Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Gjiknuri zbulon si do të jetë fleta e votimit

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Gjiknuri zbulon si do të jetë fleta e votimit

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Gjiknuri zbulon si do të jetë fleta e votimit

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për propozimin e PS në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor.

Gjiknuri zbuloi se kanë propozuar që të jetë vetëm një fletë votimi për zgjedhjet e 25 Prillit ku qytetari mund të zgjedhë për partinë dhe kandidatin që i përket partisë apo koalicionit.

“Fleta e votimit është çështje teknike, e zgjidh KQZ. Në votime, parimet janë vendosur aty. Si do të votojë qytetari? Një votë e ka në një fletë votimi dhe ne mendojmë që duhet të jetë një fletë votimi për ta pasur procesin e thjeshtë. Në një fletë votimi, qytetari do të votojë partinë politike që zgjedh, i vë kryqin asaj ose koalicionin parazgjedhor dhe vota tjetër përdoret për emrin.
Pra do të thotë që mund të zgjedhin një kandidat të Partisë Socialiste nëse ka votuar për PS dhe mund të zgjedhin një kandidat të PD apo LSI nëse ka votuar për koalicionin e djathtë. Pra qytetari do të bëjë dy zgjedhje, partinë dhe emrin e kandidatit. Kjo realizon dhe qëllimin që ka Kushtetuta, konkurron partitë por zgjedhësi ka të drejtë ti japë votë parapëlqyese dhe të rirendisi listën e forcës politike. Këtë synon sistemi”, shpjegoi Gjiknuri në Fax News.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Lulzim Basha lë pas dere Vlahutin

Ndër të tjera, shpjegoi se renditjen do ta bëjë partia ose kryetari në mënyrë që të përfitojnë kandidatët më shumë të votuar, por pa prekur vendin e grave. Sipas Gjiknurit, edhe ata që nuk do të zgjidhen, do të renditen në bazë të votave dhe në rastin e një vakance, zgjidhet i pari me numrin më të lartë të votave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vijojnë riatdhesimet nga Siria/ Mbërrijnë në Rinas një grua dhe katër fëmijë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë riatdhesimet nga Siria/ Mbërrijnë në Rinas një grua dhe katër fëmijë

Ka mbërritur në Rinas, avioni me katër fëmijë dhe një grua të riatdhesuar nga Siria.

Mes tyre është edhe Endri Dumani, të cilët u nxorën nga kampi famëkeq në Siri, “Al Hol”.

Në avion ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti dje në Liban ku u takua me fëmijët dhe gruan që u nxorën nga kampi.

LEXO EDHE:  Emrat/Kë pritet të largojë Basha në shtator

LEXO EDHE:  Emrat/Kë pritet të largojë Basha në shtator

Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët që u nxorën nga kampi famëkeq “Al Hol”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të jesh i Majtë nuk do të thotë të jesh pervers

Publikuar

-

Nga

Të jesh i Majtë nuk do të thotë të jesh pervers

Nga Elona Caslli

Kohët e fundit ka filluar të artikulohet rëndom alibia se personazhet që mbështesin publikisht Erion Veliajn, e mbështesin këtë të fundit se janë të majtë.
Veliaj mund të përfaqësojë gjithçka veçse ideologjinë e së majtës jo.
Veliaj ka qenë në vetë të pare persekutori i të gjithë njerëzve në nevojë.

Policia bashkiake ka kryer terror sistematik kundrejt grave në moshë që vinin nga fshatrat për të shitur një tufë sallatë.
Erion Veliaj i ka trajtuar të gjithë njerëzit në nevojë, si manekinë për të bërë foto dhe video duke përdhosur dinjitetin e tyre dhe duke mos respektuar asnjë normë morale në këtë proces.
Erion Veliaj përfaqëson ideologjinë e perversitetit, por kurrsesi ideologjinë e së majtës e cila në parim, ka një ndjeshmëri të skajshme kundrejt njerëzve në nevojë.

Ndaj këtë alibinë e të majtës depozitojeni tjetërkund se nuk pi ujë.
Dhe mos t’ju vijë hiç keq dhe mos e rrudhni hiç fytyrën kur përballeni me reagimi qytetar që nuk pajtohet me perversitetin e Erion Veliajt.

Sipas logjikës suaj, ju na paskeni të drejtën të pushtoni hapësira televizive në krah të Erion Veliajt dhe para një mikrofoni të na e servirni Hajdutërinë për Ndershmëri, Paditurinë për Dije, Shkatërrimin për Ndërtim, Perversitetin për Virtyt dhe ne të mos reagojmë hiç se ju thjesht po ushtroni të drejtën tuaj, sipas Koventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Çdo veprim në jetë ka një faturë, duke e nisur që nga kafja e mëngjesit dhe duke përfunduar tek qëndrimet pro apo kundër perversitetit.
Për sa kohë me vetëdije dhe me vullnet të plotë po mbështesni një qënie perverse që ka shkatërruar dhe vazhdon ta shkatërrojë këtë vend, do të përballeni edhe me reagimin qytetar dhe jo me “ gjyqin publik” sikundër ju leverdis ta quani.

LEXO EDHE:  Emrat/Kë pritet të largojë Basha në shtator

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës: Shtyhet miratimi i ndryshimeve në Kodin zgjedhor

Me pak fjalë, ju mbështetjen Erion Veliajt ia jepni publikisht, ndërsa ne që nuk bashkohemi me figurën e tij reagimin duhet ta kemi privat.
E thënë shkurt- Ju ta mbështesni publikisht, ndërsa ne t’ju kundërshtojmë privatisht, se juve nuk ju vjen mire kundërshtia publike.

Për sa kohë mbështetja është publike e tillë do të jetë edhe kundërshtia.

Post Scriptum- Nuk janë errur ende sytë dhe nuk na është tharë ende goja që të qëndrojmë të heshtur, para një shfaqjeje të fëlliqur perversiteti.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Si u kthye “virusi hollandez”, në pandemi aritmetike në PD

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2020/07/05/video-basha-ngel-serish-ne-klase-ben-gafen-e-radhes-ne-korce/

Lulzim Basha, “holandezi fluturues”, iu bashkua Partisë Demokratike në janar të vitit 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike.

Në 2005 u bë anëtar i kryesisë, më pas deputet në qarkun e Tiranës. Edhe pse pa asnjë kontribut në PD, mori disa poste ministrore, ku u shoqërua nga shumë “bëma”.

Më pas vjen viti 2013 dhe Bashës i dhurojnë karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike, e cila me marrjen e drejtimit nga Luli, ka pësuar një katastrofë elektorale, përballë një maxhorance apo Kryeministri që në bashkëpunim me LSI-në e Ilir Metës e kthyen Shqipërinë nën pushtetin e drogës, korrupsionit, krimit dhe trafiqeve.

Por, mjaftuan 3 orë takim me Ramën në maj të vitit 2017, dhe Basha e shiti Partinë Demokratike, çadrën, militantët e PD-së, qëndrestarët, dhe vetë ata që e besonin.

“Vrau” edhe logon e PD-së, dhe shpiku Republikën e tij të re.

Basha zhvilloi një fushatë të mefshtë, Rama e tërhoqi zvarrë, Luli garonte me LSI-në, humbi zgjedhjet me PD për shkak të paaftësisë së tij epike. Tradhtoi demokratët duke u vjedhur votat, premtoi ndryshime, foli për reflektim e në fakt nuk ka bërë as njërën as tjetrën.

Por, ka edhe një tjetër detaj

Megjithëse mezi e mbaroi shkollën, Basha erdhi nga Hollanda, duke u shitur si figura e një lideri perëndimor, por në fakt u kthye nga një “virus hollandez”, në një pandemi shifrash, ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.

Gafat e Lulzim Bashës me shifrat kanë bërë xhiron e rrjetet në jo pak raste, që nga fjala e tij në parlament kur tha që 7*7=42.


Pak ditë më parë, Lulzim Basha “shkëlqeu” sërish, ndërsa tha se “6 në 4 biznese nuk nxjerrin më fitim”.

Po ashtu, Basha edhe në nëntor 2018, Basha ngatërroi ditën e ngritjes së Flamurit nga Gjergj Kastrioti. Basha tha se Flamuri është ngritur nga Gjergj Kastrioti për herë të parë në 28 nëntor 1944, dhe më pas u mundua ta korrigjonte, ndërsa tha “1444”.

“Sot përkulemi me nderimin më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, Flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre, në 28 nëntor 1944, 1444”-u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Balla zbulon datat

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Lulzim Basha lë pas dere Vlahutin

Por, i kujtojmë Lulit se më 28 nëntor 1443, Skënderbeu dhe forcat e tij çliruan Krujën dhe ngritën për herë të parë  flamurin kuq e zi.

Ndërsa në një dalje televizive në muajin prill 2020, Lulzim Basha është shprehur se “po mbushet dekada e dytë që i  kam kërkuar Edi Ramës të bëjmë debat.”

Në fakt e vërteta është se nuk është mbushur ende e para.Sepse nga vitit 2011, duhet të vijë viti 2021 që të mbushet një dekadë. Ndërsa Luli mesa duket i ka dekadat me 5-vjeçare. Si planët e diktaturës së shokut Enver.

E këto janë vetëm disa nga perlat e kryetarit të Republikës së re, por siç e thamë “virusi” është kthyer në pandemi aritmetike.

Pas, Lulit doli edhe “matematicieni” Gaz Bardhi, i cili duket se ka probleme me shifrat dhe mbledhjen e tyre. “12 plus 35 bëjnë 37”, thotë Bardhi .

Por, një tjetër “gjeni” i Republikës së re është edhe Oriola Pampuri.

Në një deklaratë për mediat më letër përpara, Pampuri është shprehur se spitali COVID 3 ka vetëm 11 dhoma me nga dy shtretër që mund të akomodojnë 24 pacientë. Pra, sipas Oriolës 11×2 bëjnë 24 dhe jo 22!

 

Këto janë vetëm disa nga “gjenitë” e Republikës së re, që drejtohet nga Lulzim Basha, e cila duket se ështët “sëmurë” keq nga pandemia aritmetike./ CNA.al

Video- Ish deputetja “në gjurmët” e Bashës/ 11 shumëzim 2 bëjnë 24

Video/ Pas Lulit del “matematicieni” Gaz Bardhi

Video-7 herë 7 mos bëjnë 77?!/ Luli “shkëlqen” sërish

Video/ Basha e përsërit: 7×7 = 42

Video-Habit Basha/ Vijon të këmbëngulë: 7×7 bëjnë 42

Video-Luli nuk ndalet/ Perla e radhës: 50 minus 10, baras 2

Video-7 herë 7 mos bëjnë 77?!/ Luli “shkëlqen” sërish

Video-Habit Basha/ Vijon të këmbëngulë: 7×7 bëjnë 42

Video-Basha “ngel sërish në klasë”/ Ben gafën e radhës në Korçë

LEXO TE PLOTE