Connect with Us

Denoncimi “bombë”/ Autori i dy vrasjeve fiton tenderin në portin e Durrësit

Denoncim

Denoncimi “bombë”/ Autori i dy vrasjeve fiton tenderin në portin e Durrësit

Publikuar

-

Moti i keq pezullon lëvizjet detare në Durrës dhe Vlorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital i cili thotë se autori i dy vrasjeve në, ka fituar tenderin në portin e Durrësit.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, Ardian Tragaj ka fituar tenderin për pastrimin e ambjenteve të jashtme të Terminalit të Kontejnereve të Portit të Durrësit i cili sapo ishte marrë nga koncesionari Durrës Container Terminal.

“Autori i dy vrasjeve, Targaj fitues i tenderit ne portin e Durresit!
Ai fiton tenderin e pastrimit me gjashtfishin e vleres qe shpenzonte koncesionari per kete proces.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Dr. Berisha. Uroj jeni mire.
Rastesisht zbulova nje skandal qe eshte bere tek Porti i Durresit me prokurimet. Me rezulton qe ne daten 10.03.2020 (botuar ne Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 12, date 17.03.2020, fq. 262-263) pra sapo kishte filluar karantina, APD me nje procedure me negociim, pa shpallje paraprake te njoftimit te kontrates i ka bere nje dhurate te majme shoqerise “Clean City” shpk me NUIS L52223513S.
Konkretisht, APD i ka dhene 2.039.604 leke pa TVSH kesaj shoqerie per pastrimin e ambjenteve te jashtme te Terminalit te Kontejnereve te Portit te Durresit i cili sapo ishte marre nga koncesionari Durres Container Terminal.
Skandalet jane disa fish:
-se pari: eshte bere me negociim pa shpallje, pra ne fshehje dhe arbitraritet te plote. Nje prokurim i tille smund te behej me ane te nje procedure te tille.

-se dyti, rezulton nga te dhenat e QKB se pronar ne masen 100% te kesaj shoqerie Clean City shpk me NUIS L52223513S eshte Ardian Tragaj, piktori qe u be i famshem ne vitin 2012 pasi vrau me kallashnikov ne mes te dites shtetasit Sulejman Shehu (49 vjec), Durim Pashollari (50 vjec) dhe plagosi Erjon dhe Beglie Shehu, nene e bir. Eshte tronditese per kujtimin e viktimave dhe nje mesazh i rende per publikun qe autori i nje vrasjeje te dyfishte qe mund te ishte edhe e katerfishte te mund te fitoje tendera dhe parate e taksave tona nderkohe qe vuan denimin me 35 burgim. Nje vrases fiton tendera me negociim nga burgu! Kaq poshte kemi rene!

– se treti, eshte abuzivizem i paster dhe dhurate bere ketij krimineli pasi kete sherbim, ne kohen kur Terminalin e kishte koncesionari, e bente shoqeria Fjona 2006 Shpk, me NUIS K31321510F e cila per kete sherbim paguhej nga koncesionari ne shumen e 50.000 lekeve pa TVSH ne muaj per pastrimin e ambjenteve te brendshme dhe te jashtme te Terminalit te Kontejnereve (pra nje volum pune me i madh sesa ky qe eshte tenderuar nga APD). Rezulton qe APD po paguan rreth 6 here me shtrenjte kete sherbim sesa koncesionari.

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Berisha: SOS në Shqipëri!

-se katerti: Ketu lind edhe pyetja edhe perse APD nuk i eshte drejtuar per negociim shoqerise Fjona 2006 e cila kishte vite qe e kryente kete sherbim por i eshte drejtuar nje vrasesi ne burg? Pergjigja e kesaj pyetjeje heq perfudimisht çdo dyshim qe jemi perpara nje favorizimi te paster ne tender dhe nje dhurate bere ne keto muaj perpara zgjedhjeve nje krimineli”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali/ Shefi i Rendit të Gjirokastrës vjedh naftën me bidonë

Publikuar

-

Nga

Skandali/ Shefi i Rendit të Gjirokastrës vjedh naftën me bidonë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Policinë e Gjirokastrës. Shefi i Rendit i Komisariatit të qytetit të gurtë, Klaudio Minxha, shkon pranë një karburanti me makinën e policisë dhe mbush disa bidonë dhe jo mjetin. Kamera e emisionit investigativ ka kapur momentin që ky punonjës bën veprimet e paligjshme. Në video duken vetëm dy numrat e fundit të targës, të cilët janë 47.

FNdërkohë, sipas informacioneve të gazetarëve, mjeti në fjalë është me targë MB047AA dhe përdoret pikërisht nga z.Minxha.

Sipas procedurave, furnizimi i mjeteve të Policisë së Shtetit bëhet me një kartë. Me këtë kartë, punonjësit shkojnë te karburanti, ku ia japin punonjësit. Ky i fundit, kartën e kalon në pompën e karburantit dhe në xhamin e mjetit të policisë, i cili ka një ‘barcode’, ku pasi skanohet, fillon edhe furnizimi.

Por, në videon që realizoi stafi i Fiks Fare, oficeri i policisë nuk mbush mjetin e policisë, por disa bidonë.

Në videot e para, polici tenton të mbushë bidonët, por dyshon se mos e shohin dhe largohet. Dy orë më vonë, ai shkon sërish në karburant dhe punonjësi ia mbush bidonët, të cilët i fut më pas në bagazhin e mjetit të policisë.

Pasi siguruan këto video, gazetarët e emisionit investigativ shkojnë në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe tentojnë të bisedojnë me z.Minxha. Një punonjës tjetër u thotë se “nuk është në komisariat”, ndërsa bisedon në telefon me të. Z.Minxha kërkon qëllimin e vizitës së gazetarëve dhe i kërkon punonjësit tjetër të shoh videot, nëse është apo jo ai. Gazetarët i tregojnë punonjësit videot, ndërsa ai konfirmon se “po, ai është”. Më pas, u kërkon që ta falin. Gazetarët bisedojnë sërish me z.Minxha, por ai kurrsesi nuk pranon që t’i takojë, pasi pretendon se është në Sarandë.

Pas refuzimit nga z.Minxha, Fiksi kërkoi informacion në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Zëdhënësja tha se mjeti përdoret pikërisht nga shefi i rendit, ndërsa për të gjithë informacionin duhet të pyeste shefat. Disa minuta pasi pyeti shefat, ajo tha se “duhet të bëni një kërkesë zyrtare”. Në fakt, gazetarët e Fiks Fare bënë një kërkesë zyrtare pranë kësaj drejtorie, por deri në momentin e transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit nuk mbërriti asnjë përgjigje.

Fiksi pyeti edhe te “vendi i krimit”, pikërisht pranë karburantit, ndërsa punonjësit thanë se “nuk u lejohet që të mbushin bidonë”. Ata thanë se u kanë tërhequr veshin për këto veprime, pasi “marrim në qafë veten dhe zyrtarët”.

***

Bisedë me z.Minxha dhe punonjës të Policisë së Gjirokastrës

Gazetari – Më duhet shefi i rendit, Klaudio Minxha, na e lëjmëron dot?
Punonjësi i policisë – E keni njoftuar ju Klaudion? Për ça e do?
Gazetari – Ta pyesim për diçka, ose flas unë.
Punonjësi i policisë – Ça ka ndonjë problem? Klaudio, mori Klaudio (në telefon).

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Berisha: SOS në Shqipëri!

LEXO EDHE:  Balili në burg/ I vëllai fiton tenderin që të ruajë Prokurorinë

Flasim me telefonin e punonjësit të policisë me z.Klaudio Minxha

Gazetari – Alo, si kaluat! Si je? Unë jam Sokol Çobo, nga Top-i! Ne jemi para Drejtorisë, para Komisariatit, donim të takonim 5 minuta, vetëm për një verifikim. Është një video, duke mbushur disa bidonë me karburant, e keni pasur për qellime të punës, se ju këto bidona i fusni te makina e policisë mbrapa.

Na kërkon që videon ta shohë punonjës i policisë

Gazetari – Ta shohi ky çuni pastaj?
Punonjësi i policisë – Nuk e dua vetë, bjere ta shoh unë dhe të them unë, nuk e dua vetë.

Punonjësi i policisë – Ça ka ndodhur?
Gazetari – Na ka mbërritur kjo video.
Punonjësi i policisë – Tani, do transmetohet te Fiksi kjo?
Gazetari – Po, te Fiksi!

Shikon videon

Gazetari – Është Klaudio këtu, Klaudio është?
Punonjësi i policisë – Po.
Gazetari – Ëëë.
Punonjësi i policisë – Ëfff!
Gazetari – Makina është kjo, 054? 0 sa e ka kjo?
Punonjësi i policisë – 047-ta!
Gazetari – 47-ta!
Punonjësi i policisë – Mos e transmetoni, se është gjynah.

I tregojmë videon zëdhënëses

Gazetari – Karburanti po hidhet te disa bidona.
Zëdhënësja – E kuptoj.
Gazetari – Merret në këtë mënyrë nga policia, apo nga makina? Një person të na e shpjegojë mënyrën e marrjes së karburantit nga Policia e Gjirokastrës.
Zëdhënësja – Do t’ju njoftoj unë, të ngjitem lart të komunikoj se normalisht ai është, nëqoftëse është makina me targa të tij…
Gazetari – Makina është me targa 047-ta. Është kjo makina e tij që përdor ky?
Zëdhënësja – Të komunikoj brenda dhe do të kthej përgjigje në sekondë.

Pas disa minutash…

Zëdhënësja – Një kërkesë zyrtare dhe brenda afatit të përcaktuar do të keni një përgjigje!

Shkojmë te karburanti…

Punonjësi i karburantit – Kush ua ka dërguar?
Gazetari – A je ti, apo jo?
Punonjësi i karburantit – Jo, nuk besoj!
Gazetari – Po ju furnizoni bidonat, apo furnizoni makinat?
Punonjësi i karburantit – Ne furnizojmë makinat! Se e dëgjova që i tha dikush (punonjësit që furnizoi makinen e shefit), ki kujdes i tha se do marësh në qafë edhe këta edhe veten. Se në këtë rast, nëse ti e publikon, ti themi gjërat siç janë, unë iki kategorikisht nga puna.
Gazetari – Pse, nuk ju lejohet t’i mbushni këto (bidonët)?
Punonjësi i karburantit – Nuk lejohet!/tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mjeku i familjes “heq përparësen” pas vizitës, pacientët i çon tek klinika private për…

Publikuar

-

Nga

Mjeku i familjes “heq përparësen” pas vizitës, pacientët i çon tek klinika private për…

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e mjekes hematologe në Fier, Merita Alimadhi, e cila i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t’u shërbyer me para në dorë.

Pas këtij transmetimi, në redaksinë e emisionit investigativ erdhën denoncime për mjekun e familjes Sinan Manjani, i cili punon në Qendrën Shëndetësore nr. 10.

Qytetarja: Përshëndetje, “Stop-i”! Desha të bëj një ankesë për doktor Sinan Manjani, i cili punon si mjek familjeje tek Poliklinika nr. 10, në Tiranë. I merr pacientët e tij nga Poliklinika dhe i çon prej dore tek laboratori, që ndodhet përballë Poliklinikës nr 10. I detyron të bëjnë analizat aty. I pret deri sa marrin gjakun, të bëjnë edhe pagesën, pastaj i përcjell. Kjo punë bëhet çdo ditë, gjatë orarit të punës!

Që ta kuptojmë, një banor i lagje 10 vjen për të bërë analiza tek poliklinika nr 10, doktori në fjalë e orienton tek kjo klinika private?

Qytetarja: Analizat, që mund të bëhen edhe tek klinika brenda. I thotë, që shko bëji atje, se t’i bëjnë mirë, se t’i bëjnë më shpejt dhe nuk e di, se çfarë justifikimi i nxjerr. Ka 3 mijë banorë, për shembull, që është përgjegjës. Ato banorë që ka ai, që është mjeku i familjes, i detyron, që t’i bëjë atje analizat, ndërkohë që ka dhe vende të tjera normalisht! Në shtet i bën ato analiza: gliceminë, yndyrnat, analizat e veshkave, analiza e mëlçisë, analiza e gjakut komplet, analiza urine. Këto, analizat e përgjithshme, zakonisht!

Ai i viziton pacientët në punën e shtetit dhe i drejton për analiza në klinikën e tij private “Neo Lab”. Në këtë mënyrë pacientët në vend që t’i bëjnë analizat falas, paguajnë 36 mijë lekë të vjetra në laboratorin e mjekut Sinan Manjani.

Pacientja: Doktor…, ë kam shqetësime.

Mjeku Sinan Manjani: Ngrije pak atë maskën, të lutem!

Pacientja: Po, patjetër! Ndjesë! Mendoj, se kam probleme me hormonet, sepse shpeshherë kam pak lodhje, acarim nervash, ciklin e kam të çrregullt…

Mjeku Sinan Manjani: Ulu pak aty dhe prit vetëm 2 minuta!

Pacientja: Ok!

Mjeku Sinan Manjani: Ku rri me shtëpi?

Pacientja: Në Allias.

Mjeku Sinan Manjani: Si e bën gjumin natën?

Pacientja: Shumë keq!

Mjeku Sinan Manjani: Gocë, beqare? E martuar?

Pacientja: Beqare!

Mjeku Sinan Manjani: Beqare! Shumë mirë! Tjetër gjë, çfarë të mundon?

Pacientja: Poo, djersij shumë. Më jep dhe dridhje trupi ndonjëherë.

Mjeku Sinan Manjani: Ngrije trupin, shtriu lart! Ciklin, si e ke? Të çrregullt?

Pacientja: Të çrregullt!

Mjeku Sinan Manjani: Urinon shpesh?

Pacientja: Po!

Mjeku Sinan Manjani: Ke ndonjë histori familjare, ndonjë gjë, ndonjë njeri, që vuan nga këto probleme?

Pacientja: Jo, jo!

Mjeku Sinan Manjani: Ke ngrënë bukë sot?

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkoi thirrjen e Berishës si dëshmitar/ Lala: Do pyetet për…

LEXO EDHE:  “Kanabisi në Kukës gati për tu korrur”/ Artan Hoxha nxjerr “bllof” PD: Kampionati vazhdon

Pacientja: Po!

Mjeku Sinan Manjani: Njeri me diabet në shtëpi?

Pacientja: Jo, jo!

Mjeku Sinan Manjani: Ke kaluar ndonjë hepatit, ndonjë gjë?

Pacientja: Jo, jo!

Mjeku Sinan Manjani: Hajde aty tek ai laboratori, edhe bisedo sa lekë kushtojnë.

Pacientja: Ok!

Mjeku Sinan Manjani: Do t’i bësh analizat?

Pacientja: Po!

Mjeku Sinan Manjani: Mbase do mjekim të gjatë, sepse nuk janë gjëra, që kalojnë sot për sot. Sot u vizitove, sot mbarove punë!

Pacientja: Ok!

Mjeku Sinan Manjani: Hajde të pyesësh, sa kushton, nëse ke mundësi me i bë.

Pacientja: Ok, në rregull!

Mjeku Sinan Manjani: Hajde! Ej, o djali edhe 5 minuta ë…?

Pacienti tjetër: S’ka gjë!

Mjeku Sinan Manjani: Ma sqaroni pak këtë, sa kushton? Sqaroje pak, sa kushton!

Laborantja: Po!

Pacientja: Të të them diçka doktor?

Mjeku Sinan Manjani: Po!

Pacientja: Në qoftë se këtu kushton shumë, në shtet a mund të bëhen? Kërkon procedurë të gjatë?

Mjeku Sinan Manjani: Për shtetin…

Pacientja: Sa bëjnë?

Laborantja: 36 mijë lekë.

Dritan Trepçe, zv/President Urdhrit të Mjekut shprehet, se mjeku ka thyer disiplinën, pasi nuk mund të çojë pacientët nga shteti në privat, për fitime personale. Ai thotë, se për këto raste masat janë nga vërejtje, gjobë 1 milionë lekë e deri në 3 vjet heqje të licencës profesionale.

Gazetarja: Në momentin, që emisioni “Stop” ka evidentuar rastin e një mjeku, i cili punon në shtet nga ora 8:00 deri më 4:00, i vjen një pacient, për të bërë analizat, për të marrë shërbimin në shtet, mjeku del dhe e orienton në klinikën  e tij private, i lejohet këtij mjeku?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Është në shkelje të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë”. Nuk i lejohet!

Gazetarja: Nuk i lejohet!

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Nuk i lejohet dhe patjetër, që ky rast përbën objekt të gjykimit disiplinor profesional. Nuk ka të drejtë të orientojë pacientin, për të marrë përfitime personale.

Gazetarja: Sepse unë mund ta kuptoj, që një mjek mund të ketë edhe klinikën e tij private.

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Ok! Por pas orarit të punës!

Gazetarja: Por, a është normale, që brenda orarit zyrtar 8 me 16:00 të…

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Jo, jo përbën objekt…

Gazetarja: Ai të lërë përparësen e bardhë dhe të shkojë tek privati?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Nuk ka nevojë për komente!

Gazetarja: Domethënë, çfarë masash merr UMSH-ja për këtë rast?

Zv/Presidenti UMSH, Dritan Trepçe: Pra, mund të gjobitet deri në 1 milionë lekë, mund t’i tërhiqet vëmendje, dhe t’i hiqet licenca me periudha kohore: 1 mujore-2 mujore, deri në 3 vjet./tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Rindërtimi i shkollës, banorët denoncojnë në SPAK, Bashkinë Durrës

Publikuar

-

Nga

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimeve nga tërtmeti i 26 nëntorit 2019.
Shkolla ndërtohet me fondet e “Rindërtimit”, administruar si zhvllues të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por banorët e pallatit “Glemar”, i cili ndodhet ngjitur me shkollën “Bedrie Bebeziqi”, shprehen se janë të shqetësuar, sepse shkolla e re që po ndërtohet 5 kate cënon të drejtën për të patur dritë, ajër, hapësirë si edhe pamjen mëparëshme dhe sipërfaqa e shfrytësimit është dhënë me 60 % ndërkohë në kundërshtim me VKM nr. 319, e cila sqaron se koefiçenti i shfrytëzimit nuk duhet të jetë më shumë se 30 % . Kapaciteti i ri i shkollës, i cili përfshin edhe kopështin “Met Hasa”, sipas banorëve prish standardet e jetesës së banorëve përreth shkollës së re, duke krijuar një ndotje akustike. Por ajo që është më e rëndë për banorët është se shkolla nuk respekton distancën midis objekteve, distancë kjo që është vetëm 1 metër larg pallatit të tyre.

Në këto kushte banorët kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Durrës ndaj Bashkisë Durrës nën argumentin e shpërdorimit të detyrës në dhënien e lejes së ndërtimit për shkollën 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”. Gjithashtu kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Bashkisë Durrës, FSHZH dhe firmës që po ndërton shkollën dhe një kallëzim në KLSH.

Fiksi pasi mori ankesën e banorëve bisedoi me inxhinierin mbikqyrës të punimeve në shkollën “Bedrie Bebeziqi”, i cili tha se shkolla e re po rindërtohet në të njëjtën gjurmë me shkollën e vjetër. Pretendimi rrëzohet nga FSHZH, që me një shkresë zyrtare konfirmon se gjurma e objektit të ri është më e madhe se gjurma e objektit të vjetër, duke ruajtur të gjitha kondicionet urbane. Më pas ai shton se leja është dhënë në datë 21 / 09/2020 ndërkohë që punimet për rindërtimin e shkollës kanë filluar që në muajin korrik. Pra ende pa u dhënë leja e ndërtimit firma filloi punimet vetëm duke qenë të pajisur me Leje të Posaçme Zhvillimi.

Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Durrës për të marrë një përgjigje dhe ata jashtë kameras pohojnë se leja e ndërtimit është dhënë konform legjislacionit në fuqi, kurse për kallzimin penal që u është bërë nga banorët nuk dëshironin ta komentonin.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bandat e PS po grabisin ndihmat për të përmbyturit

LEXO EDHE:  Parandalohet ngjarja kriminale/ Prangoset 20-vjeçari

Ndërkohë me një shkresë zyrtare Fiks fare iu drejtua edhe FSHZH ku në përgjigjen citohet se në rastin në fjalë është marrë për bazë PDyV (Plan i detyruar vendor). Ndërkohë, Bashkia Durrës shprehet se kjo leje është dhënë sipas PPV (Plan i përgjithshëm vendor) dhe të KKT. Bashkia Durrës nuk flet fare për një PDyV. Dhe këtu lind problemi pasi në lejen e ndërtimit koefiçenti për shfrytëzimin e truallit për ndërtim është dhënë në masën 60 për qind, në kundërshtim me VKM nr. 319 datë 12.04.2017, “Standaredet e ndërtimit të shkollave” e cila shprehimisht sqaron se koefiçenti i shfrytëzimit nuk duhet të jetë më shumë se 30 për qind.Në lejen e ndërtimit nr, 1000, datë 21/09/2020, shkolla “Bedrie Bebeziqi” do jetë me 5 kate duke thyer në këtë mënyrë VKM nr. 319 datë 12.04.2017, “Standaredet e ndërtimit të shkollave” e cila rekomandon se objektet shkollore nuk duhet jenë më të larta se 3 kate.

Shkolla në rindërtim, nuk respekton distancën në raport me pallatin “Glemar” në lagjen nr.4 në rruga “Egnatia”, e cila në matjet paraprake shkon në rreth 1 metër distancë duke thyer rregulloren e urbanistikës e cila rekomandon se objektet shkollore deri në 5 kate duhet të jenë në një largësi prej 10 metrash.

LEXO TE PLOTE