Connect with Us

“Mos kërko shpëtim tek unë”/ Mitro Çela rrëfen bisedën e padëgjuar me Sabri Godon

Satire Politike

“Mos kërko shpëtim tek unë”/ Mitro Çela rrëfen bisedën e padëgjuar me Sabri Godon

Publikuar

-

“Mos kërko shpëtim tek unë”/ Mitro Çela rrëfen bisedën e padëgjuar me Sabri Godon

SABRI GODO

BEHAR 2009.Për të “vrarë” vapën dhe urinë, përfundova te “Strofka e Ariut”. Në sallë kishte zënë vend Sabri Godo. Ka shumë “sebepe” në jetë për të lidhur miqësi. Mua me Godon na ka “ngjizur” një frazë…

Rreth viteve ’80 punoja në gazetën “ZP”. Zanati ma donte të dilja me shërbim. Me hir: për të grumbulluar fakte. Me pahir: pa bërë 10-15 ditë shërbim jashtë Tiranës, nuk mund të firmosje në të flamosurën bordero. Shërbimi i radhës: Skrapari.

Në kthim, mora autobusin. Në Lushnjë hipa në tren. Përfundova ballë për ballë me Sabri Godon. Kur treni mori rrugë, Sabriu më zgjati një qese letre të mbushur me mandarina. I thashë:

-Ç’e deshe!

Zgjata dorën. Mora mandarinën. E qërova dhe e hëngra gjithë lezet! Kur përfundova, Sabriu ma zgjati përsëri qesen. Thashë:

LEXO EDHE:  Tronditet opinioni/ Sokol Balla përfundon në koma

-Ç’e deshe!

Zgjata dorën. Rrëmbeva një kokërr. I njëjti rit nga shkrimtari dhe unë u përsërit, derisa qeska u boshatis. Pasi e hodhi qeskën në koshin e plehrave, më thotë:

-Mandarinat i bleva edhe shtrenjtë, edhe me mik. I pëlqen zonja! I bëra “rrush e kumbulla” sepse më pëlqeu riti:” Ç’e deshe?” Ku e ke praktikuar?

-E kam huazuar nga beratasit, kur ndenja tre vjet për të bërë stazhin e partisë…

Përzura kujtimet. U ktheva në realitet. Më thotë Godo:

-T’i lexoj haberet. Disa më duken të korkolepsura. Nuk i kuptoj. Më lodhin. Pse kështu Mitro?

-Mos kërko shpëtim tek unë. Disa gjëra nuk i kuptoj as vetë?!

Qeshi.

-Ke të drejtë. Fajin e ka koha ku jetojmë. E kokolepsur politika. Mish-mash biznesi. Anapulla shtypi… E do një këshillë? Shkruaj për të shkuarën. Kujtimet të dalin më sakllam…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    23 Shtator, 2020 at 1:07 pm

    Te dy i sherbenit regjimit nga frika! Te dy bythpambuksa! Te dy servile dhe i benit genjeshtrat realitet! Ky Mitro Cela nuk ka qene aq i paster sic thote vete,po nejse..!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Satirë për të mos u humbur/ Ç’do thonë për Ramën një ditë pas 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Rama del në mbrojtje të Carlo Bolinos/ Sulmi i Metës skandaloz, çfarë dreqin do akoma…

Nga Agim Xhafka

Majko:- Më budalla nuk kisha ndeshur në jetën time. Ndaj i hapa rrugë kaq vjet.

Braçe:- Në asnjë mbledhje qeverie nuk mori pjesë. Se s’ia kishte haberin.

Shalsi:- Nuk vodhi me lezet siç premtuam.

Spiropali:- Skënderbeut ky t’i hajë kakën. As kalit nuk iu afrua.

Ulsiu:- Për pak morëm me qafë dhe Metën.

Ulqini:– Nuk më la të flisja njëherë pa do ia qr.

Ruçi:– Më vuri kryetar parlamenti pa më pyetur. Arrogant dhe i trashë.

Xhaçka:- Shyqyr që u prishën radarët se çdo dy minuta fiki, fiki më thosh.

Xhafaj:– Aq drogë sa kishte Surreli nuk kishte as Durrësi dhe as Vlora së bashku.

Tualeti:- Më detyroi 6 vjet që në 5 fjalë të thoja 6 gënjeshtra.

LEXO EDHE:  5 femra rrëfejnë histori të nxehta seksi gjatë pushimeve

LEXO EDHE:  5 femra rrëfejnë histori të nxehta seksi gjatë pushimeve

Gjiknuri:– Burrë legen, vetë na thosh vidhni vota, pastaj na inçizonte dhe ia çonte kasetat prokurorisë.

Fino:– M’u fry barku nga mashtrimet e tij.

Veliaj:- Na e mbushi Tiranën me kulla. Ec e prishi tani.

Lleshi:– Hidhu gaz helmues fëmijëve, më urdhëronte.

Balluku:– Shyqyr që theu qafën se në burg do përfundonim si parti.

Lame:– Donte të merrte edhe tapitë e tokave të Strugës. Budalla i lindur.

Top-Channel:- Theu qafën kryeministri më i paaftë dhe mashtruesi më i madh.

Klan:– Nga tani Shqipëria merr frymë lirisht.

Lorenci:- Një bq më pak.

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“Amerikani i “marrë” në Golem”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

Publikuar

-

Nga

Amerikani i “marrë” në Golem/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

Në Golem është një shkollë. Teknike. E lashtë me një histori amerikane.

Themelet e shkollës i hapi një amerikan: Charles Telford Erikson.

Në vitin 1908 Erikson erdhi në Tiranë. Turqit e përzunë në Elbasan. Bashkë me gruan dhe katër fëmijë. Ishte misionar i fesë protestante-evangjelist.

Zuri miqësi me Lef Nosin, Aqif Pashë Elbasanin.

Në vitin 1910 e përzuri nga Elbasani. U vendos në Manastir.

U kthye në Elbasan. Përsëri, person i pa dëshëruar, nga ushtria sërbe.

Në vitin 1919 shkoi në Koferencën e Paqes në Paris. Avokat i Shqipërisë tek Presidenti Willson. Delegat i “Vatrës” në SHBA.

Në vitin 1920 hapi dy shkolla për vajza: Në Tiranë dhe në Kavajë.

-Në vitin 1924 më ftoi Ahmet Zogu në vilën e tij në Durrës.-Kujton amerikani.- Më tha:

-Cilën shkollë do të hapësh tani?

-Institutin shqiptaro-amerikan për agrikulturë. Në Golem.

-Pse në Golem?-Pyeti Zogu.-

-Golemi është në qëndër: Tirana-Durrësi-Kavaja.- Karshi deti. Porti. Ka klimë dhe tokë të bekuar nga perëndia!

LEXO EDHE:  Histori seksi në diktaturë/Mësuesi i fizkulturës më zhvirgjëroi, sot është ….

LEXO EDHE:  Rrëfimi +16: “Kisha nevojë për seks, dhe dy shoferët më shpartalluan. Por, më ndodhi fatkeqësia e madhe”

Në vitin 1926 u hap shkolla. Një pjesë të fondeve i dhuroi Presidenti amerikan. Gjeti 5-6 mësues amerikanë.

Shkolla kishte një fermë me 300 ha tokë. Dy traktorë. Makina korrëse. Në atë kohë ne fushat e Shqipërisë “sundonte” parmënda?!

Në vitin 1927 Erikson mbajti një fjalim me nxënësit dhe mësuesit:

-Çdo punë e nisur, duhet të ketë një ide. Shkolla jonë e ka idenë e saj:

-Të mësoni të mbani mirë shtëpinë tuaj! Përparimi i një kombi, nis nga lulëzimi i çdo shtëpie!

Po fati i shkollës?

Erdhi fashizmi.

Shkolla ndryshoi tabelën: “Arnaldo Musolini”. Ruajti përmbajtjen.

Erdhi komunizmi: shkolla e ruajti emrin e mirë.

Erdhi demokracia: shkollës ju vu kazma?!

Vjet qeveria dha 250 milionë lekë. U bë shkolla. Tërmeti rrënoi konviktin e rrënuar. Po bëhet ndërtesë e re. Në dilemë pronësia për tokën.

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-Afera 400 milionë euro e inceneratorëve “çmend” Ramën/ Shpërthejnë memet në rrjet  

Publikuar

-

Nga

Rama del në mbrojtje të Carlo Bolinos/ Sulmi i Metës skandaloz, çfarë dreqin do akoma…

Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku ka tentuar të mbrojë aferën 400 milionë euro të koncesionit të inceneratorëve.

Por ndërsa Rama bënte avokatinë e një afere koruptive, për të cilën CAN.al ka publikuar një dosje të plotë investigative, me fakte dhe dokumente, ka pasur edhe një përplasje të fortë me gazetarët.

LEXO EDHE:  Rrëfimi +16: “Kisha nevojë për seks, dhe dy shoferët më shpartalluan. Por, më ndodhi fatkeqësia e madhe”

LEXO EDHE:  Rrefimi/E dashura ime ishte në dhomë me komshiun, a është ajo ende e virgjër?

Për më tepër, Rama “haroi” distancimin social, maskën, pandeminë dhe I shpërtheu pranë fytyrës gazetarit Robert Rakipllari.

“Tërbimi” i Ramës gjatë këtij emisioni ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në ironi.

Ndiqni më poshtë disa prej memeve më pikante:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: