Connect with Us

Si mund ta rikthejmë shpresën në Shqipëri z.President?

Opinione

Si mund ta rikthejmë shpresën në Shqipëri z.President?

Publikuar

-

 “Unë po i dëgjoj që tani”/ Meta paralajmëron protesta: E di se çmendon populli

Nga Mentor Kikia 

Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirrje “për të kthyer shpresën tek rinia, e cila po vazhdon të ikë, apo është në pritje të çdo mundësie për të ikur nga vendi”.

Padyshim, largimi i të rinjve dhe shqiptarëve në përgjithsi, nga toka e tyre, është një drame me përmasa historike që po i ndodh këtij vendi.

Por pyetja që shtrohet është:

Si mund të kthehet shpresa në këtë vend?

Si mund ta bindim rininë të qëndrojë këtu?

Si mund ti bindim infermierët të mos ikin, inxhinierët gjithashtu?

A mund të ndodhë kjo me thirrje, fjalime, me vendime qeverie apo parlamenti? Padyshim që jo. Askush nuk do të kthehet nga rruga nëse dukush atje në zyrë i thotë: Ej ti, kthehu në shtëpi, mos ik, se po të sjellim shpresën në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Dështimi 24 vjeçar dhe qillotaxhiu

Shpresa vjen vetëm me një ringjallje të besimit për të punuar e jetuar normalisht në këtë vend. Dhe kjo ndodh kur të zëvendësohet jo një qeveri me një qeveri tjetër, por një mënyrë qeverisjeje me një tjetër.

Vjen, kur të zëvendesohet një klasë politike me një tjetër dhe jo një kastë politike e korruptuar me një tjetër po të korruptuar.

Vjen, kur të shkulet korrupsioni që i ka prekur çdo qelizë ekonomisë dhe shtetit, që dërgon në arka pushtetarësh e sipërmarrësish bastardë, paratë e taksave tona.

Kur të shkulet bajraktarizmi nga filozofia e drejtimit të vendit.

Kjo do të çlirojë energji të reja në ekonomi, do ti çojë taksat e qytetarëve atje ku duhet, në investime dhe rritje mirëqënieje dhe jo në xhepat e oligarkëve.

Atëherë po, shpresa mund të ringjallet!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Agim XHAFKA/Dyqani i Ndranghetës dhe dyqankat e Ramës

Publikuar

-

Nga

Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi bllokoi në media përgjimet e prokurorisë antimafia italiane, pasi lëshoi nga zinxhiri Ballën që të thonte se mafiozët janë miqtë e Bashës, pasi Bolino torri lesh duke sjellë prova se Ndranghetan në Tiranë kishte veç një dyqan u turr vetë me pallë në gojë tamam si i quajturi Skënderbe.

Egër e me ckërmitje dhëmbësh na tha se ne populli t’u pijmë lëngun përgjimeve, nuk ka pse hetohen qeveritarët e qershia mbi tortë, e thënë nga çdo analist e militant, po ç’mafie zeza është kjo që në Tiranë nuk mban dot asnjë dyqan.

Pas këtij zulmi nisën të punojnë televizionet, me ritëm e papushim, njësoj si betonierat. Emisione, lajme, komente, tallje, ironira e në thelb, Ndrangheta me dyqan rrobash.

Në fakt nuk ndodhi siç Rama priste.

Opinioni ngeli te perceptimi se qeveria jonë është më keq se Mafia. E dinë të gjithë, e kanë provuar, në asnjë derë të shtetit nuk hyn dot po mos fute duart në xhep. Do një dokument në hipotekë, bëj gati pagesën. Do vizitë te mjeku, fut dorën në xhep. Do një vend pune, merr kredi. Do t’i shpëtosh një krimi, mbush një qese me euro.  Kështu nga mëngjesi në darkë ngelen duart te portofoli. Djersa e mundi i shqiptarit derdhen te qesja e qeveritarit, deputetit, gjyqtarit, policit, mjekut, sanitarit.

LEXO EDHE:  Meta mesazh ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës/ “Për një Shqipëri më humane që përkujdeset me dashuri ndaj çdo qytetari në nevojë”

LEXO EDHE:  Dështimi 24 vjeçar dhe qillotaxhiu

Ky perceptim është kaq i fortë sa shprehja, uji është i lagur.

Mes kësaj bindjeje masive erdhën përgjimet që e bënë mutin mullar. Diskutimet për to kishin brenda inat e vrer. Inat me këtë shtet që nuk mbajti qoftë një premtim dhe vrer pse ky vend po rrokulliset në greminë.

Rama si Rama, ia nisi refrenit bajat. Shpresonte që ndonjë nga Ndrangheta të qe fis me Saliun. Nuk i eci, atëhere, t’ja ngjeshim Bashës. Edhe pak Metës e më tej na shpëtoi dyqani që zbuloi Bolino. Dyqani, dyqani nisi kënga. Po harroi mavriu i gjatë plot koncesionarë të tij që nuk kanë as dyqane, kanë veç ca dyqanka.

Kështu një dyqankë në Berat mori koncesionin e dializës, miliona euro nga buxheti.

Një dyqankë tjetër u bë mirëmbajtëse e radarëve të ushtrisë.

Të tjera dyqanka projektuan rrugë e morën autostrada. Tamam si Ndrangheta, ngri një dyqan e thuaj, hapu Suzam!

Rama ka fatin e keq që është në vitin e tetë të qeverisjes. Pa një bilanc pozitiv e me thes rrenash. Të qepura kaq keq sa tani edhe po të thotë, o milet, unë quhem Edi Rama do i thonë, uf çfarë gënjeshtari!

Jeta e tij politike fiks si jeta e Xhezo arixhiut.

-Ky kalë që po shet është qorr, – i thoshin.

-Jo, jo nuk është qorr. Ashtu duket se…po ma bën mua me sy.- mashtronte Xhezo Rama.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Çfarë po na ndodh me teknologjitë e informacionit?!

Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha specifikat e veta. Disave u ka ngelur sahati 70 vjet përpara, të vjen keq për ta që kujtojnë se opinioni publik lëviz me orën e tyre. Vazhdojnë sipas metodës : Unë nuk jam një kokër misri, sepse edhe kur unë them se nuk jam një kokërr misri, ka një një gjel që nuk e kupton këtë dhe prej një shekulli kërkon të më hajë!

Ka të tjerë që e mendojnë realitetin me solgae të gatëshme propagandistike dhe nuk thellohen, marrin formulat e tyre krejt rigjide dhe kujtojnë se realiteti është ai që kujtonë ata.

Na mbytën konceptet dhe fantazmat e nxjerra nga sepetet e aneve (gjysheve) ddhe sloganet propagandistike të tipit të revoluccionit kinez Nxirr tre citate nga libri i kuq i maos dhe bërtit ekran më ekran.

Sa pak njerëz që artikulojnë mençur, qetë, besueshëm. Por, edhe ka!

Ja mendoj për sjelljen e shoqërisë përballë teknologjive të telekomunikimit. Unë i dua këto teknologji. Patjetër. Por, mënyra si përdoren dhe si shoqëria jonë u përgjigjet atyre është krejt e pamenduar, ecim në tym, merremi me histori të vjetra në vend të përballojmë sfidat e shekullit të 21. Mendojmë shekullin e kaluar dhe me konceptet e sepeteve të stërgjysheve kërkojmë të kuptojmë realitetin e sotëm.

Ka biznese të mëdha shërbimesh, edhe publike, që fusin teknologjinë e informacionit, Internetin, etj., dhe mirë bëjnë, por ne nuk mendojmë ore çfarë fitojmë ne si qytetarë.

Shikoni se çfarë ndodh: Banka kërkon që veprimet t’i bëj online, ujin, dritat, t’i paguaj online, binzesi ta hap dhe ta mbyll online, të rregjistrohem online, biletën e avionit online, dreqin me të birin online.

Dhe na e mbushin mendjen se qenka në interesin tonë. Ore me të vërtetë e keni?

LEXO EDHE:  Rama i delegoi kompentencat Gent Cakajt/ Reagon Meta

LEXO EDHE:  Meta nuk heq dorë nga referendumi/ Kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Duhet të rrish pa fund para telefonit dhe kompjuterit për të komunikuar me platforma që janë komplet të saturuara, lëre se gjen dikë të ankohesh, a të sqarosh një çështje, lëre se ke njeri të ndihmojë nëse nuk di të përdorësh teknologjitë. Na duan të gjithëve inxhinjerë elektronikë.

Lëre këtë, por na kërkojnë që të bëjmë pa na paguar punën e punonjësve të tyre që dikur i kishin, por tani i kanë hequr, duke i lënë pa punë. Bëjmë punë vullnetare kot e më kot. Jemi kthyer në punonjës pa pagesë të agjencive të shërbimit që na thonë : Uuuu, kjo është bota moderne o plako!

Po, por uli çmimet e shërbimeve sepse unë po e bëj vetë shërbimin tim o mashtrues! Pse m’i merr lekët njësoj sikur dikur që shërbimin m’a bënte punonjësi yt?

Ka edhe më! Punonjësit që i kanë hequr nga puna i lënë në rrugë. I zëvendësojnë robt me kompjutera. Jashtë ju të tjerët!

Dhe çfarë na del! Ne bëhemi vullnetarë si dikur në aksione, punojmë pa lekë për agjencitë e shërbimeve, punonjësit e tyre dalin pa punë, mijra vende pune nuk hapen, papunësia rritet, ndërkohë që bizneset e informatizuara, shumë edhe sipërmarrje publike, rrisin fitimet.

Në varfërohemi, ata pasurohen, ne pa punë, ata me kompjutera, ne gjoja luks se marrim shërbime nga Interneti, ata nxjerrin nga puna ose nuk krijojnë vende pune për mijra njerëz.

A e mendon njeri këtë? A ka studime për këtë? A mendon njeri të nxisë ligje, norma, rregullore për të mos pësuar ndikimet e dëmshme, të teknologjive të informacionit, përdorur si dimë ne, kuturu?

Apo hajde nxjerrim nga sepetet velenxat e gjysheve dhe mbulojmë kokën me to!

A ka mundësi të mos bëjmë arkeologji mendimi kur është fjala për të parë aktualitetin në sy!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.

Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me grupin trafikant të Habilajve shërbeu vetëm për të na dhënë provën se kultivimi dhe eksportimi i hashashit ishte kthyer në një biznes qeveritar.

Publikimi nga Bild, i dëshmive të grabitjes së votave në Durrës dhe Dibër, na shpjegoi se si arriti Edi Rama ta mbajë i vetëm tepsinë në duar.

Po kështu, edhe përgjimet e fundit të eksponentëve të Ndraghetas italiane nxorën në dritën e diellit pastrimin e parave të mafias me kullat që po ngrihen në qendër të kryeqytetit, 20 përqindshin që merret për çdo leje të re ndërtimi, shumat që duhen për të korruptuar një ministër apo një kryepolic, etj.

Natyrisht edhe në këtë rast, avokatia e mbrojtësve të qeverisë do të jetë e ngjshme me teknologjinë që kanë përdorur më parë, se përgjimet nuk përbëjnë prova, se besueshmëria e fjalëve të mafiozëve nuk duhet marrë për bazë, se këto janë goditje nën brez, në prag të një fushate elektorale.

Por, po të dëgjohen me vëmendje bisedat e ndraghetisëve ato duken qartë se nuk janë aq në ajër. Ata përmendin një biznesmen real, i cili siç po vërtetohet përditë e më shumë ka lidhje të forta me pushtetin dhe ka marrë shumë para publike pa garë prej tij. Pra, mafiozët kalabrezë nuk flasin dhe aq kot, ata e dinë gjendjen e lejeve të ndërtimit, tregun real të tyre, kostot dhe çmimet e shitjes, madje e kanë gjetur edhe çelsin për të depërtuar në botën e nëndheshme të vendimmarrjes shqiptare.

Në këtë këndvështrim edhe përgjimet e fundit italiane na përplasin para syve fabulën që e përshkruan më mirë se çdo gjë tjetër aventurën e rilindjes në pushtet: shkeljen e ligjit për të grabitur dhe pastaj grabitjen e zgjedhjeve për ti shpëtuar ligjit.

Por, puna është se rilindasit po lëvizin ç’do gur për të mos u identifikuar më këtë imazh ulëritës për këdo që ka veshtë të dëgjojë. Ata nuk duan të pranojnë se ky tetëvjeçar ka qenë një dështim katastrofal: Se gënjyen me gjithçka që premtuan në 2013, qoftë për papunsinë, qoftë për reduktimin e pabarazisë, qoftë për sjelljen e investimeve të huaja, qoftë me buxhetin për arsimin, qoftë me hapjen e negociatave. Ata refuzojnë të pohojnë se qenë të paaftë të absorbonin 1 miliardshin e donacioneve dhe kredive për rindërtimin, që e shitën si sukses faraonik. Ata nuk janë në gjendje të ndërgjegjësohen se jemi vendi i fundit i rajonit që dhamë ndihmën më të vogël ekonomike për frymë dhe s’qemë në gjendje të ofrojmë kurrë paketën e tretë, për ata që u rrënuan ekonomikisht nga efektet e pandemisë.

I gjithë ky bilanc asgjesues, i ndërthurur edhe me skandale kriminale apo financiare, është i pa përballueshëm në një debat publik normal, ku duhet të diskutohen në mënyrë racionale të arriturat dhe mosrealizimet e forcës politike që ka qeverisur vendin.

LEXO EDHE:  Meta “tregon dhëmbët”/ Sfidon hapur mazhorancën

LEXO EDHE:  Meta i prerë me Ramën/ Në këtë situatë nuk ka vend për "sekrete"

Pikërisht për ti shpëtuar kësaj përballjeje socialistët kanë shpikur në prag të kësaj fushate një truk të ri: përmbytjen e opinionin me sondazhe të reme.

Në këtë kuptim, testimet e opinionit nga “kompanitë e mëdha”, që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut në të gjitha TV Shqiptare, janë një kopje e keqe e taktikës që Rama përdori në 2017, për të bërë fushatë me dajre dhe çitjane. Qëllimi i tyre është që të shmangin bilancin real, për tu marrë me mirazhin e diçkaje që nuk ekziston. Synimi i tyre është që ti pengojnë qytetarët të gjykojnë për atë që kanë ndjerë mbi kuriz, për atë që kanë parë me sy, duke i bërë të joshen nga të qenit pjesë e një shumice inekzistente që ekziston vetëm në propagandën rilindase.

Se si po ndodh kjo në praktikë është e lehtë të tregohet. Disa TV janë treguar të gatshme të publikojnë sondazhe që i vijnë direkt e nga zyra e shtypit e kryeministrit. Disa të tjerë, me më shumë skrupuj, e fshehin goditjet ndaj pushtetit përmes manipulimit të numrit të të pavendosurve dhe të atyre që refuzojnë të përgjigjen. Ndonjë i tretë pranon dhe ta anullojë fare rezultatin që ka paralajmëruar prej kohësh.

Po ti shtosh këtyre truqeve edhe dilemen mbi vërtetësisë së sondazheve në një mjedis aspak demokratik, ku njerëzit e paguajnë me vendin e punës bindjen e tyre politike apo kritikën ndaj qeverisë, është e lehtë të kuptohet çorba që po gatuhet.

Por, në këtë pikë rilindasve aq i bën. Ata po i shohin sondazhet si të vetmen mundësi për të mbuluar me një mjegullnajë imagjinare realitetin e trishtë me të cilin njerëzit po përballen përditë.

Ata duan të ngulin në kokën e gjithkujt, jo vetëm të atyre që i kanë ndjerë mbi shpinë mëkatet dhe gjëmat e pushtetit, por edhe të të tjetëve që i kanë parë me zë dhe më figurë skandalet e tij, se ata gabohen pasi në këtë vend janë pakicë.

Pikërisht, si rezultat i kësaj strategjie, ne do të gjendemi deri në 25 prill në një situatë paradoksale, ku sa më keq të shkojnë punët e qeverisjes, aq më lart do na shfaqen kuotat e Ramës në ekranet televizive. Qëllimi është i thjeshtë, që asksuh të mos reflektojë me mendje të ftohtë për atë që dëgjon në përgjime, por të ushqehet me realitetin virtual që fabrikojnë milionat e personazheve që i kemi dëgjuar të ndajnë paratë me Habilajt, Avdylajt apo Nraghetën./LAPSI

LEXO TE PLOTE