LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen të dhënat për azilantët/ Shqiptarët të tretët për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar

22 Shtator 2020, 15:56, Sociale CNA
Publikohen të dhënat për azilantët/ Shqiptarët të

Shqipëria vijon të mbetet vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE sa u takon vendeve europiane. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se, më shumë se 46 mijë persona kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së gjatë 3-mujorit të dytë të 2020.

Këto shifra janë 69% më pak krahasuar me 150 mijë aplikime që kishte në 3-mujorin e parë të vitit. Kjo rënie e madhe lidhet me masat kufizuese ndaj COVID që shumë vende Europiane vendosën prej muajit mars.

Me 7 700 aplikime në periudhën prill-qershor, sirianët mbeten grupi kryesor i aplikuesve për azil. Më pas vijnë afganët dhe venezuelianët.

Shumica e kërkesave janë bërë në Gjermani (31%), Francë (19%) dhe Spanjë (15%). Këto tri vende kanë pritur gati 65% të aplikuesve për këtë periudhë.

Por krahasuar me numrin e popullsisë, numrin më të lartë të aplikuesve për azil e ka pritur Qipro (989 aplikues për 1 milion banorë), e ndjekur nga Slovenia (441), Greqia (376).

Numrin më të ulët e kanë pasur Hungaria dhe Polonia me nga dy aplikime për 1 milion banorë, ndjekur nga Estonia, me 3 aplikime.

Në të gjitha vendet e BE-së mbeten në pritje 842 mijë aplikime për azil. Vetëm Gjermania ka mbi 282 mijë aplikime në pritje ose 34% e totalit të kërkesave për azil në BE. Në vend të dytë është Franca me mbi 161 mijë aplikime në pritje dhe Spanja me 118 mijë.

Shqiptarët janë të parë për aplikime për azil sa u takon vendeve në Europë, të ndjekur nga Gjeorgjia, Rusia, Taxhikistani, Turqia dhe Ukraina.

Ndryshe nga se ka ndodhur deri tani ku shqiptarët kanë preferuar për të kërkuar azil në Gjermania apo Francë, në 3-mujorin e dytë shumë prej tyre kanë preferuar Mbretërinë e Bashkuar. Në prill-qershor janë regjistruar 448 aplikime duke qenë të tretët pas Irakut dhe Iranit./ Euronews

Lajmet e fundit nga