Connect with Us

Apolonia bëhet e frikshme, siguron 4 futbollistë të huaj

Sport

Apolonia bëhet e frikshme, siguron 4 futbollistë të huaj

Publikuar

-

Apolonia do të luaj sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Të rikthyer në elitë me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë, në Fier duket se kërkojnë qëndrimin në Superligë duke besuar te elementët e rinj të talentuar. Bardhjeshilët kanë bërë afrime me pikatore, teksa kanë larguar edhe trajnerin Mërgjyshi duke ulur në stol italianin Giovani Colela.

Stafi teknik dhe drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me 4 lojtarë nga Gana, të cilët janë në fazën finale të procedurave për t’u nisur drejt Shqipërisë. Në Fier nuk japin detaje për lojtarët, ndërsa pandemia e Covid-19 ka vështirësuar udhëtimin e tyre drejt Europës. Te Apolonia besojnë se lojtarët do vendosen në urdhërat e stafit teknik pa filluar sezoni i ri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Pas Duros edhe Devolli gjen punë në Kosovë, ja te cila skuadër prezantohet nesër

Publikuar

-

Nga

Bledar Devolli merr drejtimin e Drenicës në Superligën e Kosovës. Klubi nga Skënderaj zyrtarizoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp marrëveshjen me trajnerin gjirokastrit, i cili merr vendin e të dorëhequrit Fadil Rama. Kujtojmë që 42-vjeçari ka krijuar përvojë në futbollin shqiptar si trajner në krye të Luftëtarit, Bylisit, Kamzës, Kastriotit dhe Tomorit.

Njoftimi i Drenicës

“Sot, gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e KF Drenicës dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

 Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Hemilton triumfon në Portugali dhe thyen rekordin e Shumaker

Publikuar

-

Nga

Luis Hemilton ka fituar sot në Çmimin e Madh të Portugalisë në Formula 1 dhe ka hyrë në histori, pasi ka thyer rekordin e vendosur nga Mikael Shumaher për fitore në garën më të famshme të automobilizmit në botë. Suksesi i sotëm ishte i 92-ti në karrierë për britanikun, duke kaluar kësisoj shifrën që ndante me Shumaher deri në ditën e sotme.

Kampioni në fuqi tregoi një tjetër provë kontrolli të plotë, duke menaxhuar garën që në start, për t’u kthyer në pilotin më të suksesshëm të të gjitha kohëve. Pengesa e tij e vetme ishte shoku i skuadrës, Valteri Botas, i cili udhëhoqi garën për pak xhiro, para se t’i dorëoznte kryesimin britanikut i cili kishte një marsh më shumë se të tjerët.

Edhe pse ai humbi kryesimin në fillim, për shka të problemeve me gomat, arriti që të ruante qetesinë dhe ia rifitoi atë pozitë Botas, duke u shkëputur prej tij dhe duke mos i lejuar finlandezit që të afrohej, pasi mbylli garën me një avantazh prej 25 sekondash.

Verstapën u rendit i treti, ndërsa Leklerk ktheu Ferrarin në vendien e katërt. Gasli vazhdon të paraqitet pozitivisht, pasi mori vendin e e 5-të me Alfa Tauri. Sainz e mbylli garën në vendin e 6, i ndjekur nga Perez, Okon, Riçiardo dhe Fetel, i cili mbylli zonën e pikëve.

Rekordi i Hemilton është me të vërtetë mbresëlënës, pasi atij iu deshën vetëm 262 gara për të arritur shifrën e 92 fitoreve. E para ishte në Kanada, në vitin e debutimit, 2007. Që atëherë, ai është bërë piloti i vetëm në histori që ka fituar një garë në çdo vit në të cilin ka garuar, duke regjistruar sezonin e  14 radhazi. Tani, objektivi i radhës është të barazojë një tjetër rekord të Shumaher, atë të titujve kampion, pasi ai synon të arrijë në fund të këtij edicioni numrin shtatë që regjistroi piloti gjerman në karrierën e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Forma e shkëlqyer e Berishës, fiton penallti dhe shënon në Rusi

Publikuar

-

Nga

Bernard Berisha ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi. Sulmuesi i majtë dardan e ka nisur si titullar ndeshjen shtëpiake të Akhmat Grozny kundër UFA-s.

29-vjeçari nga Peja fitoi një penallti në minutën e 14-të, të cilën e ekzekutoi po vetë. Goditje e saktë, topi në rrjetë dhe skuadra çeçene në avantazh.

Goli i tretë në kampionat për lojtarin e Kosovës, i cili numëron edhe një asist. Ndërkohë, Odise Roshi, lojtari tjetër shqiptar i ekipit vendas, po e ndjek takimin nga stoli.

LEXO TE PLOTE