LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA mbyll hetimin gjyqësor për Donika Prelën/ Ja çfarë ndodhi gjatë seancës

22 Shtator 2020, 07:41, Politikë CNA
KPA mbyll hetimin gjyqësor për Donika Prelën/ Ja

Përfaqësuesja ligjore e prokurores Donika Prela i kundërshtoi të gjitha prapësimet e Komisionerit Publik lidhur me provat e reja të dorëzuara nga subjekti. KPA e rrëzoi kërkesën e avokates Blerina Dodaj, për të paraqitur konkluzionet përfundimtare në një seancë më vonë nga Komisioneri.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes për rivlerësimin kalimtar të ish-drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. Para marrjes së këtij vendimi të ndërmjetëm nga Kolegji, përfaqësuesja ligjore e Prelës, avokatja Blerina Dodaj kundërshtoi të gjitha prapësimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa lidhur me provat e reja të dorëzuara nga subjekti në KPA.

Prokurorja Donika Prela nuk ishte e pranishme gjatë seancës së të premtes. Sipas avokates Dodaj, Prela nuk u paraqit për arsye të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Me anë të një email-i, prokurorja Prela i kërkonte KPA-së që të vijohej shqyrtimi i çështjes edhe pa praninë e saj dhe se do të përfaqësohej nga avokatja Blerina Dodaj.

Dodaj u shpreh se bashkëshortët Prela kishin patur mundësi për blerjen e apartamentit në Tiranë. Sipas saj, burimet financiare që kanë shërbyer për krijimin e kësaj pasurie janë të ligjshme dhe renditi në vijim arsyetimet.

Sipas avokates Dodaj, Prela nuk ka patur dijeni për faktin se punëdhënësi i bashkëshortit nuk kishte paguar taksat. Ajo shtoi se të ardhurat e përfituara nga bashkëshorti janë pasqyruar rregullisht në deklaratat vjetore dhe në atë veting.

?Personi i vetëm përgjegjës për pagesën e detyrimeve ka qenë punëdhënësi dhe kjo gjë nuk varej nga bashkëshorti i subjektit. Pretendimet e Komisionerit se një pjesë e pagës është marrë në dorë nga bashkëshorti i subjektit dhe një pjesë në bankë ? e për pasojë ka patur dijeni për mospagesën e detyrimeve, janë të pabazuara në ligj dhe në prova. Ky është vetëm mendimi i Komisionerit Publik dhe është i pabazuar?, pohoi ndër të tjera avokatja Dodaj.

Ajo shtoi se bashkëshorti i Prelës kishte marrë dijeni së fundmi për mospagesën e detyrimeve dhe se tashmë ato ishin shlyer nga punëdhënësi së bashku me penalitetet. Dodaj kërkoi që Komisioni të konsiderojë të gjitha të ardhurat e bashkëshortit të deklaruara nga Prela.

Avokatja Dodaj e kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit lidhur me dy transaksionet të kryera nga bashkëshorti i Prelës të cilat nuk janë deklaruar ? një hua 25 mijë euro e dhënë prej tij që nuk figuron në deklaratat e pasurisë dhe një pagesë në shumën 1.7 milionë lekë të kryer në favor të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës për llogari të kompanisë së ndërtimit ku kishte punuar më parë, ndërkohë që ishte i punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Dodaj këmbënguli se nga provat e reja vërtetohet se burimi i këtyre vlerave është paguar nga subjekte të tjera dhe se bashkëshorti i Prelës ka vepruar për llogari të tyre duke mos përfituar asgjë.

Sipas avokates Dodaj, bashkëshorti i subjektit i?a ka dhënë huanë 25 mijë euro shtetasit R.N. për llogari të një personi tjetër. Ajo theksoi se mospasqyrimi i prokurës së posaçme mes bashkëshortit të Prelës dhe shtetasit A.P., që sipas saj ishte huadhënësi i vërtetë, ishte për faj të noterit.

?Pretendimet e Komisionerit Publik se bashkëshorti i subjektit i ka poseduar 25 mijë euro për 4 vjet është i pavërtetë, pasi këtë vlerë e ka patur huamarrësi. Vërtetohet se veprimet e bashkëshortit nuk lidhen me subjektin?, shpjegoi Dodaj.

Duke ju referuar vlerësimit të KPA-së dhe Komisionerit Publik për një rast sipas saj të ngjashëm, Dodaj kërkoi që individët për llogari të të cilëve bashkëshorti i Prelës kishte kryer transaksionin për realizimin e huadhënies, nuk duhej të konsiderohen si persona të lidhur.

Më pas, Dodaj u ndal në pretendimin e Komisionerit se Prela dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar një apartament në Durrës kundrejt vlerës 10 mijë euro duke u trajtuar në mënyrë preferenciale. Ajo sqaroi se kishin dorëzuar si prova komunikimet me email mes bashkëshortit të Prelës dhe ish-kolegëve në kompaninë ndërtuese ku kishte punuar ai më parë. Sipas Dodajt, këto email-e vërtetonin se bashkëshorti i Prelës i ka vazhduar marrëdhëniet me kompaninë ndërtuese edhe pas largimit nga puna.

?Nuk ka patur asnjë trajtim preferencial apo ndonjë dhuratë lidhur me blerjen e apartamentit në Durrës, por heqje dorë prej vlerës maksimale nga ana e shoqërisë ndërtuese për shkak të kontributit të bashkëshortit të subjektit, e cila e ka deklaruar këtë pasuri rregullisht që prej vitit 2014?, pohoi Dodaj.

Përfaqësuesja ligjore e Prelës pretendoi se huadhënësi Gj.P. ka patur të ardhura të mjaftueshme për kursimin e vlerës 1.4 milionë lekë dhe se është provuar pamundësia objektive për të dokumentuar të gjitha të ardhurat e përfituara nga puna si emigrant në Greqi.

?Shteti grek thotë se të dhënat ekzistojnë prej vitit 2002 e në vazhdim. ?Provohet se Gj.P. ka patur mundësi ta japë huanë dhe të vërtetojë me dokumentacion ligjor një pjesë të të ardhurave. Nuk ka vërtetuar dot të ardhurat për periudhën 1996-1998, pasi nuk ka mbajtur pullat e pagesës së sigurimeve dhe se shteti grek nuk ka dokumente para vitit 2002. Edhe ILDKPKI nuk i ka kërkuar subjektit të dhëna për të ardhurat e shtetasit Sh.P.?, shpjegoi Dodaj.

Ajo tha se për këtë çështje Prela kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme dhe se nuk mund të kalohej barra e provës. Sipas Dodajt, nëse KPA e përfshinte Gj.P. në barrën e provës, atëherë t?i kërkohej atij deklarimi i pasurisë dhe më pas të vlerësohej.

Dodaj u ndal edhe në shkaqet e ankimit lidhur me kriterin e profesionalizmit. Ajo e kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit lidhur me denoncimin për standarde të dyfishta në hetimin e dy personave të proceduar për të njëjtën vepër penale, ku sipas Ballhysës është prokurori ai që ka autoritetin të ushtrojnë ndjekjen dhe jo oficeri i policisë.

Përfaqësuesja e Prelës u mbrojt me të njëjtën mënyrë, duke u shprehur se në asnjë rast prokuroria nuk ka kërkuar masë sigurie ?arrest në burg?, kur i pandehuri ka qenë i proceduar në gjendje të lirë. ?Qëndrim ndryshe është mbajtur vetëm në ato raste kur i shoqëruari është proceduar edhe për vepra të tjera penale. Nëse në këtë rast kur policia gjyqësore e kishte proceduar në gjendje të lirë, subjekti do të kishte kërkuar ?arrest në burg?, atëherë do të kishte abuzim?, shpjegoi Dodaj.

Ajo e kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit që konsideroi se Prela i kishte kryer kërkesat për përjashtim të dy anëtareve të trupit gjykues me qëllim zvarritje e procesit. ?Pretendimi është alogjik dhe i pabazuar në ligj e në prova?, u shpreh Dodaj.

Ajo theksoi se kërkesat janë ligjore. ?Por, edhe nëse do të ishin abuzive, kërkesat nuk mund të vlerësohen nga Komisioneri Publik apo nga ky trup, por nga një tjetër trup gjykues?, pohoi Dodaj. Ajo shtoi se KPA i ka komunikuar Prelës dispozitivin e dy vendimeve për rrëzimin e kërkesave të saj, por se në asnjë rast nuk trajtohet aubuziviteti i tyre.

?Pranimi i arsyetimit të Komisionerit Publik do të shkelte të drejtat e njeriut për një process të drejtë dhe të paanshëm?, përfundoi Dodaj.

Pas përfundimit të prapësimeve të avokates Dodaj, Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shpreh i gatshëm për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Dodaj kërkoi që t?i paraqiste konkluzionet përfundimtare një seancë pas Komisionerit, por kjo kërkesë u rrëzua si e pabazuar nga trupi gjykues i KPA. Kolegji vendosi që konkluzionet përfundimtare të paraqiten jnë të njëjtën seancë që do të zvillohet më datë 18 shtator, ora 09:00.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokuores Donika Prela duke arsyetuar se ajo nuk arrin nivel të besueshëm kryesisht në kriterin e pasurisë, megjithatë kërkoi shqyrtimin për të tri kriteret./BIRN

 

Lajmet e fundit nga