LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bleta e Artë” e Ramës sulmon PS-në/ Aty rilindasit mendojnë të hanë socialistët

22 Shtator 2020, 20:49, Politikë CNA
“Bleta e Artë” e Ramës sulmon PS-në/ Aty rilindasit

Briseida Shehaj njihet në publik si ?Bleta e Artë? e kryeministrit Edi Rama, për faktin se ky i fundit i dha këtë çmim ish-drejtoreshës së Tatimeve, si punonjësen publike për shërbimin më të mirë të ofruar në vitin 2014.

Ndonëse ishte tërhequr nga politika, Shehaj duket se është rikthyer sërish në fushëbetejë, por këtë radhë jo me Partinë Socialiste, por me LSI-në.

Ajo ka treguar se zgjodhi të ishte anëtare e LSI-së, pasi kjo është një forcë e majtë, ndërsa sulmoi partinë e drejtuar nga kryeministri Rama.

?Ndryshimi ky është: jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty janë rilindasit që mendojnë të hanë socialistët. Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet ?Nano ik?. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë?, theksoi ish-drejtoresha e Tatimeve në emisonin ?Tempora?, në Ora News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga