LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mund të na marrin për budallenj”/ Rudina Hajdari ngre tonet: Kjo është e pandershme dhe antikushtetuese

22 Shtator 2020, 06:50, Politikë CNA
“Nuk mund të na marrin për budallenj”/ Rudina Hajdari ngre

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka komentuar propozimin e PS-së, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

E ftuar në A2 CNN, deputetja Hajdari e ka cilësuar si të pandershëm dhe antikushtetues propozimin e PS-së.

?PS nuk ka bërë propozim për hapjen e listave 100%. Është fare e thjeshtë, nuk mund të na marrin për budallenj. Nëse fuqia i mbetet kryetarit, atëherë ku e ke ti listën e hapur.

Ajo që kemi arritur ne në propozimin tonë, është të bëjmë një renditje me rend alfabetik, duhet të jenë qytetarët që të votojnë dhe të renditesh sipas votave që ka marrë ne secilin qark. Propzozimi që ka bërë PS është krejt e pandershme dhe diskriminuese.

Është edhe antikushtetuese, sepse me ndryshimet kushtetuese që ne kemi miratuar,  2/3 e listës duhet të jenë të hapura, 70% e listës duhet të jenë të hapura.?-tha Hajdari.

Lajmet e fundit nga