LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritej të votohej në seancën e radhës/ Tërhiqet mazhoranca për amnistinë fiskale, shtyhet drafti

22 Shtator 2020, 16:16, Politikë CNA
Pritej të votohej në seancën e radhës/ Tërhiqet

Mazhoranca është tërhequr nga votimi i projektligjit për Amnistinë Fiskale dhe penale që ishte parashikuar të votohej në seancën parlamentare të së enjtes.

Mësohet se votimi i projektligjit ështyë shtyrë, pasi është hequr edhe nga rendi i ditës në seancën parlamentare të radhës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shtyhet miratimi i Amnistisë Fiskale. Pas kërkesës së qeverisë në muajin korrik, votimi në Parlament u shty për në shtator, por duket se mazhoranca është tërhequr sërish.

Shtyrja e miratimit të këtij drafti ka ardhur pas problemeve të ngritura nga shoqata e bankave dhe bizneset në vend, ndërsa kërkohet më shumë kohë për tu diskutar dhe për të marrë në konsideratë të gjitha mendimet e grupeve të interesit.

Ndryshimet ligjore parashikojnë amnistinë për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të padeklaruara nga individët dhe bizneset.

Amnistia pritet të zgjasë një vit nga miratimi i saj në parlament dhe përcakton se nëse vetdeklarimi bëhet në muajt e parë taksimi mbi vlerën e pasurisë do të jetë 5%./ CNA.al

Lajmet e fundit nga