Connect with Us

Vidhet marketi/ Menaxheri ia mban paratë kasieres dhe e kërcënon me padi

Denoncim

Vidhet marketi/ Menaxheri ia mban paratë kasieres dhe e kërcënon me padi

Publikuar

-

Vidhet marketi/ Menaxheri ia mban paratë kasieres dhe e kërcënon me padi

Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, ku shihet një djalë i moshës 12-13 vjeç, duke vjedhur disa objekte në kryeqytet. Pre e vjedhjes prej tij ka rënë edhe një supermarket në Yzberish. Ersida Avdo është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi punon kasiere prej disa muajsh në supermarketin në fjalë në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Në datën 27 gusht, kur ka ndodhur vjedhja, Ersida ka qenë në kasë, por meqë nuk kishte njerëz por merrej me sistemimin e rafteve të produkteve. Pak çaste më pas ajo ka parë të miturin, por ai është larguar me shpejtësi, duke grabitur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra.

Për rastin është bërë kallzim dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë, por administratori i marketit i kërkon paratë punonjëses. Kjo e fundit është detyruar t’ia japë paratë e vjedhura, por thotë se kjo nuk është e drejtë dhe kërkon ndihmë në zbardhjen e çështjes.

Menaxheri: Lekët, që t’i kanë marrë sot, do  t’i kompesosh!

Vajza: Po pse duhet t’i nxjerr unë, se këtë nuk po arij dot ta kuptoj?

Menaxheri: Se është përgjegjsia jote e kasës.

Vajza: Po pse duhet të jetë përgjesia ime, kur unë, kur nuk ka njerëz, lëviz për të sistemuar rreshtin?

Menaxheri: Si s’ka njerëz?

Vajza: A më eshtë…, a më është thënë, kur nuk ka njerëz në market, duhet të lëvizësh të sistemosh?

LEXO EDHE:  Bënte namin me vjedhjen e sendeve nëpër makina / Arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

Menaxheri: Kush? Po kush do të kujdeset për kasën tënde?

Vajza: Tashi unë, kur erdha këtu, kam kthyer kokën, dhe sa herë kthej kokën për të parë.

Menaxheri: Shiko, o goca!

Vajza: A është përgjegjësia jonë edhe rreshti edhe kasa?

Menaxheri: Përgjegjësia e kasierit është, lekët t’i dorëzojë saktë dhe në rast, që i del minus t’i kompesojë menjeherë ditën e nesërme.

Vajza: Sepse ato lekë, është vjedh nga një njeri, që ka ardh nga jashtë dhe nuk është vjedh nga këtu brënda dhe biles ajo kasë është pa celës. Në mos sot, nesër ai njeri mund të vijë prapë dhe unë atë dua dhe të vijë prapë dhe do shikojmë pastaj, kujt do t’i bjerë përgjegjësia.

Menaxheri: Te çelësi i kasës!

Vajza: Te çelësi i kasës? Në çdo market, ku vete, kasa është me çelës, ose me kod.

Menaxheri: Shumë mirë e ka kasën.

Vajza: Kasa a kyçet me çelës?

Menaxheri: Dhe ti, në rast që nuk i sjell këto lekët, ne do të padisim ty.

Vajza: Po!

Menaxheri: Për thyerjen e rregullores.

Vajza: Unë rregulloren e kam ndjekur shumë mirë. Që ditën, që kam ardhur më është thënë dhe kasa dhe sistemimi, kur mos të këtë njerëz…, joo jam shumë në rregull./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ Prokurori, 3 vjet dosjen në sirtar, kërcënon të gjymtuarin: A do ikësh, apo…

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Prokurori, 3 vjet dosjen në sirtar, kërcënon të gjymtuarin: A do ikësh, apo…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e pajustifikueshme të një dosje në Fier, ku prokurori e ka mbajtur për plot 3 vjet në sirtar.

Madje, në momentin që i gjymtuari nga ngjarja interesohet pranë prokurorit, ai e kërcënon që mos të shkojë ta ndjekë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Sotir Frashëri, nga Fieri, i cili ka probleme të theksuara në të ecur. Ai është aksidentuar në nëntor të vitit 2017, dhe prej asaj dite, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim. I gjymtuari tregoi dinamikën e aksidentit, ku ai lëvizte me një motor dhe është goditur nga pas nga një automjet. Është bërë një akt paraprak ekspertimi, ku ka rezultuar çuditërisht se mjeti që e ka goditur nga pas motorin nuk ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Kurse motori i Sotirit ka shkelur rregullat. Por, pyetja që lind pas këtij akti; si ka mundësi që mjeti, duke ecur sipas normave të lejuara të rrugës, e goditi nga pas motorin që ecte tej shpejtësisë së lejuar?!

Denoncuesi thotë se ngjarjen ia la në dorë drejtësisë që ta hetonte, pasi pas ngjarjes ka qëndruar plot 1 muaj e gjysmë në spital. Ai ka rrezikuar të humbasë këmbën e majtë dhe, pas shumë operacionesh, ka arritur që të ecë me shumë probleme. Një vit pas aksidentit, prokuroria pushoi hetimet me argumentin se “drejtuesi i mjetit nuk ka shkelur rregullat e qarkullimit”. Por, vendimi është pushuar dhe Gjykata e Fierit ka urdhëruar prokurorinë që të rihetonte ngjarjen dhe brenda 30 ditësh ta dërgonte dosjen për hetim. Por, megjithëse kanë kaluar më shumë se 2 vite nga kjo ngjarje, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim hetimor, duke e lënë në sirtar.

Denoncuesi thotë se, prokurori që e ka ndjekur këtë çështje është Erind Reovica, i cili, ndryshe nga sa thotë gjykata, nuk e ka marrë ende në pyetje. “Unë kam shkuar disa herë në prokurori, po askush nuk më ka pritur” thotë ai. Pas denoncimit, i gjymtuari shkon disa herë të takojë prokurorin Erind Reovica dhe drejtuesen e Prokurorisë së Fierit. Askush nuk e takon dhe i thonë të bëjë disa kërkesa dhe do të informohej. Por, në një nga këto tentativat, qytetari e takon rastësisht prokurorin Reovica para organit të akuzës dhe e pyet se çfarë është bërë me hetimin. Prokurori i thotë se do ta informojë me shkrim qytetarin. I gjymtuari i kërkon më shumë informacion, por prokurori largohet me shpejtësi dhe i kthehet kërcënueshëm “a do ikësh, apo…”. Qytetari, duke pasur vështirësi në të ecur, nuk e arrin dot prokurorin, i cili ulet në një kafe. Ai shkon pas disa minutash te kafja, por pronari i lokalit i thotë se “më ka thënë prokurori që nuk do ta bezdisë njeri”.

Për ngjarjen është bërë një akt ekspertimi, por me shumë pikëpyetje. Eksperti i policisë, Dritan Veliu, ka shkruar se motori që ka qenë para makinës ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Pra, ka qenë me shpejtësi dhe ka bërë manovra. Eksperti shkruan se mjeti që e ka goditur motorin nuk ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Por, si e kapi me shpejtësi makina motorin? Ai shkruan se makina ka qenë me shpejtësi të lejuar, kur në atë zonë shpejtësia është 40 km/h. Ndërkohë, në deklarime, vetë drejtuesi i mjetit, thotë se ka qenë me shpejtësi 50-60 km/h. Pra, ka qenë tej normave të lejuara! Dhe, për më tepër, ka qëlluar nga pas një motor që lëvizte me shpejtësi më të lartë se makina! Autori, sipas dosjes, është kapur me një sasi alkooli në gjak, 0.36.

Për të gjitha këto pikëpyetje, gjykata ka urdhëruar prokurorinë se duhet bërë riekspertim, pasi ka shumë kontradikta. Por, deri në ditët e sotme, nuk është bërë raporti.

Për të gjitha dyshimet, qytetari takoi ekspertin Dritan Veliu, i cili aktualisht punon në Policinë e Lushnjes. Ai i kërkon se, si ka mundësi që ai është fajtori, kur mjeti nuk ishte me shpejtësi. Eksperti i thotë se kështu ia sollën të dhënat oficerët e policisë. Më pas e pyet se drejtuesi i mjetit ka thënë vetë se ka qenë me shpejtësi 60 kilometra në orë, ndërsa eksperti thotë se “është vetëm kundravajtje dhe i hiqet patenta”. Por, kjo kundravjajte nuk është shkruar në raport, duke ngritur dyshime të tjera. Në fund, eksperti i kërkon qytetarit që të kërkojë riekspertim tjetër.

***

Qytetari interesohet për çështjen në Prokurorinë e Fierit

Qytetari – Dua të takoj çik atë prokurorin, Erindin.

Sportelistja – Si e ke emrin?

Qytetari – Sotir Frashëri.

Sportelistja – … bëj një kërkesë me shkrim.

Qytetari – Unë kërkesë kam bërë, po dua ta takoj personalisht, të pyes qysh tek.

Sportelistja – Nuk jam në zyrë thotë!

Qytetari – Mund të shkoj të takoj çik drejtuesen?

Sportelistja – Sa të marr përgjigje.

Qytetari – Ok.

Pas disa minutash

Qytetari – Zoti prokuror!

Prokurori Erind Reovica – Mbaj distancë.

Qytetari – Unë jam Sotiri.

Prokurori Erind Reovica – Ëhë, nëm të shikoj letrat.

Qytetari – Tashti ke një vendim të gjykatës për çështjen. Ka 2 vjet dhe erdha të interesohem. Është kjo, masa e arrestit. Kjo është e datës 8 tetor.

Prokurori Erind Reovica – Mirë, do ti shikoj unë dhe do të them.

Qytetari – Dua të di ça…

Prokurori Erind Reovica – Do të bëj përgjigje me shkrim.

Qytetari – Po kur se kam 2 vjet unë Zoti prokuror.

Prokurori Erind Reovica – Do të bëj përgjigje me shkrim.

Qytetari – Të pres?!

Prokurori Erind Reovica – Do vije te adresa…

LEXO EDHE:  Bënte namin me vjedhjen e sendeve nëpër makina / Arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Premtimi i Bashës/ “Kontratat koncesionare do i nënshtrohen testit antimafia”

Qytetari – Do vijë te adresa ime?! Po ka 2 vjet z.prokuror. Të lutem.

Prokurori Erind Reovica – Do ikësh apo…

Qytetari – Ore unë do iki, po të lutem më jep një… Të kam bërë letra me shkrim.

Prokurori Erind Reovica tenton të largohet

Qytetari – Një sekondë z.prokuror. Zoti prokuror, të lutem një sekondë!

Prokurori largohet me hap të shpejtë, qytetari nuk e arrin dot pasi ka probleme me ecjen nga aksidenti

Shkon sërish të takojë drejtuesen e prokurorisë

Qytetari – Dua ta takoj.

Sportelistja – Mua drejtuesja më ktheu këtë përgjigje.

Qytetari – E kam për procedurë.

Sportelistja – Nuk e marr më zotëri, nuk mundem. Të lutem nuk e marr më, se do të thotë mos më merr 100 herë për të njëjtën çështje. Ta bëj dhe njëherë me shkrim më tha.

Qytetari tenton të takojë sërish prokurorin, i cili po pushon në një lokal

Qytetari – Hajde, hajde.

Pronari i lokalit – Ça kishe?

Qytetari – Prokurorin.

Pronari i lokalit – Të lutem se prokurori po pi kafe, kur të mbarojë takoje jashtë.

Qytetari – Një sekondë e të them.

Pronari i lokalit – Dëgjon ça po të them unë tani. Unë jam në lokal, kam njerëz në lokal. Ti nuk e bezdis dot në lokal, kur të mbarojë…

Qytetari – Këtë përgjigje të më thojë vetë ai.

Pronari i lokalit – O zotëri po të them mua më tha mos më lër njeri të më vijë në tavolinë.

Ditën tjetër…

Qytetari – Unë erdha edhe para 3 ditësh, prokurori më tha se do të njoftoj. Dua ta takoj çik.

Sportelistja – Po s’është lart.

Qytetari – Ku është?

Sportelistja – Po s’është!

Qytetari – Mund ta njoftosh, ka ardhur një person…

Sportelistja – Nuk ka ardhur, nuk vjen.

Qytetari – Të vij më vonë?

Sportelistja – Hajde pak më vonë siç të thashë.

Qytetari – Po zonja (drejtuesja) është lartë?

Sportelistja – Është lartë.

Qytetari – Po mirë po pres, se më tha atë ditë se do të njoftoj, ee prandaj thashë edhe unë!

Qytetari pyet ekspertin e policisë Dritan Veliu

Qytetari – Përshëndetje!

Eksperti Dritan Veliu – Hë ça kishe?

Qytetari – Tani, unë quhem Sotir Frashëri. Unë kam bërë një aksident.

Eksperti Dritan Veliu – Po.

Qytetari – Ekspert keni qenë ju. Si ka mundësi që sipas kësaj, këtu dalkam që qenkam unë fajtor, kur vetë ai personi ka thënë.

Eksperti Dritan Veliu – Nuk e di çka thënë personi.

Qytetari – Një sekondë të lutem.

Eksperti Dritan Veliu – Hajde të sqaroj në zyrë.

Qytetari – Po.

Qytetari – Unë jam në një motor, që nuk nxjerr më shumë se 50 km/h dhe personi ka deklaruar që unë kam qenë me 50-60 km/h. Si ka mundësi unë me 40 në orë tani, dalkam unë fajtor?! Unë kam qenë para, më ka goditur nga mbrapa.

Eksperti Dritan Veliu – Të ka goditur ty nga mbrapa?

Qytetari – Po.

Eksperti Dritan Veliu – Këtë akt ekspertimi e ke parë ndonjëherë ti?

Qytetari – Si?

Eksperti Dritan Veliu – Ky akt ekspertimi është dorëzuar në 2017-ën, ti e ke parë ndonjëherë, para kësaj date? Ky muhabet ka 3 vjet, ti e ke parë sot.

Qytetari – Po sot se vete në prokurori, nuk ashtu…

Eksperti Dritan Veliu – Ku ke shkuar me këtë, ku e ke lënë ngjarjen që s’e ke ndjek.

Qytetari – Po fizikisht s’kam qenë mirë.

Eksperti Dritan Veliu – Zotëri, ankesat tuaja për këto akte ekspertimi mund ti paraqesësh në prokurori. Unë çfarë kisha për të shkruar, i kam shkruar e zeza mbi të bardhë, e ke në prokurori.

Qytetari – Si dalkam unë fajtor kur më kanë goditur nga mbrapa?!

Eksperti Dritan Veliu – Zotëri, ky ekspertim ka 3 vjet që është dorëzuar, mund të kërkosh te prokurori i çështjes, mund të kërkosh riekspertim. Aty kam qenë në cilësinë e ekspertit autoteknik. Në bazë të materialeve që më kanë ardhur, kam deklaruar, kam shkruar ça kam pasur të pasqyruar në materiale. Ankohuni te prokurori që ka çështjen

Qytetari – Ai e pranon edhe vetë.

Eksperti Dritan Veliu – Unë nuk e di çfarë ka pranuar.

Qytetari – E thotë këtu.

Eksperti Dritan Veliu – Dakort, ok.

Qytetari – 50-60 në orë thotë, tabela është 40 atje.

Eksperti Dritan Veliu – Po shumë mirë, 50-60 në orë është kundravajtje administrative. Patenta mund ti hiqet.

Qytetari – Do të thotë që unë që kam qenë me 40 në orë, kam bërë unë shkelje.

Eksperti Dritan Veliu – Kush ta mati ty shpejtësinë që ke qenë me 40?

Qytetari – Konkluzioni këtu (raporti) e nxjerr.

Eksperti Dritan Veliu – Zotëri, është e drejta

Qytetari – Motori nuk ecën më shumë se 40 (sipas raportit).

Eksperti Dritan Veliu – Është e drejta jote të ankohesh.

Qytetari – Se motori ka qenë, është motor i vjetër.

Eksperti Dritan Veliu – Të lutem, është e drejta jote të ankohesh. Nuk të pëlqen ky akt ekspertimi, kërko akt tjetër riekspertimi. Unë jam personi i parë, ça kam pasur për të shkruar, me të gjitha ato letra që kam pasur, e kam pasqyruar këtu.

Qytetari – Si ka mundësi që dalkam unë fajtor?!

Eksperti Dritan Veliu – Të lutem, në bazë të letrave unë kam nxjerr këtë konkluzion, nuk të pëlqen ky, kërko akt tjetër riekspertimi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Burokracia shtetërore, prej një viti nuk mbyll dot biznesin e tij

Publikuar

-

Nga

Burokracia shtetërore, prej një viti nuk mbyll dot biznesin e tij

Ernest Mata, ka denoncuar në “Stop” se ka mbi një vit, që kërkon të çregjistrojë biznesin e tij ushqimor. Ai thotë, se i ka shlyer të gjitha detyrimet, por biznesi nuk i mbyllet nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë.

Kam mbi një vit e ca që dua ta mbyll, por nuk e mbyll dot. Kam një biznes ushqimor dhe dua ta mbyll pasi kam probleme familjare. Nuk ka asnjë detyrim, i kam paguar të gjitha detyrimet në shtet. Nuk veprojnë tatimorët që të mbyllin biznesin tim”, thotë Mata.

Ai shprehet më tej se e ka bërë rrugën Tatime-QKB, disa herë përgjatë një viti, por sërish asnjë rezultat.

Procedura që kam ndjekur për të mbyllur biznesin ka filluar me ekonomistin, më pas kam shkuar tek takimet për të dorëzuar letrat dhe kam shkuar tek QKB-ja dhe pas që biznesi është hapur dhe më thanë që të shkoja tek Tatimet. Më pas shkova tek Tatimet, por biznesi nuk është mbyllur ende. Kam një vit e gjysmë me këtë problem nuk di më çfarë të bëjë”, shton qytetari.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë së “Stop”, vetë qytetari i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Qytetari: Si kalove?

Specialistja: Mirë! Si kalove?

LEXO EDHE:  Vodhën naftë nga TAP-i/ Arrestohet në flagrancë roja dhe dy të tjerë

LEXO EDHE:  Vidhnin energji elektrike/ Paditen katër abonentë

Qytetari: Erdha prapë unë!

Specialistja: Tek Dori, tek ai djali atje!

Qytetari: Tek cili?

Specialistja: E gjeta atë ditë, ia lashë, tani nuk e di e ka fut sekretari?

Qytetari: Domethënë, drejt ë..?

Specialistja: Po, po drejt!

Qytetari: Domethënë, djathtas ë…?

Inspektorja e zonës e drejton për tek sekretari i Drejtorit, mirëpo drejtori ende s’e ka firmosur dhe për të disatën herë, Ernestit i kërkojnë të kthehet pas disa ditësh.

Qytetari: Si kalove? Mirë?

Sekretari: Mirë!

Qytetari: Për mbylljen e biznesit tim, që kam ardhur shumë herë këtu, e s’më bëhet gjë.

Sekretari: Kush e ka?

Qytetari: Kjo goca këtu!

Specialistja: Atëherë, deri sot…maksimumi nesër, e çojmë për në Postë, pasnesër…

Qytetari: Nuk vij ma, se jam ba i shpis!

Specialistja: S’ka gjë! Sa janë si puna jote! Se ky (drejtori) po i vonon shumë. E pe si ishin?

Qytetari: Po në rregull, por…

Specialistja: Se duhej të ishte bërë këto dy javë fare. E kanë të gjithë këtë problem. Këtu ka gjëra më me urgjencë, dhe akoma s’po mbyllen! Po, pasnesër shko tek QKB-ja, me atë numrin, që të kam dhënë unë.

Qytetari: Mos ta bëjmë përditë, pas dy ditësh, pas dy ditësh…

Specialistja: Jo, pra! Jo, pa merak!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Drejtoresha pezullon punësimet e portalit/ Lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha pezullon punësimet e portalit/ Lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin,pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”.

Jonida Jonuzi e cila ankohet në Fiks Fare  shprehet  se drejtoresha e ZA Kuçovë ka pezulluar punësimet në kundërshtim me ligjin duke i lënë mësuesit ndihmës pa punë, por mbi të gjitha fëmijët me aftësi të kufizuar pa mësim.

Jonida shprehet  se nga portali i ‘Punësimit për mësues’ në emailin e saj i ka mbërritur një mesazh i cili konfirmon punësimin si mësuese ndihmëse. Ajo tregon se është paraqitur pranë zyrës arsimore, por drejtoresha i kërkonte një certifikatë për të cilën Jonida dhe gjithë konkurrentët e tjerë kishin vetëm vërtetimin . Certifikata i dilte pas dy ditësh, por ndërkohë drejtoresha ka pezulluar punësimin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar duke i lënë ata pa mësim dhe Jonidës i thonë të paraqitet vetëm kur ta njoftojnë me email .

Jonida kërkon ndihmën e Fiksit për këtë padrejtësi që po i bëhet. Nga telefonata që kryen  me juristin e DRAP Korçë, Jonida mëson se jo vetëm që certifikata të cilën ja kanë kërkuar në zyrën arsimore nuk është e nevojshme për punësimin, por vendimtar është portali nga i cili i ka ardhur përgjigjja konfirmuese. Gjithashtu juristi i thotë se DRAP  Korçë nuk është në dijeni që nxënësit nuk kanë mësues ndihmës. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Zyrën Arsimore Kuçovë e cila është në varësi të DRAP Korçë.Takojnë juristin e institucionit i cili pyet gazetaren a ka dijeni për mënyrën e punësimit nga portali dhe ndërkohë që pas pak minutash bisedë  jurist justifikohet se nuk e njeh mirë ligjin pasi vetëm dy muaj ka në këtë post pune.  Ai gjithashtu këmbëngul  se pezullimet janë bërë nga  DRAP  Korçë.

LEXO EDHE:  “Vetëm para kesh”/ Këngëtarja shqiptare nuk pyet për bllokimin e llogarisë, thumbon me postimin

LEXO EDHE:  Vodhën naftë nga TAP-i/ Arrestohet në flagrancë roja dhe dy të tjerë

Për këtë arsye gazetarët i kërkojnë një dokument zyrtar që vërteton komunikimin mes tyre por juristi thotë që komunikimi ka qenë verbal ose me anë të whatsap dhe e ka drejtoresha. Juristi i zyrës arsimore po ashtu thotë se nxënësit me aftësi të kufizuar nuk kanë nevojë për mësuesin ndihmës. Në këto kushte gazetarët e Fiksit telefonojnë drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kuçovë, e cila pohon se procesin e ka pezulluar ajo. E pyetur se në çfarë bazash ligjore , ajo shprehet se është e zënë në një takim në Konsullatën e Vlorës, por shton se mësuesja që ankohet nuk ka dalë e para në portal por e nënta. Pyetjes se kush nuk janë të punësuar  nga tetë të parët e portalit drejtoresha mbyll telefonin duke shmangur në këtë mënyrë përgjigjen./ Tch

LEXO TE PLOTE