Connect with Us

COVID-19/ OBSH: 2 milion raste të reja infektimesh, por më pak vdekje

Bota

COVID-19/ OBSH: 2 milion raste të reja infektimesh, por më pak vdekje

Publikuar

-

Deklarata befasuese e OBSH/ Gati teste që diagnostikojë COVID-in për 15-30 minuta

Nga 14 deri në 20 shtator është shënuar një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me Covid-19.

Sipas deklaratës së Organizatës Botërore të  Shëndetësisë numri i vdekjeve ra me 10%.

I vetmi kontinent që nuk ka regjistruar rritje është Afrika.

Deri më tani, në botë ato janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950 000 vdekje.

“Kjo është rritja më e madhja javore që kur filloi epidemia”, raportoi OBSH.

LEXO EDHE:  OBSH publikon listën me 11 vende të rrezikshme për shkak të Covid-19/ Mes tyre edhe Shqipëria

Shifrat e organizatës bazohen në të dhënat zyrtare të vendeve të ndryshme, por që probabiliteti më I madh është që këto shifra të mos jenë të plota.

OBSH-ja deklaroi se ka rritje më të fortë të viktimave në Europë (+ 27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22%.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masat shtrënguese kundër Covid-19/ Shpëthejnë protestat e dhunshme në Napoli

Publikuar

-

Nga

Shtrëngimi i masave kundër përhapjes së Covid-19 ka sjellë edhe shpërthim të protestave, në Napoli, të Italisë.

Mijëra persona mbushën rrugët në Napoli, duke protestuar kundër kufizimeve të vendosura ,si edhe kundër një izolimi të dytë për shkak të koronavirusit.

Protesta është shoqëruar edhe me përplasje të protestuesve më policinë, ku edhe u hodh gaz lostsjellës, nga policia, por edhe nga qytetarët pati kundërpërgjigje.

Mediat italiane shkruajne se reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit.

LEXO EDHE:  OBSH publikon listën me 11 vende të rrezikshme për shkak të Covid-19/ Mes tyre edhe Shqipëria

LEXO EDHE:  A e parandalojnë temperaturat mbi 25°C përhapjen e Covid-19?/ OBSH publikon faktet e rëndësishme

Me disa pankarta në duar ata ishin kundër një izolimi tjetër , ndërsa shkruanin “Nëse na mbyll, na paguaj”.

Të rinjtë ishin të pjesëmarrësit më të lartë në numër gjatë kësaj proteste./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi në Çeki/ Kryeministri i kërkon dorëheqjen ministrit të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Çeki/ Kryeministri i kërkon dorëheqjen ministrit të shëndetësisë

Në Republikën Çeke është krijuar një ngërç politik ndërsa ministri i shëndetësisë ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi u publikuan foto të tij duke ngrënë në një restorant të Pragës, të mbyllur nga masat shtrënguese për COVID-19.

Kryeministri çek Andrej Babis i bëri thirrje Ministrit të Shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqjen pasi revista Blesk publikoi pamje të zotit Prymula duke u larguar natën nga restoranti dhe duke u futur në një makinë pa maskë. Të dyja këto veprime shkelin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për restorantet dhe detyrimin për mbajtje të maskës në pothuajse shumicën e vendndodhjeve, përfshirë makinat me shofer.

Por më vonë të premten, zoti Prymula u tha gazetarëve se ai nuk shkeli asnjë rregull dhe refuzoi të jepte dorëheqjen. Ai tha se ishte ftuar në restorant për t’u takuar me një drejtor spitali dhe hyri në restorant përmes një hyrjeje private dhe vendosi një maskë sapo u gjend në makinën e tij.

Baret dhe restorantet në Republikën Çeke janë të mbyllura sipas rregulloreve aktuale që synojnë të paktën ngadalësimin e përhapjes së virusit. Shkollat, teatrot, kinematë, kopshtet zoologjike dhe shumë vende të tjera janë gjithashtu të mbyllura dhe janë ndalur garat sportive profesionale.

LEXO EDHE:  A e parandalojnë temperaturat mbi 25°C përhapjen e Covid-19?/ OBSH publikon faktet e rëndësishme

LEXO EDHE:  Përpjekjet globale për të gjetur vaksinën e COVID-19/ SHBA refuzon të përfshihet

Ministri i shëndetësisë tha se kryeministri e ka mundësinë ta shkarkojë. Zoti Babis ishte planifikuar të takohej me Presidentin çek Milos Zeman, i cili miraton ndryshimet ministrore, të premten më vonë për të diskutuar çështjen.

Polemikat vijnë ndërsa ky vend po lufton me rigjallërimin më të madh të COVID-19 në Evropë. Që nga e premtja, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raporton se gjatë dy javëve të fundit, Republika Çeke kryeson në kontinentin evropian, me 1’148 raste për 100’000 njerëz./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shkup, ku u prit me ceremoni të larta ushtarake. Me homologun e tij Zoran Zaev ai bisedoi mbi nevojën e lidhjeve infrastrukturore dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Zoti Hoti takoi edhe drejtuesit e partive politike shqiptare në vendin fqinj.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të angazhohen në një sërë projektesh për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor mes tyre.

Kryeminstrat Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti diskutuan për një seancë ndërqeveritare, por që do të mbahej në kushte më të mira nga rrethanat aktuale për shkak të koronavirusit.

Shkupi ka nisur punimet për ndërtimin e autostradës për në Bllacë, në kufi me Kosovën, por ky projekt 12 kilometërsh nuk do të përfundojë para vitit 2023 për shkak të vonesave me çështjet e shpronësimit. Dy qeveritë angazhohen për hapjen e një pike të përbashkët të kontrollit kufitar “one-stop-shop”, ndërsa është hedhur edhe ideja e lidhjes rrugore të Tetovës me Prizrenin. Po ashtu Kosova shpreson që pasi Shkupi të realizojë lidhjen me gazsjellësin nga Selaniku i Greqisë, të mund të lidhet në interkonjeksionin e Shkupit.

Kjo është vizita e parë e Kryeministrit Hoti në Shkup.

Ndërkohë, zoti Hoti shprehu mirënjohje për arritjet e qeverisë së zotit Zaev dhe për të personalisht lidhur me marrëveshjen me Greqinë per çështjen e emrit dhe për përparimin drejt integrimeve evropiane.

“Është bërë një punë e mirë në përgatitjen e mbledhjes së dy qeverive tona. Kemi më se 40 marrëveshje të nënshkruara; presim me padurim që të krijohen kushtet të organizohet takimi ku do të rishikojmë marrëveshjet që kemi nënshkruar deri tash për të parë zbatimin e tyre dhe do të identifikojmë mundësitë e tjera të bashkëpunimit duke nënshkruar marrëveshje të reja”, tha Kryeministri Hoti.

Kryeministri Zaev e shikon si kontribut drejt zhvillimit ndërfiqinjësor dërgimin e 44 pjesëtarëve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të forcave të KFOR-it që do ta forconte qëndrueshmërinë në të gjithë rajonin.

“Për Maqedoninë e Veriut, padyshim Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë”, tha kryeministri Zaev duke theksuar se shkëmbimi i mallrave bëhet i lirë, pa dogana, në bazë të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe Marrëveshjes tregtare midis dy vendeve.

LEXO EDHE:  OBSH jep alarmin/ Të rinjtë paraqesin rrezik për përhapjen e COVID-19

LEXO EDHE:  “Luhatja e shifrave situatë normale”/ Mjeku Sulçebe: Jemi shumë larg imunitetit të tufës

Në këto rrethana të pandemisë Maqedonina e Veriut dhe Kosova deri në muajin gusht kanë realizuar shkëmbim mallrash me vlerë prej rreth 170 milion eurosh.

Zaev theksoi mbështetjen për Marrëveshjen ekonomike në Uashington midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe pritjet për një marrëveshje midis dy vendeve “që do të sillte paqe dhe qëndrueshmëri në rajon e që do ta shpejtonte edhe procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”, sipas kryeministrit maqedonas. Zaev pret përfshirjen edhe të Kosovës në nismën rajonale për bashkëpunim, të njohur në publik si “mini-Shengeni Ballkanik”.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës u pyet në një konferencë shtypi lidhur me çështjen e Dhomave të Specializuara dhe marrjen në pyetje të politikanëve dhe figurave publike:

“Kosova ka dëshmuar vendosmërinë për respektimin e vendimeve të organeve të drejtësisë. Gjithmonë duhet të nisemi nga parimi që secili që mund të përfshihet në këto procese është i pafajshëm deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Në këtë gjykatë dhe cilat do procese të tjera nuk gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi asnjëherë dhe duhet të vlejë dhe të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Ne, besoj që edhe në të kaluarën kur liderë të ndryshëm institucionalë në Kosovë ose figura të ndryshme politike kanë qenë në këto raste të hapura nga nga gjykatat, kemi treguar maturinë e nevojshme shtetërore dhe institucionale për të respektuar plotësisht pavarësinë institucioneve të drejtësisë. Duhet pasur parasyush se kjo gjykatë është pjesë e sistemit te drejtësisë së Kosovës e vendosur përkohësisht në Hagë”, u shpreh zoti Hoti.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po ashtu në takime të ndara nënshkruan në Shkup një memorandum me qeverinë amerikane rreth teknologjisë së rrjetit 5G./VOA

LEXO TE PLOTE