Connect with Us

Nuk është PS/ Briseida Shehaj propozohet për deputete nga një tjetër parti

Politikë

Nuk është PS/ Briseida Shehaj propozohet për deputete nga një tjetër parti

Publikuar

-

Nuk është PS/ Briseida Shehaj propozohet për deputete, ja nga kush parti

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, i është rikthyer politikës pas largimit nga Partia Socialiste.

Shehaj, e cila ishte një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë Rama, edhe për faktin se është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë”, ka treguar mbrëmjen e sotme se është propozuar për tu bërë deputete.

Ajo tregoi se propozimi i është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtohet nga Monika Kryemadhi.

Ish-drejtoresha e PS-së tha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora se ende nuk ka marrë një vendim nëse do ta pranojë ofertën.

LEXO EDHE:  Eduart Ndocaj: Rama ka përçarë PS, Meta më kërcënon

“Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim”, deklaroi Shehaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pesha e votës”/ Gazetari tregon çfarë po ndodh me listat e PD: Debati është i dobishëm, por jo sulmi

Publikuar

-

Nga

“Pesha e votës”/ Gazetari tregon çfarë po ndodh me listat e PD: Debati është i dobishëm, por jo sulmi

Gazetari Arsen Rusta ka bërë një analizë të situatës politike në vend teksa është ndalur tek debatet për listat e PD.

Sipas Rustës, debati është i dobishëm, por jo sulmi për një risi. Gazetari thekson se kjo që po ndodh, jo vetëm në PD, por edhe në PS me “Deputeti që dua” janë risi që nuk duhen sulmuar.

Pesha e votës
Ballkanasit, ne shqiptarët pak edhe më shumë. Rezultatin e një gare, e kthejmë në festë përtej mëhallës. Sa mirë! Por ama, humbjen e kthejmë në tragjedi. Nuk e pranojmë. Nuk pajtohemi, nuk shembet bota se përjashtohesh me votë nga asnjë garë. Në fakt, fitues e kampion cilësohet ai që pranon humbjen. Kjo thuhet shpesh në sport. Politika, është sport përgjegjësi përgjegjshmëri.  Dua të ndalem pak tek çka 24 orë qarkullon për listat e PD. Iku ky e ai, Basha hoqi këtë dhe atë. Dakord! Kur Basha disa procese zgjedhore i humbi, është kritikuar boll. Arsyeja: Ai bëri listat. Po, po ato lista që sollën edhe deputet me nivel inteligjencë nën mesataren e shoqërisë e deri në persona pa meritë. Tani, kjo që po ndodh. Jo vetëm në PD, por edhe në PS me “Deputeti që dua” janë risi që nuk duhen sulmuar. Në do ti, ai ata ato mos i mbështesni, por lërjani kohës t’i gjykoj. E pse duhet sulmuar Basha se anëtarësia vendosi që lërë jashtë për pretendent. E në fazën e dytë, ndoshta jo finale komisioni po ashtu la jashtë për pretendent. Të shohësh listën finale duhet ende kohë. Debati është i dobishëm, por jo sulmi për një risi. Aq më tepër nga ata që kanë 1 deri në 8 mandate ose 1 deri në 3 dekada në përfaqësi të popullit në parlament. Ata duhen të falenderojnë, çdo votues partinë ku aderojnë e duhet të jenë një shembull se si posti s’është i përjetshëm.
Jeni ju opozitar që i kërkoni dorëheqjen kryeministrit apo ministrave, jeni ju që s’pranoni verdiktin e anëtarësisë tuaj! Popullit votues dhe anëtarë të PD-s”, shkruan Rusta në një postim në rrjetet sociale.

Ai thekson se kjo që po ndodh në këto pak orë me PD, ndoshta do të jetë një furtunë kur me projektin “deputeti që dua” mbi 40 % të deputetëve aktual të PS t’i nxjerrë jashtë listave.

LEXO EDHE:  Zbulohet zyrtari socialist me tre poste

LEXO EDHE:  Ekspertët e PD takim online me Misionin e FMN/ Ankohen për PPP-të dhe amnistinë fiskale e penale

Më tej ai nënvizon se risia që vota peshon, duhet pranuar dhe vlerësuar me kohën.

Po a është kjo demokratike?! Kjo që po ndodh në këto pak orë me PD, ndoshta do të jetë një furtunë kur me projektin “deputeti që dua” mbi 40 % të deputetëve aktual të PS t’i nxjerrë jashtë listave. Vlerësoni sot peshën e votës, që nesër të mos ankoheni për deputet “Kërpërata” apo personazhe kabareje.
A ka faj Basha? JO Por risia që vota peshon, duhet pranuar dhe vlerësuar me kohën. Si ligji i dekriminalizimit hoqi të inkriminuarit. Ky projekt do risjell parlamentin në shina duke i hapur rrugën të rinjve”, përfundon gazetari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pasaporta për futbollistin afrikan përplas Ramën me Metën/ Presidenca: Ke urrejtje për Tironën

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Ilir Metën se i ka dhënë shtetësinë shqiptare një lojtari afrikan, pjesë e Tiranës për 8 orë edhe pse ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Sipas Blushit, kryeministri është autor i sulmeve antikombëtare që i bëhen këtij ekipi. Blushi thotë ndër të tjera se ora e përballjes po vjen.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.
Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! Ora e përballjes po afron! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” shkruan Tedi Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ SPAK-u, si dordolec

Publikuar

-

Nga

Të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.
Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t’i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t’i turbullojë ujërat.
Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t’i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak, nga tufa e zullumeve të veta.

Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës, për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

LEXO EDHE:  Eduart Ndocaj: Rama ka përçarë PS, Meta më kërcënon

LEXO EDHE:  Zbardhen prapaskenat e klaneve në opozitë/ LSI “shkrihet” para zgjedhjeve vendore

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet.

LEXO TE PLOTE