Connect with Us

“Propagandë e shfrenuar e sektit Rilindas”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Ky është një mashtrim i madh

Politikë

“Propagandë e shfrenuar e sektit Rilindas”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Ky është një mashtrim i madh

Publikuar

-

“Propagandë e shfrenuar e sektit Rilindas”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën: Ky është një mashtrim i madh

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm I është rikthyer çështjes së punësimit dhe rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta kundër Ramës dhe qeverisë së tij.

Qytetarët i cilësojnë vetëm si propagandë shifrat që publikon Rama, ndërsa shkruajnë se numri I mjekëve dhe infermierëve që kanë ikur në Gjermani, është më I lartë se ai që thotë Rama se ka punësuar.

Gjithashtu qytetarët kanë renditur problemet me të cilat përballet sot shëndetësia.

“E realiteti eshte ndryshe edhe ti e di por e intepreton ne favorin e partise qe ti drejton e qe ne te votuam ok. Spitalet ne vendin tone jane te falimentuara zotëri. Po nuk pate leke je i vdekur mjeket bejne 2-3pune, te privati te (shtetrori)neper klinikat e tyre private pra cdo gje me $ perndryshe po si pate dihet fundi???”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Mos të janë larguar dyfishi i këtyre në Gjermani dhe u liruan ca vende pune të reja sidomos pas pandemie?!”

LEXO EDHE:  Ngricë në koalicion? Vit i ri, avaz i vjetër mes PS dhe LSI

Gjithashtu një qytetar shkruan “Ky eshte fix fare personeli shendetesor i larguar jasht Shqiperis ne drejtim te gjermanis. Ata qe dalin ne pension ose ikin neper shtetet e tjera nxirrini si vende te lira pune para fushates. Kjo eshte Shqiperia qe duam”.

Më tej një tjetër shkruan ‘Si the mo si the!

Ore te degjosh ty dhe pjellorin tende (eskorta e rilindjes), ju e keni tejkaluar dhe premtimin per 300 mije te punesuar.

Propagande e shfrenuar dhe e neveritshme e sektit tuaj.

Gjithe ky burre, nuk te vjen pak turp qe genjen kaq hapur.”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE