Connect with Us

Merr fund çështja “Musolli”, ja çfarë do të ndodhë me mesfushorin

Sport

Merr fund çështja “Musolli”, ja çfarë do të ndodhë me mesfushorin

Publikuar

-

Besart Musolli është lojtar i lirë, pasi e ka tërhequr lejekalimin në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime të abcnews.al në FSHF e konfirmojnë diçka të tillë dhe tashmë mesfushori mund të zyrtarizohet në klubin e tij të ri.

Musolli, i cili kishte mbajtur shiritin e kapitenit te Kukësi, para pak ditësh publikoi edhe nëj letër lamtumire dhe shpjegonte se largohej nga verilindorët vetëm e vetëm për të qenë pranë familjes në Kosovës.

Mesfushorin e pret Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani, ndërkohë që Kukësi humbet një lojtar të rëndësishëm që për tetë vite ka qenë një nga lojtarët kryesorë dhe numëron më shumë se 200 ndeshje me fanellën e verilindorëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barcelona në krizë, e mposht Atletico Madridi

Publikuar

-

Nga

Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Barcelonës. “Los Rijoblancos” fituan me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje e zhvilluar në “Wanda Metripolitano”.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve.

Carrasco realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Marc-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës (45+3).

Me këtë fitore, Atletico ngritët në vendin e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 pike.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënder Gega në gjendje të rënduar, Safet Gjici i kërkon të shtrohet në spital

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej rreth dy javësh është i izoluar në shtëpinë e tij në Tiranë pasi ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”.

Ai ka munguar nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës dhe sot për javën e tretë të kampionatit kundër Teutës. Për herë të parë që pas infektimit, Gega ka pranuar të flasë ekskluzivisht për ‘Panorama Sport”, duke treguar detaje të gjendjes aktuale që po kalon pas infektimit me koronavirus.

“Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë.

Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime”, deklaroi Gega për gazetën pak minuta më parë. Tashmë mbetet për t’u parë se kur trajneri do të rikthehet të drejtojë ekipin, teksa gjasat janë që të mungojë edhe të mërkurën kur do të luhet Kukësi-Laçi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zgjedhja e vështirë e PSG-së, duhet të zgjedhë mes Mbappe dhe Neymar

Publikuar

-

Nga

PSG ndoshta duhet të zgjedhë se cilin nga dy yjet Neymar ose Kylian Mbappe të mbajnë në skuadër. “Parisienët” duan të rinovojnë kontratën e të dyve, por ndoshta nuk do kenë financa të mjaftueshme ta bëjnë shkaku i COVID-19.

Në rast së fokusohen të francezi, që është i lidhur me kalimin të Real Madridi, atëherë braziliani do jetë i lirë që të shitet të skuadra që ofron më shumë.
PSG ka nisur negociatat me Neymar, por sulmuesi kërkon pagë më të lartë, gjë që është e vështirë sepse momentalisht fiton 24 milionë euro për sezon.

Neymar ka shfaqur interesim për rinovimin, por PSG dëshiron ta mbajë edhe Mbappen. Mbetet të shihet nëse njëri nga dy yjet do largohet ose të dy do rinovojnë me klubin e madh francez.

LEXO TE PLOTE