Connect with Us

Foto-Kujt ia vodhi logon Irfan Hysenbelliu?

Aktualitet

Foto-Kujt ia vodhi logon Irfan Hysenbelliu?

Publikuar

-

Ditët e fundit, mediat e Irfan Hysenbelliut kanë reklamuar një birrë të re, ku një detaj që bie në sy është dizenjimi blu dhe logoja HB.

“Falë eksperiencës së krijuar ndër vite, fabrika e birrës së parë shqiptare nën menaxhimin e ekipit të ‘Hysenbelliu Group’ ka realizuar formulën e birrës 01 Premium, me një pamje unike dhe cilësi të lartë për vitin 2020.”-shkruan Panorama.

Logoja e prezantuar nga Irfan Hysenbelliu

Por, mesa duket “dardha e ka bishtin prapa”, dhe imazhi i kësaj birre është vërtetë i krijuar nga eksperienca, por jo nga ekperienca e Irfan Hysenbelliut. Po të shikosh me detaje, imazhi ka shumë ngjashmëri jo vetëm në ngjyra por dhe në detaje

Por, kujt ia vodhi Irfan Hysenbelliu këtë logo?

Sikurse shikohet në foto më poshtë, dizenjimi i birrës së reklamuar nga Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij është i njëjtë me atë të birrës së Munchen, e cila është një birrë në Bavari.

LEXO EDHE:  Fatura që denoncon/Birra Korça, një fakt evazioni dhe abuzimi

HB është Birra e Munchen, blu dhe me të njëjtin design.

Për më tepër, është kopjuar fiks edhe logoja, edhe në font, edhe në bashkimin e H me B.

CNA.al i ka shkruar një e-mail zyrtar HB-së, ku i ka kërkuar informacion në lidhje me këtë brand dhe ngjashmërinë.

Po të shikojmë me kujdes logon është e njëjta ngjyrë blu, i njëjti format dhe i njëjti emër. Përjashto faktin që Panorama i ka shtuar edhe një 01. Mirë që nuk e kanë bërë HEINEKEN. Vetëm kjo u ka ngelur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Politika e “Asfaltit” si vlerë…..

Publikuar

-

Nga

Nga Ilirjan Blloshmi

Servilizmi, genjeshtra, vjedhja, imoraliteti, pushojnë së qeni, në momentin kur njëriu që i mbart ato hynë në politike dhe bëhet njëri publik.

Me ndihmën e tyre ai ngjitet në ” malin” e karrieres, keqinfrmon publikun, depërton në skutat më të errta të manipulimit të së vërtetës. Këtu qëndron dhe antivlera e një politikani me vese. Ai inkriminon krejt shoqërinë dhe ky është edhe fakti më tragjik që përjetojmë sot në Shqipëri.

Një politikan me vese që akuzohet për vjedhje, vrasje, korrupsion etj etj. Zgerdhihet para kamerave sikur nuk ka ndodhur gjë. Një politkan që s’ ka asnjë vlerë ngasherehet para kamerave për patriotizmin e tij “natyror” . Një politikan qe gënjen haptazi përpara të gjithëve dhe duke e ditur të gjithë që gënjen, por është i suksesshëm sepse kështu e do shefi i tij.

LEXO EDHE:  Nëse dëshironi t’i thoni lamtumirë rrudhave, filloni të pini birrë

LEXO EDHE:  Fatura që denoncon/Birra Korça, një fakt evazioni dhe abuzimi

Efekti është poshtërues. Paradoksalisht me anë të antivleres ëndërrojmë të krijojmë vlerën e demokracisë në Shqipëri.

Kjo foto i tregon të gjitha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dy milionë dollarë dëm shtetit me skemën e mashtrimit/ Arrestohet ish-drejtori i OST

Publikuar

-

Nga

Dy milionë dollarë dëm shtetit me skemën e mashtrimit/ Arrestohet ish-drejtori i OST

Policia ka vënë në pranga Klodian Gradecin, ish-drejtor i OST, në lidhje me skemën e mashtrimit me karburantet, në AKBN.

Gradeci ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN, kur është zbuluar skema e mashtrimit.

Kujtojmë këtu se zyrtarët e lartë të AKBN u arrestuan pas zbulimit të një skeme mashtrimi, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 2 milionë dollarë.

Kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

LEXO EDHE:  A do ta nxjerrë të pafajshëm Artan Gjermeni, ish-deputetin Salianji?!

LEXO EDHE:  Ç’të bën borxhi, s’ta bën Zoti/ Si e “groposi” Edi Rama Irfan Hysenbelliun

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme unimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të “Republikasve” ndaj Topallit

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi thotë se “republikasit dhe ish-sigurimsat e opozitës” janë bërë bashkë dhe sulmojnë Jozefinën ndërkohë nga ana tjetër Rama po miraton kodin e ri zgjedhor.

Elezi thekson se është e dukshme që ka një dakordësi në heshtje ndërsa nënvizon se “e lehurat e Republikasve për njërin apo tjetrin ka si qellim të heq vëmendjen nga pranimi në heshtje i humbjes pa hyrë ne fushëbetejë.”

Koalicionet dhe Listat e hapura – beteja e dites per opoziten.
Republikasit dhe ish-sigurimsat e opozites jane bere bashke ne luftrat e tyre me mullinjte e eres, sulmojne Jozefinen qe e perzune vete, dhe kane lene bosh fushen e betejes. Nderkohe shoku Rama pa me te voglen veshtiresi po miraton kodin e ri zgjedhor, sic e do vete pa me te voglen rezistence.

– Te heqesh koalicionet parazgjedhore eshte nje veprim tejet i njeanshem per faktin se pothuaj te gjitha subjektet politike qe do garojne jane kunder. Nderkohe qe edhe eshte nje element jodemokratik pasi ndalon ata qe ndajne pikpamje te peraferta te grupohen, tek e fundit edhe nje koalicion qelbesirash sic e pat ndertuar vete dikur.

– Mbyllja teknike e listave te hapura, eshte nje veprim tjeter djallezor, qe tregon se ai to perdor cdo mjet per te fituar keto zgjedhje.
Ne fakt eshte e dukshme qe ka nje dakortesi ne heshtje, pasi per nje kohe te gjate ata hodhen ne sulm Spinat e e tyre kunder listave te hapura por nidikimi ne opinion ishte pa rezultat.
Keto dy rregulla jane shume te rendesishem per keto zgjedhje dhe nese pranohen nga opozita do quhej pazar mes tyre.si ai i 17 Majit.
Republikas e lehura juaj per njerin apo tjetrin ka si qellim te heq vemendjen nga pranimi ne heshtje i humbjes pa hyre ne fushebeteje”, shkruan Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE