Connect with Us

Kollomoqi i mykyr që na jep çdo ditë qeveria

Politikë

Kollomoqi i mykyr që na jep çdo ditë qeveria

Publikuar

-

Kostoja e lartë e subvencionimit të biznesit me para publike

Nga Klodian Tomorri

Gjatë viteve 80’, teksa zizat e Partisë transportonin në autokolonë misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnje, pyet i habitur shoferët: Kaq shumë derra paska ky Berati! Shoferët ja plasen të qeshurit. Misri, që shpesh qe i krimbur apo i mykur, ishte për njerëzit.

Ndërkohe, që njerezit hanin kollomoqin e mykur për pjesen me të madhe te vitit, sekretarët e Partisë dhe zyrtarët e regjimit, krenoheshin se sërish Partia ja kishte dalë të siguronte bukën e popullit me forcat e veta. Por vetë, asnjeri prej tyre nuk hante misrin e derrave, e madje as i nënshtroheshin regjimit të tollonave.

Qeveritaret e sotëm ngjajnë shumë me sekretarët e Partisë qëmoti. Fundja, të gjithë kanë të njëjtën prejardhje. Politikisht nga mema Parti, gjenetikisht shumica e tyre janë bijtë e etërve.

Çdo ditë ministrat e sotëm lëvdojnë reformat dhe arritjet e Shqipërisë në arsim, por femijët e tyre i shkollojnë jashtë. Propagandojnë progresin në shendetësine publike, por veten dhe familjaret e tyre i kurojnë jashtë.

Mburren me transformimim e Tiranës, por jetojnë në periferite e shtrenjta, larg zhurmes, trafikut dhe mbi të gjitha ndotjes qe po vret me mijera njerez çdo dite.

Shkurt, këta jane te vetmit kuzhinierë në botë që nuk e provojnë asnjëhere corben e tyre.

Lindita e Arsimit do të mbahet mend si ministrja e vetme e arsimit në botë, që krenohej njëkohësisht për arritjet ne arsim dhe me faktin se vajza e saj studionte në Francë. Besa do te mbahet mend për rekordin, që femijet e saj nuk hëngren asnje dite corben që gatoi mamaja me shkollat publike.

LEXO EDHE:  Krijimi i partisë së re/ Gazetari: Sulmet janë absurde

Beqja i reformave të mëdha ne shëndetesi do të kujtohet si ministri qe edhe gripin e kuronte ne spitalet private. Erjoni, qe cdo ditë ndërton një pallat dhe mbyll nga një rruge në Tiranë, si pashai i Kodres se Diellit, ndërsa shefi i të gjithe ketyre, do te mbahet mend si burri që i bëri nënën arsimit, shendetesise dhe të gjithë vendit.

Për ta bërë edhe me groteske, ka dhe nje ngjashmëri tjeter. Ne kohen kur shumica e popullit hante kollomoqin e mykur te Partise, Shqiperia merrte cmimin e pare nga OKB për ushqimin. Sot, që arsimi dhe shendetesia publike jane ne diten e tyre me te erret, Banka Boterore e klasifikon Shqipërinë ne 10 vendet me permiresimin më të madh ne bote për keta dy sektore, ndersa Bashkia e Tiranes merr cdo jave nga nje cmim te pare nderkombetar. Idem. Ndryshimi i vetëm eshte se në atë kohe cmimin e terhiqte Sofokli Lazri, kurse sot i terheq Erjoni.

Cmimet ndërkombëtare ngrohin propaganden e qeverisë dhe ndoshta edhe xhepin e atyre që i japin. Cështja eshte si do ja bëjmë me kollomoqin e mykur qe po na jep çdo ditë Rilindja?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli dhe Patozi me listë të përbashkët në zgjedhje/ Koordinatori i BD: Me PD jemi ndarë në koncept

Publikuar

-

Nga

“Patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave”/ Patozi mesazh ngushëllimi për humbjen e Koço Devoles

Koordinatori i Bindjes Demokratike në një intervistë për RTSH-në ka folur për alternativën që së bashku me anëtarët e tjerë synojnë t’i ofrojnë Shqipërisë.

Patozi dhe ish-kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli do të jenë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Koordinatori i  BD tha se e vetmja mënyrë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët.

Ne synojmë të jemi alternativë e tretë për Shqipërinë dhe mundësisht të kemi një koalicion opozitar ku të bashkojë parti dhe lëvizje të ngjashme të cilët kanë si objektiv jo thjesht rotacionin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës, por ndryshimin e politikbërjes në Shqipëri.

Ne mendojmë që kjo është një nevojë e shoqërisë shqiptare dhe nuk është vetëm ambicia politike e disa personave dhe duke qenë e tillë ne mendojë se do jemi një forcë qeverisë përcaktuese, ky është objektivi ynë.

Nuk na ndan asgjë. Kemi të drejtën e botës që të ruajmë nuancat dhe profilin që secili ka. Ne na bashkon një gjë e madhe. Kauza jonë e përbashkët është ndryshimi i politikbërjes në Shqipëri. Kemi të përbashkët dhe llogaritë elektorale, sepse kodi elektoral është i tillë që penalizon partirtë e reja. Ne në përgjigje të këtij kodi i cili është bërë qëllimisht nga partitë e vjetra, për të mos lejuar që në fushë të futen dhe lojtarë të rinj, ne e kemi detyrim të bashkojmë forcat dhe t’i lemë vetëm ata. Pra dy blloqet politike, PS në pushtet dhe nga ana tjetër PD dhe LSI.

Ne nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të garuar në zgjedhje. E vetmja formë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët, në do të prezantohemi më shumë si frymë sesa si forcë elektorale.
Në ndryshim nga partitë e vjetra do i vendosim gjerat me kolegjialitet.
Do ulemi brenda partive tona në rradhë të parë, por pastaj dhe me njëri tjetrit që të maksimilizojmë fuqinë tonë elektorale në çdo qark”, tha Patozi.

I pyetur se ku do të kandidojë Patozi u shpreh se nuk është vendosur asgjë akoma edhe pse ajo që do i shkonte më shumë do të ishte kandidimi në Tiranë.

LEXO EDHE:  “Fole o hajdut, je bërë si putanë”/ “Maskrohet” Petrit Vasili

LEXO EDHE:  LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë - Elbasan

“Sipas të gjitha gjasave ajo që më shkon më shumë do të ishte Tirana. Pasi edhe origjinën dhe jetën time elektorale e kam pasur në Tiranë por kjo është një gjë që ende nuk është mbyllur.
Ne do të jemi përballë qeverisë. Kjo alternativë do të dalë përballë qeverisë, ky është kundërshtari“, u shpreh ai.

Patozi përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me PD dhe shtoi se shtoi se me këtë parti është ndarë në koncept.

Ne nuk mund të kemi aleancë parazgjedhore me partitë e vjetra, të cilët sipas nesh janë autorët ose bashkëpërgjegjësit e krizës politike në Shqipëri.
Jemi shumë të qartë se çfarë na pret, dimë kush janë kundërshtarët dhe dimë kush janë partnerët e mundshëm.
Ne do hyjmë në garë që të jemi fitues. Në rast se populli do të vendosë fitues tjetër në do shohim rast pas rasti të gjitha opsionet në mënyrë që të ruajmë kauzën tonë e cila do të mbette dhe pas 25 prillit, por dhe interesin publik.

Ne me PD jemi ndarë në koncept. PD ka respektin tonë si forcë opozitare dhe shumë prej nesh kanë kaluar më shumë se gjysmën e jetës brenda asaj partie. Unë jam krenar për çdo ditë që kam qenë përfaqësues i PD. Politika është dinamike. Tani nuk na bashkon asgjë si e konceprojmë të ardhmen e Shqipërisë dhe si e shohim zgjidhjen krize.

Ka një problem konceptual që vjen kryesisht nga lidershipi i gabuar, dhe të tjerëve që duan ta ndjekin“, përfundoi Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenti ktheu ligjin për Policinë e Shtetit/ Balla: Meta takohet natën me ish-shefa të kanabizuar

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Meta ka kthyer ligjin për Policinë e Shtetit.
Balla ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar, ndërsa në mes  ditës dhe nates, shkel ligjin per festa kolektive

“Presidenti i Republikes kthen diten ligjin per Policine e Shtetit, ndersa Ilir Meta takohet naten me ish-shefa policie qe i quante të kanabizuar! Ndersa mes dites dhe nates, shkel ligjin per festa kolektive duke u treguar shqiptareve se sa serioz eshte kur flet per Kushtetute e per ligj”, shkruan Balla në Facebook.

Sipas Metës, ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor. Në argumentin e tij, Meta thekson se Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksina anti-Covid/ BE dhe ‘Moderna’ firmosin nesër marrëveshjen për 160 milionë doza

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nesër pritet të zyrtarizohet kontrata e re me kompaninë farmacuetike “Moderna” lidhur me sigurimin e vaksinës anti-Covid.

“Nesër do të aprovojmë një kontratë të 6-të për deri në 160 milion doza të moderna_tx. Ne jemi duke ndërtuar një nga portofolet më të plotë të vaksinave anti COVID19, të sigurta dhe efektiveqë të mund të na ndihmojnë t’i japim fund pandemisë”, shkruan Ursula von der Leyen në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE