Connect with Us

Ish-futbollisti i Skënderbeut firmos në Serinë B italiane

Sport

Ish-futbollisti i Skënderbeut firmos në Serinë B italiane

Publikuar

-

Futbollisti i dalë nga akademia e Skënderbeut, Dean Liço, ka nisur një aventurë të re në Serinë B italiane.

Djali i zv.trajnerit të Skënderbeut, i cili në të kaluarën ka provuar disa aventura jashtë Shqipërisë, do të tentojë të lerë gjurmë te skuadra e Askolit në Serinë B.

Liço ka firmosur kontratë afatgjate me skuadrën bardhezi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi italian i ka harruar mirëseardhjen korçarit. Kujtojmë që Liço është pjesë edhe e Kombëtares së moshave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Interi rikthehet te fitorja, i shënon 2 here Xhenoas

Publikuar

-

Nga

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar. Zikaltërit e Kontes kanë mposhtur 2-0 Xhenoan në transfertë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me zikaltërit që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukakun në minutën e 64’ dhe D’Ambrozion në minutën e 80’.

Më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3 me 10 pikë pas 5 javëve, ndërsa Xhenoa zbret në vendin e 15 më vetëm 4 pikë.

FT/ Xhenoa-Inter 0-2

Lukaku 64′, D’Ambrozios 80′

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Ajaksi thyen rekordin 48-vjeçar, fiton 0-13 në kampionat

Publikuar

-

Nga

Ajaks nuk ka pasur frena në ndeshjen e sotme në kampionatin holandez teksa ka shënuar plot 13 gola ndaj Venlos në transfertë. Harkëtarët nuk patën mëshirë për kundërshtarin, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të këtij fillim sezoni.

Ajaks shënoi katër herë në 45 minutat e para, mirëpo në të dytën kur vendasit mbetën me 10 vetë, miqtë shtynë me shumë forca përpara duke shënuar edhe nëntë herë të tjera. Mes golashënuesve ranë në sy pesë golat e Lasina Traore, apo edhe dy realizimet e Klas Jan Huntelar.

Kështu, në fund shifrat ishin të frikshme, teksa Ajaks vendosi edhe një rekord të ri, teksa fitorja më e thellë ka qenë e harkëtarëve para 48 viteve kur mposhtnin Viteshen me rezultatin 12-1.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Jahmir Hyka gjen rrugën e rrjetës në kampionatin kinez

Publikuar

-

Nga

Jahmir Hyka ka gjetur golin e parë në Kinë. Mesfushori ofensiv nga Tirana, u transferua në mesin e gushtit te Guizhou Hengfeng, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez.

32-vjeçari realizoi golin e dytë në fitoren 0-3 jashtë fushe kundër Shenyang Urban FC. Ishte minuta e 40-të kur Hyka lëvizi bukur në krahun e majtë dhe mposhti portierin vendas me një goditje të saktë.

Nisje fantastike e Guizhou Hengfeng në grupin E të Jia League dhe rrjeta e parë kineze për lojtarin ofensiv, i cili numëron 47 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE