’ia kthejë pushtetin popullit, të ndalojë planet djallëzore të tij ndaj demokracisë përndryshe nuk e ka kryer misionin historik ndaj Atdheut

Me dt 25 prill 2021 populli opozitarë, tashmë shumicë dermuese, me votë plebishitare duhet t’i japë fund regjimit totalitarë dhe ta varrosë Faraonin bashkë me sherbëtorët e tij.

Por para se të shkojë në këtë dyluftim antagonist me regjimin totalitarë të instaluar opozita e bashkuar duhet të çlirohet vetë nga djalli që ka në gji prej një kohe të gjatë.

Diktatuara e tirania ta quajmë si të duam mbetet e tillë në të gjitha kohërat, vendet dhe regjimet, për sa kohë nuk i jepet e drejta popullit të ushtrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e tij.
Kontrata mes individit, i cili lind me të drejta natyrore, të cilat iluministët i kanë cilësuar si të drejta të panegocueshme e të padhunueshme të shtetit të tyre, është së pari një kontratë sociale e sanksionuar në ligjin themeltar të shtetit, e për atë që e thyen në mënyrë të njëanshme këtë kontratë në vendet e lira ka sanksione e penalitete, pra pasoja juridike të parashikuara në kodin penal, të cilin e hartojnë ligjvenësit, pra parlamenti, i dalë nga zgjedhjet e drejtëpërdrejta, transparente, të lira, të hapura, e më shanse të barabarta konkurimi për të gjithë.

Deputetët janë përfaqësues të drejtëpërdrejtë të sovranit, e garant të kontratës sociale mes qytetarëve dhe shtetit të tyre.
Zgjedhjet parlamentare, por edhe ato vendore, mënyra si ato zhvillohen, të hapura apo gjysmën ilegale, me maska apo transparente, në një atmosferë e situatë stabiliteti politik dhe ekonomik, apo në krizë të thellë të këtyre elementëve janë vija e demarkacionit mes tiranisë dhe lirisë, regjimeve diktatoriale e neodiktaturave dhe demokracive të sistemeve garante të lirisë dhe të drejtave të njeriut, të inisiativës së lirë, mirëqenies ekonomike e paqes sociale.

Shqipëria sot është modeli me i shëmtuar i shtetit, një hibrid i ngjashëm me krijesat e frikshme mitologjike të prehistorisë.
Diktaturë e tirani në aspektin ekonomik, ku një grusht banditësh e oligarkësh zotërojnë gjithshka, neodiktaturë në aspektin e funksionimit të parlamentit, qeverisë, pushtetit vendor dhe institucioneve kushtetuese dhe plagjiaturë në superstrukturën e tij.
Një karrikaturë e frymëzuar nga modelet e shëmtuara të diktaturave bizantino-otomane, ku zgjedhjet janë veçse një farsë sa për të kaluar radhën e për të projektuar sundimin e klikave të modelit të Putinit, Lukashenkos, apo Erdoganit.

Kryeministri i narkoshtetit Edi Rama, njeriu që guxoj të prishë marrveshjen e 5 qershorit të firmosur në Ambasadën e SHBA- së në Tiranë, njeriu që guxoj ta quante Presidentin Amerikan Donald Trump rrezik për njerëzimin, Presidentin e vendit të tij Ilir Metën një të çmendur që vrapon pas cilëve hënore, ndërsa diktatorin Erdogan që i dha fund demokracisë së vendit të tij duke e asgjesuar republikanizmin e Ataturkut e quajti vëlla dhe Vuçiçin mik të ngushtë, kërkon me çdo kusht që me dt 25 prill 2021, pas 8 vite zullumesh me pushtetin e instaluar me votat e grabitura, t’i mohojë brutalisht popullit sovran të drejtën e perfaqësimit në Parlamentin e Shqipërisë, me kandidatët që ai dëshiron t’u japë votëbesimin për në organin më të lartë të pushtetit.

Imponimi i listave të mbyllura nga Sulltan Rama është denimi me vdekje i demokracisë e legjimitet i tiranisë që pjell një pushtet jakobin, i cili ishte pararendës i diktaturave staliniste e nacional fashiste, të cilat në luftë dhe në paqe i shkaktuan botës rreth 200 milion viktima, vuajtje dhe tmerr të pashembullt në histori.
Dita e zgjedhjeve për çdo vend të lirë është një dasëm e vërtetë e popullit sovran.
Si do të shkojë në zgjedhje populli ynë që ka derdhur në shekuj lumenjë gjaku për lirinë e tij ?!
Do të bëjë dasëm allaturka apo allafranga ?!

E bëj këtë pyetja retorike sepse me trishtojnë edhe sot pamjet e Institutit Lucia, filmime që tregojnë se si vajzat e fshatrave të Tiranës dhe Elbasanit në vitet 30-të i çonin tek dhëndrri të hipura mbi mushka e gomarë dhe me thes në kokë për të mos e parë rrugën që të çon tek burri i ardhshëm.
Të tilla nuse duan t’i bëjnë Rama dhe ramiçët tanë deputetët e popullit.

Të mbyllura në zarfa si shejtanin në shishe.
Kur të hapet Kutia e Pandorës atje në parlament populli i mashtruar nga siglat e partive do të shohë fytyrat e shejtanëve, sigurimsa, spihunë, trafikantë droge e mishi të bardhë që do të bëjnë ligje në emër të sovranit.
Trafikimi i deputetëve është as më pak e as më shumë se një tregti skllevërish në shekullin e XXI-të.
Ata janë të shitur njëqind për qind me mish e më shpirt te satanai i madh që i dërgon me thes në kokë tek populli i vet.
Të mbajtur kësisoj peng si Prometeu i Eskilit.

LEXO EDHE:  Debatet për Reformën Zgjedhore/ Aleatët e Bashës pro hapjes së listave

Ata nuk kanë forcë të çlirojnë as vehten e tyre nga tirania e një pushteti, të cilit ata i binden si sherbëtorët Faraonit të tyre.
Shikoni si sillet timonieri i madh i sektit të rilindjes Edi Rama me udhëheqësin e opozitës së bashkuar dhe me kryetarin e shtetit të vet.
Të parin e quan të lajthitur e adoleshent të politikës megjithëse e ka mundur në një duel të drejtëpërdrejtë në Tiranë, në Kryeqytetin e Shqipërisë dhe të dytin një njeri mendja e të cilit varet nga levizjet e Hënës, baticat dhe zbaticat e saj.
Si do të përgjigjej ky Haxhi Qamil me kostume e kravata miliarderësh nëse qytetarët e Shqipërisë do ta pyesin?!

Po mendja jote perverse dhe diabolike nga varet zotëri?!
Nga cikli monstrual i hyrremeve të oborrit të rilindjes!
Nga urdhërat që të japin ustallarët e t’u Putini, Erdogani, Vuçiçi!
Nga paranoja jote e vdekjes pa lavdi!
Nën efektin e drogave të forta dhe i përkëdhelur deri në neveri nga oborrtarët që i shërbejnë Rama e ndien vehten të plotëfuqishëm në rrugën drejt mandatit të tretë.
Por e verteta është krejt ndryshe.

Opozita e bashkuar është kthyer në mazhorancë morale dhe se do të jetë barrikadë e pakapërcyeshme kësaj radhe nëse tregohet solide e nuk përçahet nga ofertat e pushtetit deri në fund të betejës dhe ia arrin të pastrohet nga djalli që ka mbajtur në gji për një kohë kaq të gjatë.
Situatën e krijuar Rama e dekripton dhe e transkipton mirë, prandaj ka mobilzuar të gjithë makinerinë e tij shtetërore dhe arsenalin që posedon për të realizuar ambiciet e tij.
Monovrat me ndryshimet kushtetuese.
Prishja e marrveshjes me opozitën.

Terrorizmi i administratës shtetërore, të cilën e ka organizuar në celula të vogla për të mbledhur votat e familjarëve të tyre.
Aktivizimi i bandave kriminale e përdorimi i lumenjëve të parave të drogës e të trafiqeve.
Mobilizimi i mediave të kontrolluara rreptë prej tij.
Këto janë armët me të cilat Rama do t’i drejtohet sovranit për ta legjitimuar si sundimtar të përjetshëm.
Kryeministri Sulltan mundohet deri në vetëmohim që “sigurinë” e tij për fitoren “bindëse” të zgjedhjeve ta përcjellë tek elektorati i tij fanatik.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, për faktin se çdo politikan edhe kur ka bërë gati valixhet por t’ia mbathur kërkon t’i mbajë të bashkuar me çdo çmim ndjekësit e vet.
E keqja me e madhe, madje djallëzi kriminale është kur e përdor pushtetin e propogandën, institucionet e buxhetin e shtetit për të terrorizuar opozitën, fjalën e lirë, shoqërinë civile, për t’ia mbushur mendjen se është i plotëfuqishëm, i përjetshëm në pushtet dhe e vetmja alternativë dhe shpresë për shqiptarët.
Është krijuar këto kohë bindja se do të ketë qetësi dhe paqe me pushtetin deri me dt 25 prill të vitit 2021.
Ky është një iluzion i rremë i atyre që nuk i’u intereson asgjë çfarë ndodh rreth tyre.

Para 25 prillit është 28- nëntori i Flamurit Kombëtar e shqiptarët nuk duhet ta presin kokë ulur ditën e lirisë e pavarësisë duke dëgjuar mesazhin që do t’u dergojë nga Bunkeri i Surrelit plaku mjekërbardhë e shpirt katran, patriarku i sektit të rilindjes.
Para 25 prillit është 2 marsi i Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit me princat arbërorë, Besëlidhja e përjetshme me Atdheun dhe lirinë e tij.
Partia Demokratike e Shqipërisë si misionare e rrëzimit të diktaturës ka detyrimin madhor ndaj shqiptarëve që së bashku me aleatët e saj të rrëzojë edhe neodiktaturën.
Rama është në kohë të vështirë e Shqipëria gjithashtu për shkak të zullumeve të tij.
Ne e kemi Atdheun dysheme e çati, oksigjen e gjak e nuk bëjmë dot pa të asnjë minutë të vetme.
Kryeministri Rama nuk ka lanë poshtërsi pa ia bërë Atdheut tonë.
Ai bëri puç kushtetues e është gati të bëjë dhe grusht shteti.

Një i çmendur për pushtet si ai nuk e din se do të përballet me grushtin e Atdheut, forca e të cilit rrëzon edhe malet.
Kur u përpoq të bënte puçin kushtetues Presidenti i Republikěs Ilir Meta ia ktheu pushtetin sovranit dhe populli ia vuni kufirin tek thana Zhupan Ramës në Sheshin Skenderbej me dt 2 mars  të këtij viti.
Tani e ka fjalën përsëri fronti opozitar shqiptar për ta ndalur planet e llahtarshme të Faraonit ndaj demokracisë dhe Atdheut.
Opozita e bashkuar duhet ta ndalë me çdo çmim egon e shfrenuar të demonit të pushtetit, përndryshe nuk e kryen misionin kombëtar që po ia kërkon koha dhe detyrimin madhor ndaj Atdheut e bëhet bashkëfajtore me të.

Për ta realizuar këtë mision të shenjtë duhet të përzgjedhë mirë matadorët që do të ndeshen në mejdan me demat e sektit të rilindjes, në të kundërt mban përgjegjësi historike para një kombi që kërkon rrëzimin e regjimit të Sulltanit.
Regjimet rrëzohen e nuk e leshojnë pushtetin me rotacion.
Kjo përmbysje është imperativ historik i kohës për frontin opozitarë për të kthyer demokracinë, dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve e votën e tyre të lirë, si fondament i shtetit të së drejtës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bardhyl Londo/ Ku janë ata që kërkonin prishjen e Teatrit?

Publikuar

-

Nga

Nga Bardhyl Londo/ Ku janë ata që kërkonin prishjen e Teatrit?

Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te humbur te botes nuk ka fare Teater. Kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja me e madhe eshte se nuk po flitet fare per te si per nje te vdekur te bezdisshem. Llogaritni kohen sa te perfundojne pazarlleqet per truall,tendera etj. etj., llogarisni pastaj kohen e ndertimit dhe mendoni pas sa vjetesh mund te ngrihet i famshmi Teater i ri.

Natyrisht une dhe shumica e kryeqytetasve nuk presim gje nga zyrtaret e larte qe ideuan prishjen e Teatrit,por pyetja qe shtroj une eshte: ku jane ata aktore qe neneshkruan me aq zell e entusiazem shkaterrimin e Teatrit dhe ne predikonin perralla per nje teater te ri madheshtor.

LEXO EDHE:  “Treguam virtyet tona më të mira”/ Doktoresha shqiptare në Itali mesazh Ramës

LEXO EDHE:  Basha me pushime/ Përgatit qeverinë hije kundër Ramës

Ku jane ata aktore qe u futen mish tek Erion Veliaj dhe dolen sallam? Perse nuk mblidhen perseri dhe neneshkruajn nje peticion tjeter ku te kerkojne ngritjen sa me pare te teatrit sic e enderonin ata ose sic e i urdheruan te enderojne me sy hapur?

Le ta dije kushdo se talljen me Teatrin Kombetar nuk do ta fale apo toleroje askush. Teatri me shume se i firmetareve peticioniste eshte i njerezve,qytetareve.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

Publikuar

-

Nga

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

Nga Andi Bushati 

Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin të përdorin dy standarte në gjykimin e tij: edhe ti shajnë metodat edhe ti’a kopjojnë ato.

Konfikti i fundit i hapur nga Presidenti i republikës, po dëshmon pikërisht këtë paradoks. Kreu i shtetit është ngulfatur në përplasje të fortë me një media pro qeveritare si ‘Shqiptarja.com”, e cila prej ditësh ka hapur një fushatë për mënyrën se si Ilir Meta ka dhënë gjatë presidencës së tij mbi 800 nënshtetësi shqiptare.

Qëndrimi më normal që duhet të kishte mbajtur presidenca në këtë rast do të qe se sa të vërteta ishin këto akuza, sqarimi një për një i tyre, si dhe hedhja poshtë, nëse kishte fakte dhe argumente për këtë gjë. Kjo, pra mënyra se si i përdorin kompetencat njerëzit të cilëve u kemi dhënë pushtet, është shumë më e rëndësishme për publikun sesa tenderat që ka fituar Karlo Bolino, bashkëpronësitë e gruas së tij apo letrat prej militanti që i shkruan ndonjë reporter i tyre hirarkëve socialistë për ti kapur ndonjë vend pune.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe njëherë para njerëzve shpërfaqet dilema midis ndershmërisë së gazetarëve në ushtrimiin e misionit të tyre dhe sjelljes së politikanëve ndaj akuzave që u vijnë nga pushteti i katërt.

Në këtë dilemë përplasja nuk është bardhë e zi. Ajo nuk është një ndeshje mes ëngjëjve dhe djajve.

Gazetarët, reporterët, mediat për të cilat ata punojnë kanë shumë mëkate në mënyrën se si ata sillen ndaj misionit të tyre. Le të marrim për ilustrim vetëm një shembull. Të njëtët që masakruan Ilir Metën kur u kap me bllok në dorë, e amnistuan atë kur u bë “bashkëdrejtues i koalicionit” me Ramën dhe rifilluan akuzat po aty ku i kishin lënë, në momentin që ai u nda nga rilindja.

Pra këtu nuk kemi aspak si qëllim informimin e publikut, por vënien e shtypit në shërbim të një rryme politike.

Por, duke pranuar këto mëkate që shpesh ulërasin, duke qenë të ndërgjegjshëm për partizanizmin, korruptimin dhe devijimin nga misioni të shumë TV-ve, gazetarëve, portaleve, ka një kriter që duhet të na shërbejë për të qenë më të qartë: sa herë që togfjalëshi personalizues “kush po e thotë” tenton të mbysë pyetjen thelbësore: “çfarë po thotë”, po aq herë duhet të dyshojmë se po përpiqen të na manipulojnë.

Këtë mënyrë sjelljeje e ka ngritur në strategji Edi Rama. Prej kur ka marrë mandatin, prej kur shpiku fjalën “kazan”, ai nuk ka lënë pa ofenduar, atakuar personalisht, në përpjekje për ti asgjesuar argumentin, asnjë prej gazetarëve që është përballur në studio. Sa herë është kapur me preshë në duar, ai ka zgjedhur si taktikë të sulmojë mediat, madje nuk ka kursyer as ato me famë ndërkombëtare, të cilat më pas e kanë nxjerrë bllof. Pikërisht në emër të kësaj strategjie për të mos u prballur kurrë me dëmet që shkakton politika e tij, ai, nëdrkohë që “bleu” me favoret e pushtetit të gjitha ekranet e TV-ve të mëdha, për ato që nuk arriti ti kontrollonte dot, tentoi të rikthente në kodin penal shpifjen dhe më pas po mëton të miratojë një ligj që e kanë hedhur poshtë njërzëri disa institucione ndërkombëtare bashkë.

LEXO EDHE:  “Kështu e kemi ne na Vunoi”/ Rama ‘thumbon’ Petrit Vasilin

LEXO EDHE:  Rama mbledh sot kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Falë kësaj sjellje që në thelb ka vullnetin për të grabitur pa kokëçarje, liria e fjalës në Shqipëri (e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare) ka zbritur në nivelet e qeverisjes së Berishës së parë (1992- 1996).

Prandaj nëse duan të japin shembullin si kundër modele të Ramës, kundërshtarët e tij nuk mund të përdorin të njëjtat metoda si ai, duke lënë mënjanë argumentin dhe duke u fokusuar me personin që po e bërtet atë në publik.

Ilir Meta sapo e bëri në sherrin e fundit me Karlo Bolinion dhe me Report TV, pavarësisht nga qëllimet që ata kanë në denoncimin ndaj tij. Edhe Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Herë duke etiketuar analistë dhe TV-të si shërbëtorë të qeverisë, herë duke shpallur lista mediash të padëshëruara dhe herë duke anatemuar me mjetet e veta të propagandës ish gazetarë pranë tij si të blerë nga Rama, ai ka bërë të njëjtën lojë.

Natyrisht, gjithkush e di se shpesh herë ata mund të kenë pasur të vërtetë në denoncimin publik që i kanë bërë sahanlërirësve të qeverisë. Çdokush e sheh sesi mjedisi ynë mediatik kundërbon nga klithmat e puthadorëve të pushtetit.

Por ama, në këtë rast, më e rëndësishme se nxjerja në dritë e një të vërtete është ruajtja e një parimi, është përdorimi i të njëjtës masë dhe së njëtës peshë në gjykimin e të njëjtit problem.

Dhe ajo është fare e thjeshtë : “Çdo politikan që ka një akuzë në publik, qoftë kjo me qëllime politike, qoftë e projektuar për të tërhequr vëmendjen, apo thjeshtë e gënjështërt, duhet të japë shpjegime për të dhe jo ta mbysë debatin në një sherrnajë mashtruese me artikuluesin e saj”.

Secili kundërshtar i Ramës, që e ka seriozisht denoncimin e luftës barbare që ai i ka shpallur lirisë së medias, e ka për obligim të adoptojë këtë sjellje. Në përbaltejen që i ka bërë kryeministri aktual këtij mjedisi, shembulli i tij mund të luftohet vetëm me krijimin e një anti modeli. Çdo lloj sjelljeje tjetër, çdo lloj huazimi sado i zbehtë dhe episodik i mjeteve që përdor Rama është në një farë mënyre vetëm një amnistim i strategjisë së tij. Rënia në këtë kurth vetëm sa i jep frymë shprehjes dëshpëruese: “këta janë të gjithë njësoj”./ Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?

Publikuar

-

Nga

PD publikon listën e qarkut Vlorë/ Në garë për deputet 39 kandidatë

Nga Kreshnik Spahiu*

Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ka prodhuar afro 20 parti të reja.

Duke filluar nga:
partia e Neritan Cekës,
partia e Genc Pollos,
partia e Abdi Baletës,
partia e Dashamir Shehit,
partia e Bamir Topit,
partia e Rudina Hajdarit,
partia e Myslym Murizit,
partia e Astrit Patozit,
partia e Myslym Murrizit
etj etj etj

Unë e vlersoj maksimalisht kurajon dhe inisiativat e tyre të përkohshme, sepse janë më të ndershme sesa servilizmi i të tjerve. Imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos ja dhuronte Berisha postin e kryetarit dhe ai të krijonte një parti të re. Do ishte qesharake dhe e paimagjinueshme.

A lidhet ky fenomen me karakterin shqiptar në përgjithësi apo me lidershipin e PD në veçanti.

Sigurisht që në thelb ka element shqiptar që ndër 5 shqiptar, 4 duan kryetar.
Gjithsesi kjo nuk është 100% realitet shqiptar por me karakter tradhtar. Jo të atyre që largohem por të lidershipit që tradhton kauzat dhe shokët e idealit.

Ditë më parë botova njē listë të 345 themeluesve të Partisë Demokratike dhe 344 janë eleminuar nga listat e deputetve dhe ka mbetur vetëm ekzekutori Sali Berisha.

Ka shumë idiotë që mendojnë se vetëm Berisha e meriton të qëndroj dhe të tjerët janë tradhëtarë dhe të konsumuar.
Sipas tyre:
Vetëm Berisha nuk plaket
Vetëm Berisha nuk konsumohet
Vetëm Berisha nuk korruptohet
Vetëm Berisha s’duhet dal pension
Vetëm Berisha ka merita
Vetëm Berisha nuk vjedh
Vetëm Berisha është krijuesi
Vetëm Berisha është themeluesi

Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.

Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.
Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.
Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.

Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.

LEXO EDHE:  Rama mbledh sot kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Rama: Gati të ulemi në dialog me këdo

Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet. Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite. Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.

Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie për dy arsye:
1- Në lista nuk figuron asnjë nga kritikët e Lulzim Bashës apo ata që mbështesnin rivalin Sokol Olldashi. Basha i ka eleminuar të gjithë.
2- Në lista nuk gjen asnjë intelektual apo faktor të rëndësishëm të kandiduar jashtë strukturave të PD. Partia s’është hapur por mbyllur 100% për njerëz pa teser partie.

Militantët thjesht kanë propozuar njëri-tjetrin nëpër fshatra apo lagje.
Kjo shënon mbylljen më hermetike në historinë e saj të Partisë Demokratike, prandaj brenda saj po krijohen me dhjetra parti të reja. Një lider nuk mund të drejtoj opozitën, kur s’mban dot të bashkuar partinë e tij.

Logjika është e thjeshtë: Basha ndryshe nga Berisha i viteve 2005, po përgatitet për humbjen e zgjdhjeve në 25 Prill dhe i duhet një listë humbëse me militant dhe njerës anonim dhe pa pretendime për ti zënë karrigen pas humbjes. Ai nuk sheh me optik kryeministri që afron çdo kënd por, kryetari partie që mban gardhin me tela me gjemba.
Këta që largohen nuk janē tradhëtar por të tradhtuar.
E turpshme është logjika e militantve që justifikohen: “Për inat të vjehrrit Lulzimit, të larguarit mos flejnë me mullixhiun”
Gjithsesi kanë pjesërisht të drejtë:

“Gjumë me Edi Ramën, duhet të flej vetëm Lulzim Basha, por do të jetë vonë për ata kur të zgjohen. Sepse në 25 Prill do e shikojnë kryetarin e tyre me barrë, shtatzanë 7 muajsh”

LEXO TE PLOTE