Connect with Us

Çmenduria e ish-futbollistit të Partizanit, bën 1800 km me makinë për të firmosur te klubi i ri

Sport

Çmenduria e ish-futbollistit të Partizanit, bën 1800 km me makinë për të firmosur te klubi i ri

Publikuar

-

Një nga “bastet e humbura” të Partizanit në sezonin e kaluar ishte edhe Deian Boldor. Mbrojtësi rumun, i afruar në huazim nga Verona për të bërë diferencën në prapavijën e të kuqve, pas një fillimi të sigurt të sezonit, koleksionoi një sërë gabimesh dhe e mbylli sezonin si zëvendësues e mes kritikash për disa paraqitje të tij.

Lojtari mbylli vitin e tij të huazimit dhe u kthye në Itali, në pamundësinë për të zgjatur qëndirmin në vendin tonë, ndërsa edhe klubi i Veronës mbylli kontratën me futbollistin rumun. I mbetur lojtar i lirë, ai ka gjetur strehën e re, duke qëndruar në Itali, por duke përfunduar në Serinë C.

Klubi i Potencës bëri të ditur se Boldor kishte firmosur me këtë skuadër, pasi ishte lënë i lirë nga Verona. Boldor, i cili gjendej në Rumani, sapo ka mësuar për ofertën e Potencës nuk është menduar dy herë dhe sipas vetë klubit, ka përshkruar rreth 1800 kilometra me makinë nga Timisoara ku gjendej me familjen e tij, për të shkuar sa më shpejt në Itali.

Kjo ishte mënyra e vetme për të mos ndeshur në kontrolle të njëpasnjëshme e për të mos bërë karantinë të detyrueshme, ndaj ai ka bërë 20 orë me makinë, duke mbërritur në klubin italian dhe duke u vënë që nga dita e sotme nën urdhërat e trajnerit Mario Soma, i cili kishte dhënë pëlqimin për afrimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Tjetër hap fals i Interit, Perisiç i dhuron një pikë në frymën e fundit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk di të fitojë pa Lukakun. Zikaltrit nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 2-2, të cilën në fakt e siguruan vetëm në kohën shtesë.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me raste të pakta për shënim, fillimi i së dytës do të sillte shumë emocione. Vetëm pak sekonda kishin kaluar kur Gervinho e dërgoi topin në rrjetë me një goditje fantastike në zonë.

Parma mbrohet mjaft mirë dhe kundërsulmon me shpejtësi. Në minutën e 62-të, Inglese shërben për Gervinhon, i cili mposhtë për herë të dytë portierin Handanovic.

Reagimi i zikaltërve është i shpejt, teksa vetëm dy minuta më pas Brozovic shënoi pas një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Në minutat e fundit presioni i skuadrës së Contes është i madh, por ekipi i Liveranit u mbrojt mjaft mirë deri në minutën e 92-të. Pas një goditje dënimi të Kolarov, Perisic është në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë.

FT| INTER-PARMA 2-2
Brozoviç 64′, Perisiç 90’+2/ Zhervinjo 46′, 62′ 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Atalanta u rikthye te fitorja, shikoni me çfarë note u vlerësua Gjimshiti

Publikuar

-

Nga

Atalanta u rikthye ditën e sotme te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Skuadra zikaltër e drejtuar nga Gasperini fitoi në transfertë 1-2 ndaj Crotones.

Në këtë ndeshje titullar ishte si zakonisht Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe është vlerësuar me nota maksimale pas sfidës.

Tuttomercato: Gjimshiti 6: Në pjesën e parë është i pakalueshëm, ndërsa në pjesën e dytë vuan pak sulmet e Crotones pasi nuk ndihmohet nga mbrojtësi anësor.

Calciomerkato: Gjimshiti 6: Paraqitja e tij është e mjaftueshme. Vuan disi sulmet e Crotones, por nuk e humb toruan dhe mbyll mjaft mirë aksionet kur është në vështirësi.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Disiplina dënon 2 titullarë të Tiranës dhe sulmuesin e Bylisit para startit të kampionatit, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Pa nisur ende sezoni, Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës. Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore.

Pa u “lagur” nuk ka shpëtuar as sulmuesi i ri i Bylisit Kudus Laval. 25-vjeçari është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.

Këto vendime vijnë një ditë para se futbolli shqiptar të nisë aktivitetin me Kupën e Shqipërisë.

Vendimet e Disiplinës

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

LEXO TE PLOTE