Connect with Us

Operacioni “Porosia”/ Arrestohen shtatë shpërndarës droge

Kronika

Operacioni “Porosia”/ Arrestohen shtatë shpërndarës droge

Publikuar

-

AOperacioni “Porosia”/ Arrestohen shtatë shpërndarës droge

Policia ka arrestuar pas disa muajsh hetime 7 persona të cilët ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër shtetas i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gjatë hetimeve në kuadër të operacionit “Porosia” ka rezultuar se shtetasi SH. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë, është bashkëpunëtor i 6 shtetasve të tjerë të arrestuar më datë 30 gusht 2020, për veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Durrës/ I riu vetëvritet me pistoletë në banesë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Durrës/ I riu vetëvritet me pistoletë në banesë

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, ndërsa viktima sipas informacioneve të policisë dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri pasi nuk ka patur shenja dhune në trup.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Publikuar

-

Nga

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u ndaluan shtetasit me inicialet të shpallur në kërkim: A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëtanë bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta adoleshentin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ai është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE