LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi me thikë 17-vjeçarin/ Arrestohet autori i mitur

22 Shtator 2020, 15:33, Kronika CNA
Plagosi me thikë 17-vjeçarin/ Arrestohet autori i mitur

Mesditën e sotme u plagos me thikë një 17-vjeçar në Sukth të Durrësit.

Bëhet fjalë për Elvin Zirën, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se vetëm pak orë nga ngjarja, policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe e ka vënë atë në pranga.

Blutë bëjnë me dije se në bashkëpunim me Forcat e Posaçme ?Shqiponja?, kanë arrestuar në pranga të riun me iniciale Xh.S., banues në Sukth.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

?Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponajt”, kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar i plagosjes me mjet prerës (thikë), në Sukth.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën?, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Plagoset një 17-vjeçar në Durrës/ Dërgohet me urgjencë në spital

17 vjeçari i plagosur në Durrës futet në operacion/ Policia jep detaje nga ngjarja

Lajmet e fundit nga