Connect with Us

Mbi 3 miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

Kosova & Rajoni

Mbi 3 miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

Publikuar

-

Ministria serbe: Mbi 3 miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë tha se “vlera e projekteve infrastrukturore, që janë të rëndësishme për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës” dhe që “do të diskutohen me përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, kap shumën prej 3.7 miliardë eurosh”.

Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ministria tha se, deri më tash, është siguruar financimi për pjesën e parë të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë, të gjatë 33 kilometra, nga Nishi në Plloçnik, dhe se me Korporatën amerikane do të bisedohet për ndërtimin e pjesëve të mbetura.

Në deklaratë po ashtu thuhet se gjatësia totale e autostradës Nish-Merdare-Prishtinë është rreth 100 kilometra, nga të cilat 77 kilometra janë nga Nishi në Merdare.

Vlera e parashikuar për ndërtimin e të gjithë autostradës është 1.065 miliard euro.

Ministria serbe tha se do të bisedohet edhe për bashkëpunimin e mundshëm në projekte të tjera të trafikut rrugor, të tilla si: autostrada Bujanoc – Konçul – Gjilan – Shtërpcë, e gjatë 78 kilometra, riparimi i rrugës Ribariq – Bërnjak – Zubin Potok, e gjatë 28 kilometra, dhe rrugës Rashkë – Jarinë – Mitrovicë, e gjatë 61 kilometra.

“Kur bëhet fjalë për lidhjet hekurudhore, përparësi është rindërtimi i hekurudhës që lidh Nishin, Merdaren dhe Prishtinën”, tha Ministria serbe e Ndërtimit, për të shtuar se një nga projektet e propozuara është edhe hekurudha Prishtinë – Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

LEXO EDHE:  Serbët e Kosovës të vetmit pa viza, nëse nuk marrin pasaportë të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, nënshkruan të martën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u zotuan se do të zbatojnë marrëveshjen e 4 shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës u bë edhe hapja simbolike e zyrës së Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit të SHBA-së në Beograd./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurive e dhuratave

LEXO EDHE:  Haradinaj: Serbia po përzihet në punët e Kosovës

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Kosovë/ 418 të infektuar me Covid dhe 4 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Kosovë/ 418 të infektuar me Covid dhe 4 viktima në 24 orë

Situata e pandemisë në Kosovë është përkeqësuar pasi gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 418 raste pozitive, nga 1.608 teste të kryera.

Po ashtu raportohet se 4 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin.

“67 TË SHËRUAR DHE 418 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren)”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Engel: SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Engel: SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Serbisë dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Në një diskutim organizuar nga prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias, kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, si edhe ish- Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark folën për të ardhmen e Kosovës.

Demokrati Eliot Engel, i bëri jehonë faktit se gjatë dekadave, republikanët dhe demokratët kanë ndjekur një politikë dypartiake ndaj këtij rajoni.

Unë shpresoj që çfarëdo administrate të kemi, (cilindo) President, apo Kongres duhet ta kuptojmë se është mirë për Shtetet e Bashkuara të sigurohet që liria të përparojë në të gjithë botën, jo vetëm për të mirën e këtij rajoni, por edhe për të mirën e Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit gjatë administratës së ish-Presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, tha se diskutimi vinte në një moment shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane.

Shpresa ime është që javën e ardhshme të shënojmë një pikë kthese ku të mund të kemi një fillim të ri pas katër vitesh dështimi dhe të fillojmë të largohemi nga qasja e pabalancuar e administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo duke përdorur një gjuhë të ngjashme me atë të kandidatit demokrat Joe Biden.

Edhe zoti Engel tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara t’i kthehet një roli tradicional në marrëdhëniet e jashtme.

Por administrata e Presidentit Trump thotë se është pikërisht mënyra e saj jotradicionale, që i dha një shtysë të re bisedimeve Kosovë-Serbi, me rënien dakord për normalizimin ekonomik muajin e kaluar, në një takim të parë të një profili të tillë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se pas “vitesh negociatash të dështuara, administrata ime, propozoi një rrugë të re për të kapërcyer ndasitë”.

Duke u përqendruar tek krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, të dyja vendet ishin në gjendje të realizonin një arritje të madhe”.

LEXO EDHE:  Haradinaj: Serbia po përzihet në punët e Kosovës

LEXO EDHE:  Kosovë, nisin intervistimet per krime lufte

Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë një politikë e tillë tek një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, pengesa më e madhe ndaj së cilës është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për organizatorin e diskutimit, Profesorin e Universitetit të Kolumbias, David Phillips, thotë se nuk do të ketë paqe derisa të ketë normalizim.

Sipas mendimit tim normalizim do të thotë që Serbia ta pranojë se e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve që Millosheviçi bëri, që Kosova është një vend i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Pasojat e trashëgimisë së luftrave të viteve 90 në Ballkan, rëndojnë ende mbi rajon. Gjenerali Wesley Clark, ishte komandanti i forcave të NATO-s, kur aleanca ndërmori bombardime për të ndalur fushatën e Millosheviçit dhe forcave serbe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi arritjet e Kosovës.

Tani sfida është të ndërtohet një shtet të fortë ekonomikisht dhe politikisht në një nga rajonet më të vështira të botës”.

Kongresmeni Engel, duke vlerësuar angazhimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, gjë që u bë e njohur për herë parë, si një nga pikat e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë, tha se ashtu si Izraeli dhe vendet arabe po punojnë bashkë, ashtu duhet të ndodhë edhe në Ballkan.

Do të doja ta shihja në Ballkan, me shqiptarë dhe serbë dhe malazezë dhe të gjithë popujt që punojnë së bashku që jetojnë në një rajon shumë të vogël, por është më mirë për të dyja palët, ose të gjitha palët nëse ata punojnë së bashku dhe e njohin njëri-tjetrin”, tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE