LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës/ Ja kush ia ka dhënë pistoletën

21 Shtator 2020, 08:01, Kronika CNA
Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës/ Ja kush ia ka dhënë

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës. Ajo u kap me një  pistoletë tip ?Zoraki?,  23 fishekë në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip çakmak.

Në deklaratën e saj, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve dhe ka treguar detaje mbi personin që ia ka dhënë armën, duke u shprehur se ai është nga Gjermania, por tashmë ka vdekur.

?Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,? ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Sipas Kodit Penal ajo rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg për trafikimi të armëve të zjarrit./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga