Connect with Us

Parma e nxjerr në shitje, Dermaku drejt klubit të Serisë B

Kombëtare

Parma e nxjerr në shitje, Dermaku drejt klubit të Serisë B

Publikuar

-

Klubi i Serisë B ka shprehur interes për mbrojtësin e Shqipërisë dhe Parmës Kastriot Dermaku. “Kryqtarët” e kanë vendosur qendërmbrojtësin në listën e lojtarëve që mund të shiten. Ndërkohë, Leçe po këmbëngul që Dermaku të bëhet lojtari i tyre.

Deri tani nuk ka negociata mes verdhekuqve dhe Dermakut pasi lojtari duhet të marrë përgjigje pozitive nga drejtuesit e Parmës. Dermaku është nën kontratë me Parmën deri në vitin 2023 dhe zhvilloi sezonin e kaluar 19 ndeshje me Parmën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E ardhmja e Hysajt, befason agjenti i shqiptarit: Pas 3 muajsh do të nënshkruaj me…

Publikuar

-

Nga

Rinovimi i Elseid Hysajt, është kthyer në një “telenovelë”. Pavarësisht se nën drejtimin e Gatuzos, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka filluar të luajë rregullisht duke gëzuar një formë të mirë, qëndrimi tek të kaltërit nuk është i garantuar.

Në një prononcim për “Radio Punto Nuovo”, agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, ka folur në lidhje me të ardhmen e shqiptarit, teksa nuk ka nguruar të kërcënojë drejtuesit e Napolit, se nëse nuk i bëjnë ofertën e duhur mbrojtësit, ai do të largohet.

“Napoli ka tre mbrojtës dhe është e vështirë të gjesh më mirë. Hysaj, që kur arriti Gatuzo, po bën shumë mirë. Vetëm me Ançelotin kishte një regres. Rinovimi? Nuk varet nga rinovimi i Gatuzos. Unë kam vrapuar pas Napolit për rinovimin e Hysajt prej dy vitesh.

Nëse atij do i bëhet propozimi i duhur, do të qëndrojë. Përndryshe pas tre muajsh Hysaj mund të nënshkruajë me cilin klub të dëshirojë. Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm nëse Gatuzo qëndron, Napoli duhet të besojë te Hysaj. Lojtari dhe unë duam të presim një moment”, u shpreh Xhufredi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tradhëtari i radhës, një tjetër futbollist shqiptar zgjedh Greqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar si lojtar në akademinë e Iraklisit, Rrota është grumbulluar së fundmi nga Kombëtarja e Greqisë, duke qenë pjesë e ekipit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë dhe Kosovës.

Ai debutoi me fanellën greke në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë më 11 tetor, duke luajtur 22 minuta. Mbrojtësi i djathtë luan sezonin e tij të dytë në kampionatin holandez me Fortuna Sitard. Fillimisht për dy vite është aktivizuar në Sllovaki me skuadra si Slavoj Trebishov dhe Zemplin Mihalovce.

Te kjo e fundit u pikas më pas nga klubi holandez, Fortuna Sitard, ku deri më tani ka luajtur 11 ndeshje, 9 prej të cilave si titullar. “Panorama Sport” mëson se Rrota i është sugjeruar disa muaj më parë FSHF-së përmes menaxherit të tij, Bruno Çirilo, një ish-lojtar i Interit që është aktivizuar edhe në Greqi me AEK-un dhe PAOK- un.

Mirëpo, drejtoria e ekipeve kombëtare nuk shfaqi interes për lojtarin shqiptar dhe kësisoj Rrota shfrytëzoi mundësinë pas thirrjes që i bëri trajneri i Greqisë, Xhon Vant Ship. Ky i fundit është holandez dhe duke njohur mirë “Erdivise”, ndoqi disa herë Rrotën dhe u bind për ta grumbulluar. Aktivizimi i 23- vjeçarit me Greqinë në ndeshjen ndaj Moldavisë ia djeg tashmë mundësinë e një bashkimi me Shqipërinë në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Myrto Uzuni ende larg fushave, vijon të mbetet peng i COVID-19

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni ishte i pafat në këtë periudhë teksa është prekur nga COVID-19. Në këtë formë, sulmuesi shqiptar humbi ndeshjen e veçantë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e kampionatit hungarez, ku Ferencvarosh i tij luan ndaj Ujpest.

Një problem për ekipin e Ferencvarosh duke qenë se futbollisti i kombëtares është njeriu kryesor i sulmit. Ndërkohë, ajo që shqetëson më shumë është fakti se nuk dihet saktë rikthimi i Uzunit, duke qenë se Hungaria aplikon një tjetër rregull që të detyron të qëndrosh në karantinë për një muaj.

Kështu, shqiptari mbetet në dyshim për ndeshjet e ardhshme, ku më e rëndësishmja, por edhe e veçanta është ajo ndaj Juventusit në Ligën e kampionëve.

LEXO TE PLOTE