Connect with Us

“Nuk habitem nëse Rama rri 16 vite në pushtet”/ Gazetari Fundo: Basha do jetë krahu i djathtë i kryeministrit

Politikë

“Nuk habitem nëse Rama rri 16 vite në pushtet”/ Gazetari Fundo: Basha do jetë krahu i djathtë i kryeministrit

Publikuar

-

“Nuk habitem nëse Rama rri 16 vite në pushtet”/ Gazetari Fundo: Basha do jetë krahu i djathtë i kryeministrit

“Po shoh që Lulzim Basha do të jetë krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme”.

Kështu deklaroi gazetari Elvi Fundo ka folur mbrëmjen e sotme, teksa ka folur lidhur me situatën politike në vend.

Fundo tha se nuk habitet nëse Rama do të rrijë edhe 16 vite në pushtet, pasi theksoi se opozita e Lulzim Bashës ëhstë e dobët.

“Nuk më çudit që Rama të jetë në pushtet 16 vjet dhe Basha të jetë në krah të tij. Po shoh që Lulzim Basha do të jetë krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme. Nuk më çudit fare fakti, që zoti Rama nuk e di sa mandate do të prodhojë, nuk është se kemi një opozitë të fortë në teren, kemi një opozitë të dobët, të shumë akuzuar, të përfolur për pazare”, u shpreh ai në emisionin “A Krasta”..

LEXO EDHE:  "Reforma nuk do japë rezultate"/ Paralajmëron Sejamini: Përplasjet politike do fillojnë pas zgjedhjeve

Teksa u pyet për sonazhdet, gazetari deklaroi se Rama ka humbur mbështetjen dhe për këtë ka ndikuar edhe tërmeti dhe pandemia e Covid-19.

“Ka një shqetësim të kryeministrit që po e vërejmë ditën e fundit. Nga ana tjetër kryeministri ka filluar të mbledhë koordinatorët, që kërkon llogari për fillimin e fushatës dhe kërkimi i llogarisë. Përtej atyre që artikulon opozita se sondazhet e kanë nxjerrë tjerë ka një gjë tjetër se nga të dhëna se kryeministri del poshtë 50%. Besoj se kjo ka ardhur për shkak të konsumimit gabim në këto 7 vite, por edhe për shkak të fatkeqësive që kanë ndodhur, siç është tërmeti apo pandemia”, nënvizoi Fundo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur “Mbrostar”, gjendet fusha e mbetjeve. Hapësira prej 5 hektarësh,  i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë.

Për disa ditë radhazi qyteti i Fierit është mbuluar nga tymi toksit, si pasojë e djegies së mbeturinave urbane.

Edhe një ditë më parë në media është raportuar, se qyteti është ende i nxirë edhe pse vatrat e zjarrit ishin të fikuara.

Ndonëse flakën janë shuar, tymi vijon të çlirohet, duke ua pamundësuar jetën banorëve të të Fierit dhe zonave përreth.

Vetëm pasi banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe qyteti u nxi nga bloza, institucionet u kujtuan që të dërgonin eksavatorë dhe kamione të tonazheve të rënda që të punonin për shuarjen e zjarrit dhe më pas për të mbajtur nën kontroll vatrat  që të mos çlirojnë tym.

Në fakt qyteti i Fierit, duhet të kishte inceneratorin, i cili duhej të ishte vënë në funksionim, ashtu siç deklaronte kryeministri Edi Rama, para thuajse një viti.

Në Tetor të vitit 2020, Rama, në emisionin ‘Opinion”, tha se sa i përket inceneratorit të Fierit, nuk ka mbaruar investimi.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna.  Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe.  (Shiko videon ketu).

LEXO EDHE:  Vettingu para apo pas zgjedhjeve?/Rama: Më sill një kafe turke dhe shohim!

LEXO EDHE:  Presidencialet në Austri/Kandidati i ekstremit të djathtë kryeson sondazhet

Por fundi i 2020-ës erdhi dhe iku, dhe inceneratori nuk është vënë në funksionim, ndonëse janë dhënë  rreth 28 milion euro për të dhe mbeturinat u dogjën, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë që Fieri ka nxirë përgjatë gjithë këtyre ditëve, kryeministri Edi Rama ka heshtur.

Qytetarët i kanë kërkuar llogari në rrjetin e tij social, teksa poston sukseset e tij.

Shiko Fierin… Për atë tymin e Fierit ke gjë për të thënë, se është një turp aq I mash.. është një vend që s’ka për tu bërë kurrë, digjen plehrat në mes të ditës dhe nuk guxon njeri të dalë dhe të thotë dy fjalë, turp…

Po digjen plehrat , po digjet vendi, keni krhyer vendin në ferrin e vërtetë….”, i shkruajnë disa qytetarë.

Përceç Ramës, për këtë skandal ka heshtur edhe drejtësia./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha po përgatit një dorëheqje fiktive nga PD, por a do mjaftohen amerikanët me kaq?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

Unë parashikoj që Sali Berisha do të jap dorëheqje nga grupi parlamentar, por do tentoj të vazhdoj të jetë deputet.

Mos u habisni sepse kemi 30 vjet që ja kemi mësuar karakterin. Kur Berisha bën presion, artikulimin e tij përkthejeni ndryshe. Me presion Berisha kërkon konçesion.

Prandaj lexoni të kundërtën e atyre ç’ka thotë.

Ai insiston deri minutën e fundit dukë thënë: “Do jem deputet i PD” por në minut të fundit do bëj të kundërtën për disa arsye:

– dorëhiqet nga Partia Demokratike dhe vazhdon e komandon në hije

– dorëhiqet nga PD që të shmang Lulzim Bashën nga përplasja me amerikanët

– dorëhiqet në minutën e fundit me qëllim që lufta mos vazhdoj por edhe amerikanët të mos avancojnë ne kërkesa tjera.

– dorëhiqet minutën e fundit nga grupi parlamentar por vazhdon të jetë deputet i pavarur

– dorëhiqet minutën e fundit nga partia por vazhdon e drejton Lulzimin nga shtëpia

– dorëhiqet nga grupi parlamentar dhe e perdor si konçesion për amnisti penale që mos proçedohet nga SPAK

– dorëhiqet nga partia dhe e çfryn zhurmën mediatike

Për këto arsye: Nuk ka rëndësi nëse dorëhiqet Berisha apo jo.

Në çdo rast Sali Berisha do e komandoj Partinë Demokratike në hije qoftë nga zyra, qoftë nga vila e Gjirit Lalzit.

LEXO EDHE:  Fobitë e Lulit dhe shakatë bajate të Monikës

LEXO EDHE:  “Nëse ndërhyn Rama mund të ketë përplasje të jashtëzakonshme”/ Çfarë paralajmëron Klevis Balliu

Çështja nuk shtrohet se çfarë do bëjë Sali Berisha, por çfarë do bëjnë amerikanët për të pastruar skenën politike dhe si do e zgjidhin izolimin e Berishës nga PD.

A do mjaftohet SHBA vetëm me dorheqjen e Sali Berishës apo do shkatrrojnë themelet e tij nga jugu në veri.

Sali Berisha ka një rrjet shumë të rrezikshëm policie private dhe shërbimi informativ privat.

A janë të përgatitur amrikanët për një skenar dorheqje të Sali Berishës dhe ku ai sërisht ta drejtoj opozitën nga kulla?

Ambasadorja Yuri Kim duhet kuotoj, që merimanga Berisha është aq e stër-holluat sa mund ta komandojë Partinë Demikratike edhe nga qelitë e burgut 313.

Prandaj kot lodhen që i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës, sepse ai është i kontraktuar si “vrasës” politik me pagesë i Berishës, pikërisht i planifikuar për ta përdorur ai në ditët e tija më të këqija.

Uroj që ambasadorja Kim të kuptoj aktrimin dhe skenarin e ri Basha-Berisha për një dorëheqje fiktive në shtator…..

Berisha do bëj sikur largohet, ashtu siç aktroi në 2013 me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por që amerikanve ju desh 8 vjet ta kuptonin që ai s’ishte larguar asnjë minut nga drejtimi opozitës…../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FBI po heton Berishën, pritet ekstradimi i tij/ Spartak Ngjela: Nëse Basha nuk shkëputet rrezikohet edhe ai

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka dalë në krah të ambasadores amerikaen Yuri Kim, pas takimit që diplomatja pati me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Është për të qeshur se si po përgjigjen “fansat” e Saliut për atë që i tha pardje ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Lulzim Bashës…

I ka kërcënuar së brendshmi presioni i hapur me emrin Yuri Kim: kjo kuptohet.

Janë të trembur nga lufta antikorrupsion vetë këta, që të tërë, por jo se po mbrojnë Saliun: prandaj, nga frika po sokëllijnë.

Kot e kanë. Frika e tyre do të jetë shoqëruese e kësaj kohe antikorrupsion. Dhe shqiptarët do ta shohin si komedi fundin e tyre.

Keni për ta parë”, shkruan Ngjela në një reagim të gjatë në rrjete sociale.

Sipas tij, ambasadorja nuk e kishte me Berishën, kur përmendi “ngrënien e barit”, por i dha mundësi shpëtimi Bashës.

Po pse, o njerëz, nuk e vini mendjen në arsye, dhe arsyen në logjikë, e logjikën në gjykim?

Ambasadorja Yuri Kim, nuk e kishte me Saliun, për atë që ajo i tha Bashës, kur i përmendi “ngrënien e barit”. Në këtë rast, ajo i dha rrugën e shpëtimit Bashës;

sepse, kuptohet që, për Saliun, ata kanë provat e tyre për veprimtarinë e tij antiamerikane, dhe këto i kanë shprehur.

Vendimi i departamentit të shtetit thotë se Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe juve kjo, ju duket pak?

Po, nuk e dini ju, o njerëz, që, cënimi i sigurisë së Amerikës, është krim federal në Amerikë, dhe ky krim ndiqet dhe hetohet nga FBI?

Ai është një krim federal, kjo dihet. Kurse Saliu dhe mbrojtësit e tij, thonë se Berisha është “një proamerikan i madh”. Por, këtë e din vetëm FBI, dhe askush tjetër.

Po, ku e dini ju se ndërkohë në Uashington FBI nuk ka filluar një proces penal kundër Sali Berishës?!

Por, a e dini ju se, për një krim federal kundër Ameikës, Uashingtoni mund të kërkojë ekstradimin e të akuzuarit?

Por, gjithashtu, në funksion të kësaj, duhet theksuar se, Shqipëria sot e ka nxjerrë konventën amerikano-shqiptare si ligj për ekstradimin nga Shqipëria në Amerikë, të personave të kërkuar nga akuza amerikane. Dhe, prandaj, shiheni konventën me kujdes, që ta kuptoni rrezikun që po i kanoset Saliut.

Dhe pastaj, më tej: nuk iu bëri përshtypje fare kërkesa e ngutshme amerikane për ratifikimin sa më të shpejtë në Parlament të konventës së ekstradimit Shqipëri-SHBA?

Kërkesa me ngutje për konventën, kuptohet se do të sjellë operacion drastik antikrim në Shqipëri.

As kaq nuk kuptoni dot?!”, shkruan më tej Ngjela.

LEXO EDHE:  Demalia paralajmëron Ramën, Veliajn dhe Ballën/ “Do varoseni nën gërmadhat që ngritët me para krimi”

LEXO EDHE:  Fobitë e Lulit dhe shakatë bajate të Monikës

Ndërsa ka zbërthyer deklaratën e ambasadores amrikane, Ngjela thotë se Rama dhe Soros-i nuk kanë dorë në këtë çështje, pasi për krimet kundër Amerikës, Departamenti i Shtetit drejtohet nga FBI.

Brenda kësaj arsyeje, na duhet të pyesim:

Ku e dini ju, o njerëz, që nuk do ta kërkojë Uashingtoni diplomatik ekstradimin e Sali Berishës në Uashington, për të vijuar hetimi i tij me akuzë për veprimtari antiamerikane?

E pra, ajo që i tha ambasadorja Yuri Kim Lulzim Bashës, ishte një rrugë shpëtimi për Bashën, dhe jo goditje për Saliun.

Sepse…

Eshtë e kuptueshme: nëse Sali Berisha ekstradohet për një krim federal me akuzë antiamerikane, dhe, Basha nuk e ka shkëputur ndërkohë partinë prej tij, edhe Basha rrezikohet.

Këtë tha zonja Kim, kur i përmendi “ngrënien e barit” Bashës.

Po Basha, çdo të bëjë?

Po e ndjen veten të fortë në arsyen juridike, le të shkojë edhe ky nën akuzën amerikane si bashkëpunëtor i Sali Berishës…

Apo, mos ndoshta Basha po dëgjon Saliun që thotë se Departamentin e Shtetit në Uashington po e drejton Sorosi dhe Rama, kundër Sali Berishës?

Po ju, o njerëz, ende nuk e dini se, për krimet kundër Amerikës, Departamenti i Shtetit drejtohet nga FBI?

Vërtet mund ta drejtojë Rama FBI-në amerikane! Na bëtë për të qeshur, me gjithë Saliun.

Kaq të leshtë jeni, o njerëz! Nuk e dini që, për krimin antiamerikan, edhe Presidentin amerikan, edhe Departamentin e Shtetit, i drejton FBI, me arsyen e vet juridike në hetimin antikrim?

Por, pse të zgjatemi më tej: nga ajo që shprehu ambasadorja Kim, me sarkazëm, duke evokuar marrëzinë kriminale të Enver Hoxhës, arrijmë në konkluzionin se:

Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh, dhe krimi shtetëror do të goditet rëndë.

Këtë i ka thënë pardje, hapur, ambasadorja e Yuri Kim Lulzim Bashës. Dhe Basha nuk po flet.

Atëherë: prisni dhe shikoni”, përfundon reagimin Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE