Politikë
Bllokim masiv në brigjet e Tasmanisë/ Ngordhin 90 balena në Australi

Ekipet e shpëtimit kanë janë përpjekur që të shpëtojnë qindra balena, të cilat kishin ngecur në rërën e brigjeve të ishullit australian, Tasmania, ndërkohë që dhjetëra gjitarë të tjerë ujorë kanë ngordhur.
Biologët e marinës thanë se rreth 90 prej 270 balenave, kanë ngordhur në ujërat e cekët. Operacioni i shpëtimit pritet të zgjasë disa ditë.
Balenat e bllokuara janë një lloj i delfinit oqeanik, që rriten deri në shtatë metra gjatësi dhe mund të peshojnë deri në tre tonë.
Rreth 40 shkencëtarë qeveritarë, 20 zyrtarë policorë, peshkatarë dhe vullnetarë tjerë, janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.
Shkencëtarët nuk e dinë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...