LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje e rëndë/ Vritet me thikë arbitri italian

22 Shtator 2020, 09:06, Sport CNA
Ngjarje e rëndë/ Vritet me thikë arbitri italian

Arbitri i Serie B dhe C, Daniele De Santis (33 vjeç) dhe e dashura e tij (30 vjeç) janë gjetur të vdekur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tyre në qytetin e Leçes. Policia ka konstatuar të çara në trupin e tyre, duke konfirmuar se ata janë vrarë me armë të ftohta.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtitura në banesë dhe më pas ata i kanë raportuar se policisë se një person i gjinisë mashkull ka dalë nga banesa me një thikë në dorë. Askush nga fqinjët nuk ka arritur ta dallojë autorin e kësaj ngjarje të dhimbshme.

De Santis kishte gjykuar më shumë ndeshje të Serie C, teksa numëronte plot 130 ndeshje zyrtare. Ai gjithashtu kishte vënë drejtësi në disa ndeshje edhe në Serie B, teksa debutimin e tij në këtë ligë e regjistron si arbitër i katërt në ndeshjen Piza-Benevento në vitin 2017.

Lajmet e fundit nga