LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Fjolla Morinës/ Gazetari rrëzon pretendimet e avokates: Akuzohet për trafik armësh

22 Shtator 2020, 16:57, Kronika CNA
Arrestimi i Fjolla Morinës/ Gazetari rrëzon pretendimet e avokates:

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua dy ditë më parë me armë dhe me fishekë në makinë, ndërsa sot Gjykata i caktoi masën ?arrest shtëpie?, ndonëse mjeku i saj mashtroi duke thënë se është shtatzënë.

Por gazetari Arsen Rusta zbuloi më shumë rreth kësaj ngjarje, pasi tregoi akuzat e rënda që rëndojnë mbi këngëtaren.

Rusta tha në emisionin ?Ftesë në Pesë? se akuza që rëndon ndaj Morinës është trafiku i armëve, ndërsa theksoi se dyshohet se armët mund të kenë qenë të shoqëruesve të saj.

?Policia i ka sjellë për armë zjarri, jo armë për trembjen e qenve, apo armë çakmak. Kështu pretendoi mbrojtja. Krimi i vetëm në këtë rast është trafiku por që është i dënueshëm sipas Kodi Penal. Është kërkuar të bëhet një ekspertizë nëse këto armë janë përdorur apo jo. Dyshimet janë nëse armët mund të kenë qenë të shoqëruesve të saj. Kjo mund të jetë përdorur nga këngëtarja dhe për të fituar popullaritet?, deklaroi gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga